Zhuliana Joganxhi, kjo “mbretëreshë” e teksteve të këngës shqiptare / Nga : Hyqmet Hasko

Zhuliana Joganxhi, kjo “mbretëreshë” e teksteve të këngës shqiptare

 

 

Hyqmet Hasko

Nga : Hyqmet Hasko

 

 

Zhuliana Jorganxhi është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të shumta, të shtrira në kohë prej dyzet e ca vitesh në të gjitha Festivalet e RTSH dhe në audicionet e tjera muzikore për të rrituir e fëmijë, ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik.

Fjalët e teksteve të saj kanë një komunikim të gjërë me shikuesit e shumtë, në të katër anët e Shqipërisë dhe të botës shqiptare, kudo ku flitet shqip, ku emri i saj është një emër i mirënjohu e i nderuar, që iu thotë aq shumë adhuruesve të këngës, në të gjitha moshat dhe nivelet e shoqërisë shqiptare.

Tekstet e saj të kompozuara nga kompozitorë të shquar dhe të kënduara nga këngëtarë e këngëtare sharmante janë bërë hite, sidomos disa këngë të mirënjohura festivalesh dhe ciklet e këngëve për fëmijë.

Zhuliana Jorganxhi është një ikonë e poezisë shqipe për të rritur e fëmijë, autore e shquar tekstesh që kanë konkuruar denjësisht në festivalet kombëtare e ndërkombëtare duke fituar çmime dhe duke u bërë hite të muzikës sonë kombëtare.

Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeçare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si “Drita”, “Zeri i Rinise”, “Nentori” dhe “Les lettres albanaise” etj. Ka botuar libra me poezi si “Net provimesh”(1969), “Rritje”(1971), “Lule ne pemen e lirise” (1982) dhe vellimin me tregime per femije “Femijet e teto Nastes”(1975). Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here çmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj.

Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.

 

Zhuliana_Jorganxhi

Zhuliana Joganxhi

 

Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne RTSH dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e RTSH si ai “Kur vjen pranvera”, “Kenget e stines”, dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.Eshte fituese e gjashte çmimeve te para dhe shume te tjera.Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,Hollande,Kosove,Slloveni dhe Japoni.

Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne RTVSH me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES….Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: “Jon”, “Se kenduam Let it bi”, “Jeto dhe jeten time”,”Bashkemoshataret”, “Ne duart e nenes”, “Jemi emri i vet jetes”, “Kthehu per vete, per mua!” , “Ne, bijte e lirise” ( me kete te fundit, ne dhjetor te ‘ 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur “Demokracia”).

Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut, por asnje çast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.

“Në duart e nënës”, kënduar nga Bashkim Alibali, fituese e Koncertit të Pranverës 1985, u bë një hit i kohës, një këngë që aso kohe këndohej në ara, auditore, repartee ushtarke, poligone qitje e në sofrën shqiptare, në dasma e gëzime. Ende kumbojnë të dashura etë freskëta, një hymn për krijesën më të dashur në botë nënë këto vargje labidare:

Në duart e tua u rrita o nënë,

Në netët pagjumë pikoi drit’ e hënës.

Dhe veten qortova të zënë në gabime

Zemrën kur t’a theva, o e shtrenjta ime.

Vij nga rrugë e gjatë

Ti më pret e para,

T’i puth ato duar

Mbushur plot me mall.

Në çdo rrudhën tënde, në çdo flok’ të bardh’

Unë shoh fëmijërin’, hapin tim të par’.

Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë

Të rritem i mbarë për k’të tokë të shtrenjtë.

Gjithashtu mund të përmendim këngët me tekstet e saj brilante “Djalli i bardhë”, kënduar nga Alida Hisku dhe djali i saj Albini etj.

Brezi i rinisë i viteve 70-të-80-të i kujton edhe sot emrin e poetes Zhuliana Jorganxhi, këngët e bukura që ajo na dhuroi për vite e vite me radhë; edhe pse kanë kaluar shumë vite, përsëri ato këngë e ruajnë thjeshtësinë, madhështinë, bukurinë, freskinë…, ashtu siç është edhe vetë shpirti i poetes sonë të madhe.

