Musa Jupolli, “Elioni e Afrodita”, Faik Konica”, Tetor, 2015, Prishtinë ! / Nga : Prend Buzhala

 

12109302_10207982240741947_2692619642489280348_n

 

Musa Jupolli, “Elioni e Afrodita”, Faik Konica”, Tetor, 2015, Prishtinë !

 

Nga : Prend Buzhala

 

 

Shtegtimi shpirtëror a metafizik

nëpër kohë e hapësia

 

(Në vend të recensionit)

 

Çka kërkon personazhi i Elionit te romani i Musa Jupollit “Elioni e Afrodita”? Në fakt, kemi dy vetje të shumëzuara e që paraqesin një ide, një mendim, një strukturim/thurje të përbashkët: shkrimtarin dhe personazhin e Elionit. Ata jepen në kërkim të idesë metafizike të së bukurës dhe të të vërtetës, të lashtësisë ilire-arbërore-shqiptare, si dhe të dashurisë së pakufishme ndaj Atdheut dhe rrethit familjar… Po ashtu, aty bën kulm ideja e dashurisë së Elionit me Afroditën, ku romansierit i duhet ta shpikë Tekstin, për ta gjetur strehën e shpirtit, për ta artikular zërin shqetësues të ndërgjegjes, për të kërkuar dritë kundruall abuzimeve të lemerishme … Qenia-që-do (le të lexohet si dashuri ndaj Afroditës a ndaj Atdheut …nuk ka rëndësi… ekziston si liri e leximit personal…) identifikohet me BUKURINË (përqasja estetike në frymë popullore). Kjo gjeopoetikë, gjeo-lashtësi dhe gjeo-mitikë, na vjen nga burimet e poezisë, ashtu sikundër vjen dhe nga burime të tjera të shkirmit-univers të Musasë.

 

  1. Kodi letrar:

hapja e librit si akt i shenjtë

 

Kësisoj në këtë univers gjeo-shumësor, narrativ e meditativ-eseistik-lirik të Musasë, ligjëron autori, si BARTËS SHKRIMI, si SHKRUES I SHENJTË… Shkrimtari i shquar bashkëkohor, Borges, thotë: “Duhet të hapim librin që shpirtrat të rizgjohen. Të marrësh një libër e ta hapësh, e bën edhe më të mundur faktin estetik. Kurse protagonist është Elioni, që shtegton nëpër kohët e hapësirat mitike, aq sa dhe reale… Ndërkaq, si një APOTEOZË e kikave të paprekshme të vlerave etnike, estetike, a si URDHËR ETIK I BASHKËBISEDIMIT, lexojmë dhimbjen e madhe atdhetare të ndarjeve me kufi… aty na shfaqen dhe brengat e përzishme që pllakosin aktualitetin, por, si një ANTIDOTË, vjen zjarrmimi i shpirtit… që thuret si solidarësi e brendshme, si miqësi e identifikim vetjesh, brengash, meditimesh, kuvendimesh, hallesh… dhe dëshirash, shpresash e rrugëzgjidhjesh. Ja një tekst i tillë:

 

“Ti je apolitik, andaj ty të takon ta kërkosh të vërtetën, o popull. Mos prit,mos ngurro, ke prejardhje ilire, ke bekimin e Afroditës, hyjneshës së të bukurës. Kur afron dita dhe kur mbaron nata, ajo është me ty, pra është e pandashme në rrugën tënde. Sa herë ajo mori lëndime nga kapricet tua, sa herë zemra iu helmua nga hidhërimet që i bëre ti? Sa dëme dhe fjalë

të rënda që i thoni njeri tjetrit ajo me lot e mbulon fytyrën.

Mos lejoni të ju shuhet ëndrra, mos lejoni të ju vyshkën trëndafilat,dahlia nga ky vend i bukur, mos lejoni që rinia ta brakisë folenë, amanetin e të parëve. Kjo pasuri, ky parfum, kjo parajsë jo e humbur je ti o popull.

As paletë e shkapërderdhura nëpër botë nuk janë harmonia as qetësia jote shpirtërore. Andaj ëndrra po nuk u shndërrua në realitet, ajo ta ha kokën, ta shkurton jetën, kupë e mbushur me helm.”

