Vdekje dhe Dëbim – Spastrimi etnik i myslimanëve osmanë (1821-1922) / Justin McCarthy ( Përgatiti materialin Bardhyl Selimi )

 

jus

Vdekje dhe Dëbim

Spastrimi etnik i myslimanëve osmanë (1821-1922)

 

Justin McCarthy

ALSAR 2015

 

 

Bardhyl Selimi

Përgatiti materialin Bardhyl Selimi

 

 

 

Fragmente

 

f.16

Pushtuesit nga Mali i Zi dhe Serbia rrënuan, si fshatrat e shqiptarëve myslimanë, ashtu dhe ato të të krishterëve, pa dallim. Greqia zaptoi trojet e shqiptarëve, pa marrë parasysh fenë e banorëve të tyre.

 

 

f.22

Harta bashkëkohore e Ballkanit dhe e Kaukazit Jugor paraqet vende me popullsi qartazi homogjene, vende që u krijuan në vazhdën e luftrave që i ndanë ato nga Perandoria Osmane. Uniteti i tyre etnik dhe fetar u arrit nëpërmjet dëbimit të popullsisë së tyre myslimane.

 

f.33

Revolucioni grek krijoi një model për revolucionet e ardhëshme në Ballkan. Politika e spastrimit të krahinave nga popullsitë e tyre turke në emër të pavarësisë kombëtare, u pa sërish në luftërat e viteve 1877-1878, 1912-1913 dhe 1919-1923. Në luftërat e vona, qëllim ishte i njëjti si ai i revolucionarëve grekë në vitin 1921- krijimi i kombeve të bashkuara duke shkatërruart grupin fetar dhe etnik që përbënte pengesë.

 

f.167-168

Kur merren në shqyrtim humbjet myslimane në Luftërat Ballkanike, fillimisht, duhet kuptuar se myslimanët ishin komuniteti shumicë në Ballkanin Osman përpara se luftërat të fillonin. Ndonëse popullsia ishte etnikisht dhe fetarisht e përzier, myslimanët ishin komuniteti më i madh fetar. Ata, njëlloj si banorët e tjerë të Ballkanit, ishin të shpërndarë në të gjithë rajonin.

 

Konkretisht

Selaniku kish 605 mijë myslimanë

Janina kish 245 mijë

Manastiri kish 456 mijë

Shkodra kish 218 mijë

Kosova kish 959 mijë

 

Luftërat Ballkanike e zgjidhën problemin se kush do të qeveriste dhe popullonte Evropën Osmane, jo nëpërmjet konceptit të sundimit të shumicës, por nëpërmjet forcës së armëve.

 

 

f.173

Komitët serbë i fshikulluan banorët e Drenovës deri në vdekje. Vetëm në krahinën e Lumës dhe Dibrës, më shumë se 2000 myslimanë u masakruan nga trupat serbe.. Afërsisht 5000 myslimanë shqiptarë u vranë mes Kumanovës dhe Shkupit dhe 5000 në zonën e Prishtinës.

 

f.181

Ushtarët malazezë që pushtuan Shqipërinë, duket se kanë shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara në rrugën e tyre. U shkatërruan, si fshatrat katolikë, ashtu edhe ato myslimanë. Ata rrëzuan kaq shumë trungje përgjatë rrugës së tyre të marshimit, saqë, mbasi ata u tërhoqën përfundimisht, refugjatët e kthyer nuk arrinin të gjenin dru për të ngritur ato pak shtëpi që kishin mbetur në këmbë.

Një zonë e gjerë e Shqipërisë u pushtua dhe u rrënua nga serbët e malazezët gati-gati në të njëjtën kohë. Kalimi i ushtrive nuk la asgjë, në kuptimin e plotë të fjalës, për të mbijetuarit. Dhjetëra mijëra vetë u bënë refugjatë në Shkodër dhe qytete të tjera.