Me një karrierë të pasur krijuese mbi dyzetë vjeçare poetja Jorganxhi e suksesshme, e vlerësuar, e nderuar me çmime të ndryshme, ku numri i teksteve të këngëve është afërsisht 2000 (dymijë) e meriton të quhet “Mbretëresha e Teksteve të Muzikës Shqiptare”

Zhuliana Jorganxhi lindi ne qytetin e Korçes me 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte nje nga kater femijet e kengetarit veteran “Artistit te Merituar” Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi pa rreshtur si solist dhe ne grupin e mirenjohur te kengeve karakteristike korçare “LIRA”.

Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964. Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.

Menjehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare ne revisten “Shqiptarja e Re” dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inçizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.

Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeçare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si “Drita”, “Zeri i Rinise”, “Nentori” dhe “Les lettres albanaise” etj.

Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, por asnje çast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine, si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.

Pas viteve ’90 ajo ka botuar dhe katër libra të tjerë: “Dhimbje e ndaluar” (poezi), “Dhimbje e bukur” (lirika dashurie), nje monografi letrare “GAQO JORGANXHI DHE GRUPI LIRA”, një vëllim me tregime “…EDHE ATA PININ ÇAJ”. Nder kohe ka bashkepunuar per festivalet e funddhjetorit me Sh. Saraçin, Luan Zhegun, Gjergj Leken, Lambert Jorganxhi, Voltan Prodanin etj. Se fundi me Gjergj Leken mori pjese në një festival ndërballkanik në Itali, ku këndoi vajaza e tij pjesen “RRJEDHIN LUMENJTE NE BALLKAN”. Edhe sivjet ajo është aktivizuar per festat. e funddhjetorit. Me Zhulianën per here te pare fitoi E. Deda ne Festivalin. me kengen “JEMI EMRI I VETE JETES”, që tashmë është bërë si këngë himn për rininë dhe kenga e kënduar prej tij me muzikë të ALBAN EMIRIT “NA LINI TE JETOJME” ne fest. e 1992 kenduar nga Elton Deda. Është fituese e 7 çmimeve te para dhe shume te dyta e te treta.Ka fituar kater çmime ne KONCERTIN “KUR VJEN PRANVERA”. Në vitin 2014 “Promotor” me Pandi Laçon, Bledar Laçon dhe Adrian Hilen i dhanë çmimin “NDERI KENGES SHQIPTARE”, por nderkohe nuk i është dhënë ASNJE TITULL si “MJESHTRI I MADH”, kur këtë e kanë marrë shume të tjerë që erdhen pas saj dhe e kane lene me nje pension minimal 140.000 leke te vjetra.!!! Ajo ka marre pjese ne festivale qe ne vitin 1968 dhe ka fituar atehere çmimin e trete me kengen “NENTORI” te Gaqo Avrazit “ARTIST I POPULLIT”.

Tesktet e këngës janë maja e talentit poetik të Jorgaqit, fushë ku ka një bashkëpunim të gjërë e të thellë, përgjatë një karriere të sukseshme për më shumë se pesëdhjetëvjeçare. Teksetet e shkruara mjeshtrëisht prej saj komunikojnë ndjeshmëri të thellë, një botë të trazuar lirike e dramatike, kumte që vijnë si filozofi e dashurisë për jetën, për të bukurën, për vlerat morale e humane të shoqërisë shqiptare, të cilës ajo i ka përkushtuar talentin e saj të pazakontë.

Ajo përcjell rininë e iluzionit dhe ëndrrave të brezave shqiptare, mjaft prej të cilëve të sakrifikuar në epokën e absurdit, por që ia dolën të mbijetojnë edhe falë fuqisë së imazhit dhe kreativitetit të idealit të autorëve si Zhliana e të tjerë, që ia arritën të ndezin një llampë të vogël në errësirën e dendur të një kohe të pa kohë!.

Zhuliana Jorganxhi është një zë kumbues që vazhdon të jehojë në qiellin e trazuar të poezisë shqipe, një zë ëndërrues dhe antikonformist, që me imazhet, emocionet, ndjesitë, fjalët dhe kumtet e saj poetike na solli e vazhdon të na sjellë një vektor të bukur të ëndrrës sonë mbarëkombëtare, të brezave të saj që synojnë një epokë të re, atë të rritjes dhe integrimit global, për të cilën ka ndhmuar dhe pena e fuqishme dhe e vërtetë e poetes Zhuljana Jorganxhi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s