 

Më së miri këtë vlerë qenësore të kërkimit të qenies e qenësisë sonë, të modelit arbëror-shqiptar për lirinë, lashtësinë, mitet, vlerat e veteveten, e paraqesin një ndërthurje e tërë tekstesh, kodi estetik i të cilave konsiderohet si shkalla më e lartë semantike e njohjes, sepse “jeta e popullit shqiptar është një histori përpjekjesh dhe luftërash për liri dhe tokë…”(HLSH, fq 79). Se a do të jetë ky roman thjesht një rrëfim epik historie, mitologjie apo dashurie, apo do të ketë në qenësinë e vet funksionin estetik të aktit krijues; në këtë dilemë autori nuk hamendet, për ta ruajtur edhe angazhimin social-historik e atdhetar, edhe frymën estetike të kreacionit, sepse, në radhë të parë, teksti është veprimtari estetike, sikundër e nënvizon këtë gjë Gary Iseminger. Diku tjetër ndërkëmbhehen diskurse komentuese, me ato të reflektimit dhe narracionit:

 

“Cilët janë ” aktorët ” e kësaj tragjedi-komedie të padurueshme?

Disa të vegjël, disa shpirt ngushtë funksionarë të ideve të rrejshme, shkatërrues të ëndrrave tua, o popull. Shkrimtari ta vë tablonë piktoreske të atdheut, Ty të përket ta kultivosh me dinjitet. Me gjakun tënd u fitua liria, me mundin tënd poeti vuri vargjet në veprat letrare, adhurim dhe admirim, triumfalisht ngadhënjeu mundi yt o popull bujar e fisnik.

Shkrimtarit po i dukej se shkrimet e tij po krijonin tablotë, muzikën, arkitekturën, simbolet e të bukurës, ku po zinin vend meritat dhe po ikte e liga.

I dëshpëruar, por me shpresë se gjërat po marrin të mbarën, shkrimtari kthehet dalë nga dalë të rrëzë mali ku kështjella e hyjneshës po shndriste edhe më shumë nga dielli i pranverës ilire.”

 

I kultivuar në traditën e literaturtës moderne frënge e shqiptare, Musa Jupolli i jep frymën e diskursit metafizik tekstit të tij romanor, mu aty ku gjëllijnë nocionet shpesh të pakapshme të të vërtetës dhe kuptimit; aty ku vihet një kierarki tekstesh autoriale, si zgjedhje sublime stilistike-narartive-meditative; dhe është obligim edhe i kritikës së tillë moderne letrare, për ta zbuluar natyrën e vërtetë të teksteve letrare. Mendimi, kësisoj, shndërrohet në tekst kompleks (si shprehet Christopher Norris).

 

 

musa 1

Musa Jupolli

 

 

  1. Ndërkomunikimet estetike:

poetika metafizike e atdheut dhe e qenies sonë

 

Tekstet letrare, në bashkëbisedim me leximin kritik, i përafrohen bazës racionale, ashtu sikundër racionalizohen dhe mitet apo lënda tjetër kulturore. Musaja është shpesh i prirur që ta hulumntojë poetikën metafizike të atdheut e të qenies sonë. Në këso rastesh, teksti i tij shpesh e shpesh merr trajtën e një shkrimi sistemor të mendimit, ku përfshihen aspekte të brendshme, shpirtërore, ku kërkohen arketipat e mrekullisë ose të lashtësisë së bukurisë së përsosur, ku individi a personazhi i romanit vazhdimisht aktualizohet e vetaktualizohet, ndërsa lexuesi e gjen reflektimin e vetvetes tek natyra e ekzistencës apo tk ajo e udhëtimit shpirtëror metafizik. Nga ana tjetër, do parë dhe intertekstualitetin, si raport mes dy a më shumë tekstesh (në këtë roman: në mes rrëfimit dhe trajtës së ditarit, esesë dhe lirizmit, komentit të lexuesit dhe tekstit faktografik historik, tekstit mitiologjik dhe atij filozofik etj). Marrëdhëniet a përqasjet e tilla ndërtekstore, ndikojnë në formësimin e veprës, e drejton lexuesin (me anë të tekstit të tillë) nëpër hyrje-daljet e hapësirave dhe kohëve; e drejton kah përjetimi dhe komentim-intepretimi i tekstit të tillë, brenda të cilit “dëgjohet” një tjetër tekst, lexohet prania e një teksti tjetër. Kësisoj, romani përafrohet me procedimin postmodernist të artit (dhe arteve). Në këtë hulli janë dhe futja e pikturave-akuarele të piktorit Zamir Matit. Shkrimtari tashmë na ka futur dhe në botën e ndërkomunnikimeve estetike midis letërsisë dhe pikturës, nga njëra anë, por edhe midis narracionit dhe dijeve moderne, nga ana tjetër. Duke i vënë pranë e pranë rrëfimet, meditimet, komentimet, poezitë dhe artet figurative, krijuesi letrar shpesh e provokon lexuesin në disa rrafshe. Do të thotë, se tashmë portreti i një personaliteti krijues a nga historia, thadrohet e plazmohet në qenien e në qenësinë e Kohës Sonë, si vetëdije letrare e si vetëdije artistike. Ky ndërkomunikim, mandej, të shtyn të reflektosh: si endëzohet e si ndërthuret semantika e ligjërimit romanor, mitik a tekstual dhe ajo e artit pamor; si bashkëveprojnë receptuesit në marrëdhënie me veprën e artit. Kjo analogji për dy motrat e artit, letërsisë dhe pikturës, vjen deri në kohën tonë: si analogji në mes të ligjërimit dhe modelimit pamor, nga njëra anë dhe si analogji, e kushtëzuar me praninë e semantikës së qëndrueshme dhe të sintaksës së shprehjes pikturore (Gadamer), nga ana tjetër. Në këtë “proces estezik” (lidhjet e ndërsjella në mes veprës artistike dhe receptuesve-krijuesve, simbas Pol Valeri-së), mesazhi krijues përçohet tek krijuesit-receptues, duke rrezatuar