 

Pushtuesit grekë në Shqipërinë e Jugut dogjën dhe plaçkitën fshatra myslimanë, dëbuan myslimanët nga shtëpitë e tyre në qytete për t’u hapur vend ushtarëve grekë, burgosën dhe internuan nga territoret e pushtuara parinë myslimane vendase. ..U raportuan vrasje masive të civilëve myslimanë.

 

f.189

Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, myslimanët u larguan në valë të mëdha drejt tri pikave të grumbullimit të refugjatëve- drejt Shqipërisë, si edhe drejt qyteteve të Selanikut dhe Edërnesë. Myslimanët etnikisht shqiptarë, u përzunë me dhunë nga trupat serbe prej vilajetit osman të Kosovës për në Shqipëri, duke iu bashkuar kështu myslimanëve të tjerë që ishin larguar përpara mbërritjes së ushtrive. Disa myslimanë të vilajetit të Janinës, që e kish marrë Greqia, gjithashtu u larguan për në Shqipëri.

 

…Refugjatët në Shqipëri, nga të cilët kishte përafërisht 60 000 vetë, ishin larguar nga rajonet e Dibrës, Kërçovës dhe Korçës në vilajetin e Manastirit, pas një përpjekje të pavlerë për t’u bërë qendresë serbëve. Të tjerë vinin nga krahina e Gjakovës (në vilajetin e Kosovës), sërish refugjatë si pasojë e veprimeve të serbëve dhe malazezëve. Aty nga nëntori i vitit 1918, 9000 refugjatë myslimanë ishin vetëm në Shkodër. Ndoshta 30 mijë deri 40 mijë ishin në rajonin e Elbasanit. Shumë ishin nëpër male, zakonisht pa ushqim dhe pjesa më e madhe e tyre duhet të ketë vdekur. Refugjatët duket se u janë frikësuar veçanërisht malazezëve, të cilët dogjën fund e krye çdo fshat mysliman, pavarësisht nëse kish patur rezistencë apo jo.

 

 

f.196

Myslimanët përbënin 53 % të rajonit të marrë nga Serbia. Vetëm në Sanxhakubn e Manastirit, të vilajetit të Manastirit, kishte patur një shumicë të krishterë, dhe me anë të identifikimit fetar, të paktën shumica e të krishterëve të sanxhakut të Manastirit e kishin identifikuar veten si bullgarë.

 

f.198

Pas vitit 1911, në Greqi, nga 746 485 myslimanë mbetën 124 460, në Jugosllavi nga 1241 076 myslimanë mbetën 566 478; në Bullgari nga 327 732 mbetën 179176.

 

f.301

Pushtimi i Izmirit (nga grekët)  ishte një ndërhyrje ushtarake nga një fuqi armiqësore, e përkrahur kjo e fundit nga kombet më të fuqishme mbi Tokë. Që në fillim, vendimi u muar mbi bazën e informacionit të rremë dhe mbi bazën e hipokrizisë. Si Lloyd George, ashtu edhe Woodrow Wilson, ishin progrekë dhe antiturq të zjarrtë. Përgjatë gjithë Konferencës së Paqës, Wilson i bëri të qartë se 14 Pikat e tij, në veçanti e drejta e popujve për vetëvendosje, nuk zbatoheshin në rastin e turqëve. Kurse për Lloyd George, ai madje as ishte shqetësuar që të pohonte brejtje të tilla të ndërgjegjes. Krahas kësaj, Anglia, Franca dhe SHBA druheshin se Italia do të ngrinte pretendime për krahinën e Izmirit, në rast se këtë nuk e bënte Greqia, pasi Italia shihej si një kërcënim për interesat e Francës dhe Anglisë  në Mesdheun Lindor.

