Origjina të pacaktuara / Dilemë nga Pol Milo

Origjina të pacaktuara

 

 

 

pol milo

 Dilemë nga Pol Milo

 

Universi, shumë i komplikuar dhe i vështirë për tu kuptuar u gjend krejt papritur i papërgatitur. Në rrjedhën e tij për herë të parë u duk një specie shumë e ndryshme nga herët e tjera. Njeriu.

Universi që pretendonte prej kohësh se kishte gjithçka në kontroll u çudit sesi mes gjithë atij lëmshi të madh profecish të çdo lloji, tani paska dalur dikush që paska ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, rrjedhën e parashikimeve, rrjedhën e kohës dhe rrjedhën e historisë.

Madje te kjo e fundit, historia, u detyrua të ishte dëshmitar i një dështimi të madh, i paaftësisë për krijimin e një të vetme. Të vërtetës.

Vërtet janë kaq të zgjuar këta njerëz apo përdorin edhe djallëzi?

Kjo pyetje që ngacmon nivelin e vetëdijes së brendshme ishte një nga devijimet e para që vërtetoi se gjërat po i dilnin jashtë kontrollit.

Që djallëzia është pjesë e universit, dihet, por kush e solli formulën e përdorimit të saj, kush e çliroi atë nga izolimi i mistershëm ku ishte burgosur, kush ishte prometeu i saj, këtë nuk e tha ndonjëherë.

Koha u mundua ti rrokulliste dyshimet duke i hedhur përsipër hi harrese. Çudi! Më kujtohen fillesat dhe pastaj asgjë më. Dhe tani jam këtu. “Tani” është një shprehje e vullnetit për të ekzistuar. A duhet të vazhdojë të ekzistojë i tillë apo duhet ndryshuar? Varet nga vullneti.

Universi u çudit shumë nga njeriu. Ai e gjeti veten të hedhur bashkë me një tufë teorish dhe idesh në dilema të pabindura që po kërkonin origjinën e tij.

Por në reflektimet e tij të mirëfillta ku vullneti luajti rolin kryesor dhe djallëzia u zgjatua e u ngatërrua nëpër këmbë, Ai  qeshi me të madhe ; ju kurrë, po kurrë nuk do ta gjeni origjinën!

Dhe njeriu ndërroi specie.

gasp emoticon

 

©Pol Milo – Dilema nga P.M

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s