Poezi nga Skënder Lazaj

SKENDER LAZAJ

Poezi nga Skënder Lazaj

 

 

 

PËRDHOSJA E HISTORISË

 

 

Edhe këtë gjëmë e bët’

O ju besprerët e kombit?

Qumështi gjirit ju u nëmt

U vajtoft veç klithmë e korbit!

 

S’kam ditur kurr të mallkoj

Por k’to fjalë dolën prej shpirti

Se kjo pllak që po shikoj

Zemrën copash ma plasariti.

 

Ra Kalaja e qëndresës

Në pesqind vjet s’ishte parë

Jo prej luftës por prej besës

Nga vet tradhëtarët shqiptarë.

 

Bes-lidhjen e dikurshme

bes-prerët e rrëzuan sotë

me k’të pllak të turpëshme

historinë e hodhën poshtë.

 

Tmerret që mbolli Sulejmani

si sot pesqind vjet më parë

na del si të ket qënë vëllami

me Skënderbeun edhe shqiptarë.

 

Lavdinë që dot Sulejmani

me luftë se arriti kurrë

sot ja dhuroj vet shejtani

gdhendur përmbi këtë gur.

 

Kjo pllak s’rrëzoj thjesht kalan

Por me të rrëzoj gjith historin

Skënderbeu me Sulejman

krahë për krahë si mund të rrinë?!

 

Si mund të rrijë vallë kjo pllak

kalas ngulur kaq brutalisht

mes historis shkruajtur me gjak

kjo pllak shkruajtur arabisht?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s