kuptime të reja, “duke i interpretuar” shenjat artistike krijuese sipas përvojave vetanake artistike-receptuese. Hedh farë ideja e shumëkuptimësisë, kësaj radhe në vetë fushat e artit poetik e të atij pamor. Përtej fisis-it (pikturës, artit pamor) vjen metafisis-i, teksti romanor, poezia. Lexuesi i kërkon, kështu, përafërimet dhe përdallimet në mes këtyre arteve “në të njëjtën temë”; i kërkon veçoritë e struturuara në trajta të ndryshme tek vihen në gërshet me njëra-tjetrën. Dhe ky kërkim do të na çonte kah një estetikë komparative, shumë pak e studiuar dhe e trajtuar ndër ne.

 

  1. Rizgjim i mbrendshëm

 

Te Musaja, si te prozatorët me vokacion të ngjashëm krijues, në plan të parë del procedimi tematik-fenomenologjik i tekstit, i ndërlidhur me përditshmërinë mitike, ligjërimore, sociale a ekzistenciale, nacionale a familjare. Hasim gërshetimin e procedeve tregimtare-narrative, si dhe hapjen ndaj ndikimeve të arteve tjera… deri te imazhet tregimtare. Romanet mund të lexohen si një polifoni interesante letrare, që frymon me një gamë të gjerë tematike-kompozicionale. Prandaj, diskursi dokumentar funksionalizohet në nivelet e fikcionit artistik, kurse teksti prozaik e ngërthen edhe dramatiken e ekzistencës jetësore.

Strukturimi i tillë ndërtekstor dëshiron të dëshmojë një realitet të ri artistik dhe t’i rishtrojë edhe njëherë raportet midis artit dhe realitetit. Është një si rizgjim i brendshëm i personalitetit krijues, i identifikuar me zërat e parsonazheve, që e ofron liria e pakushtëzuar, do të thoshim, edhe guximi për ta realizuar trajtën e tillë. Te e fundit, i vetmi medium, apo e vetmja skenë, në të cilën shfaqet i tëri krijuesi letrar, është vepra letrare. Reminishencat autobiografike vijnë e marrin formë nga memoria e gjallë, nga ringjallja e imazheve të ambientit të vendlindjes, lashtësisë, familjes, të afërmve, nga sugjerimet e thellësive të përjetimit të këtyre imazheve e skenave jetësore. Në poetikën e romanit përveçohen Kohët e Rrëfimit të shkrimit fikcional nga Koha e Ngjarjeve. Kemi një seri tekstesh “fragmentare” që strukturojnë tërësinë romanore. Personazhet të duket sikur shndërrohen në peizazhe ëndrre, në mite-personazhe. Në këtë mënyrë, veprës i jepet më shumë ndjenjë force e vërtetësie të autenticitetit.

Sido që të jetë, Musa Jupolli zotëron prirjet më befasuese moderne e postmoderne të artit letrar. Dhe këtë e manifesotn edhe në romanin “e dekonstruktuar” tekstor “Elioni dhe Afrodita”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s