Poezi nga Xhemajl Rudi

xhemajl

Poezi nga Xhemajl Rudi

 

 

 

***

 

Në gjelbërimin e përskuqur të prillit
Një gur – i ngulur dhunshëm
mes eshtrash
në Pashtrik.
.
Pashtriku kullonte
lëngun e dhimbjes
në të dyja faqet
dhe thithte gjelbërimin e barit.
.
Palca e lisit e merrte prej rrënjësh
në të dyja anët.
.
Plaga bartej
në cicërimat e zogjve
shpërndarë fushë e male.
.
Luftëtarët e lirisë
në gjelbërimin e përskuqur
të prillit
me fashat e viteve e nxorën.
Kontinentit ia gjuajtën
për ta përbirë dhunshëm
këtë pjellë ferri.

 

 

 

Në pëflakje Lirie

 

Në thellësinë tënde,kandil,ke
burimin e qenies së madhe – universit
E ndërkaq përçmohesh
si një gjëzë e vogël
me erë mbytëse
-prej tarafësh-
dhe të gjuajnë me mallkime mesjetare
për heretik.
.
Unë do të të them;
je eshtkë e madhe prej guri,
prej guri me peshë
në vertikalen ilirike
mes kohësh të plagosura.
.
(Mes plagëve Noli shkroi
elegjinë për Gurakuqin)
.
Në mugëtirë,mes plagësh të mëdha,
të sheh qiriri i Naimit
si digjesh në përflakje Lirie.

 

 

 

Lumëthati

 
Lumi i thatë u përtha,
rëra u përzie me hirin
e shtëpive të djegura.
Oxhaqet e tymosura qëndrojnë skaj lumit,
vertikalisht kapur për qielli.
Zëri lemeritës zhurmon
shtratit të lumit.
Një qarje fëmije
ngjitet oxhakut,
bashkë me ujin
bjeshkëve të Sharrit,
rrënjëve të gurit të bardhë.
Uji rrëshqet
hirit të lumit të thatë.

 

Lumëthati-ish Suhareka-tani quhet Theranda

 

 

 

 

Atdheu në bilardo

 

Njëri luante bilardo ne Paris
mbi fatin e atdheut te tij
.
Luanin katër korba njëherësh
krrokatnin nga padurimi një nga një
.
Njëri vështronte si shqiponjë qielli
se si luhej nje bilardo mbi atdheun e tij
.
Si korba nate,si ujqer te zinj gerritheshin,uluritnin
si ta shqyenin ne copa arnash harten e vendit te tij
.
Njeri kishte vene gjithçka ne shitje,që kishte vendi i tij
për një medalje,për disa dekorata,për një post si një naltmadhni
.
Ndërsa tjetri kishtë vendosur që ta shpiente tej botës këtë qelbësirë…

 

 

 

 

Shtiza e fjalës

 

Një fjalë
në gjethin e vjeshtës
.
E një tjetër fjalë
në gjethin e blerte
.
E një është
në flamurin e heshtur
.
Në shenjë ngushëllimi
të kohës
.
E ulur e leckosur
atje sipër është,
në gjysmë-shtizën e Fjalës
te thepi i gurit në mal
.
E te dritarja
siper udheve
valevitet fjala me erën e blertë
si ëndrrat e gjelberta
ne gjysme-shtizen e frymes
në cepin e rrezeve qendron tej honeve te kohës…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s