Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
AJO SARAGOCA
Pash ëndër sikur shikoja
oborr Soragoce
me tinguj muzike, e
ecja këmba dorës të nuhasja dritë.
Gjunjtë me kallo
eshkë fytyrë e nxirë
shum ma bënin me dorë
pa më njohur hiç.
Nxitonin për garë demat me pak bisht
në nallanet me pafkë
dergjeshin gishtërinjtë.
Sa të duash ik e hajde
i binin me grusht matarave.
Unë s’dija ç’të zgjidhja
të mbysja gjumin,
o te lumturohesha.
Saragoce, qytet ne Spanje i famshem per oborrete mrekullueshme te pallateve antike
Ne 12 Tetor zhvillohet gara tradicionale nga me te ndjerat ne vend me demat, dhe festa e maskave ku te gjith banoret per nje here te vetme shnderrohen ne aktor.
AS VINË, AS VDESIN
Kur tarraca kundërmonte
gjithë aromë dorëzonjë
bregun e ngacmonin vale
zogjte perkedhelnin fletë,
muzikë e pipzës pushonte në vesh.
Në duart e rinisë ne çelnim këngë.
Këngë ngjyrë qielli që gëlltiste natë
xixëllojna ndriste rrugicë më rrugicë
gjumi kish dritaren hapur
mendimet një drejtim.
Ky ishte peisazhi i ditëve që më s’vinë
…. …. … as vdesin…
FJALËT THËNE PA MENDUAR
Fjalët thënë pa menduar nga gojë humanësh
shpeshëhere i perkasin harresës.
Fjalët e menduara të pathëna
të vëna në hark
janë shigjeta që në shënjë marrësin kanë..
Këto fjalë janë dhe supozime të përveshura mbrapsh
që synojnë anën delikate të tjetrit.
Janë xheste paqeprishëse nga rrënjët deri më lart,
se kanë thithur falas zjarr
për t’i afruar shije të hidhur ndonjërit.
Fjalë që s’këndojnë gaz
as në gojën që i mban.
Po çdo fjalë e përfunduar në harresë
eshtë bindje që kotësia ka lindur
për kë gjëmon që ta ketë.
HARTIMI
Në hartimet e shkollës fëminore
shtjelloja ëndrat e fshehura jashtë fletores.
E meqë jam e një shenje,
brirët e saj
godisnin fasadën e papërfunduar të dyshimeve .
Ndoshta
ato hartimet ishin parandjenjë,
që pyetjet e rritjes
në çark dënimet mbërthejnë.
Poezia e Lilianes, ka individualitetin unik te saj! Vargje te ndertuara mjeshterisht: mendim e figuracion mbreselenes! Urime Lil!