 

 

f.304

Situata ishte po ajo që myslimanët turq kishin parë në Ballkan- një ushtri kombëtare e krishterë dhe forca të krishtera vendase që vrisnin dhe i dëbonin me dhumë ata. Synimi ishte i njëjti- krijimi i një shteti me shumicë të krishterë nëpërmjet vrasjes dhe migrimit me dhunë të shumicës myslimane. Për këtë qëllim, u vu në jetë një politikë e terrorit shtetëror, duke filluar me masakrat ndaj turqve, fill pas zbarkimit grek në Izmir dhe duke u rritur në intensitet në një pikë kulmore në vitin 1920 deri më 1921…Qindra mijëra turq u larguan.

 

 

f.306

Pleq të paarmatosur dhe civilë të tjerë turq të paangazhuar, u rrëzuan përdhe nga grekët, të vrarë me thikë e bajoneta, dhe më pas, pasi ua rrëmbyen sendet e çmuara dhe rrobat nga trupat, ata i flakën në det. Pati një rast kur një burrë u qëllua edhe një here, pasi u flak në det, kësaj radhë nga ushtarët grekë.

 

 

f.310

Ushtria greke, të paktën në teori, ishte dërguar në Anadoll për të mbrojtur popullatën dhe për të siguruar rendin civil. Çarmatosja e të gjithë civilëve pa dallim do të kish qenë në përputhje më atë objektiv. Çarmatosja vetëm e grupit shumicë, turqve, ishte në përputhje vetëm me objektivin e krijimit të një shumice greke në rajon, duke vrarë myslimanët në shumicë ose duke i detyruar ata që të merrnin arratinë.

 

f.312

Ndërtesat dhe institucionet fetare myslimane, simbolet më të fuqishme të identitetit mysliman, shtiheshin në dorë për abuzim të dhunshëm. Me të hyrë në Manisa, për shembull, ushtria greke dhunoi të gjitha xhamitë në qytete si edhe teqetë e dervishëve, shkollat teologjike, pra medresetë dhe varrezën myslimane.

 

 

f.314

Përshkrimet britanike të ngjarjeve në Ajdin konfirmojnë përmbledhjen e bërë nga delegacioni osman në Konferencën e Paqës të Versajës: “Nga 30 000 turqit që jetonin në qytetin Ajdin, vetëm një grusht familjesh kanë mbetur. 5800 shtëpi janë shkatërruar dhe 81 fshatra turke në rrethinat e qytetit janë djegur.

 

 

f.323-324

Raprezaljet kundër grekëve, kur turqit pushtuan qytetin (Izmit), priteshin, por britanikët raportuan se asgjë e tillë nuk ndodhi, falë “sjelljes dhe disiplinës së mirë të trupave nacionaliste”.

 

Manisa ishte pothuajse krejtësisht e zhdukur nga zjarri…10300 shtëpi, 15 xhami, 2 hamame, 2278 dyqane, 19 hotele, 26 vila..

 

 

f.325

Përqindja e ndërtesave të shkatërruara në secilin nga katër qytetet e poshtëshenuar ishte:

Magnesia (Manisa)     90 %

Kasaba                                   90 %

Alashehr (Alashehir)  70 %

Salihli                         65 %

 

f.327-328

Fshati turk i Karatepesë në vilajetin e Ajdinit, u rrethua nga grekët, si nga ushtria e rregullt ashtu edhe nga bandat e grekëve vendas. Të gjithë banorët u detyruan që të futeshin në xhami, mandej xhamisë ju vu zjarri. Ata pak vetë që i shpëtuan zjarrit, u qëlluan. Të gjitha sendet e lëvizshme me vlerë dhe kafshët u grabitën.

 

Konsulli italian M. Miazzi, raportoi se ai sapo kishte vizituar një fshat turk, ku grekët kishin therur rreth 60 gra e fëmijë. Pjesa më e madhe e tyre, përpara se të vriteshin, ishin dhunuar. Grave ua kishin prerë gjinjtë. Kjo, më pas, u konfirmua nga kapiteni Kocher, konsulli francez, i cili gjithashtu vizitoi skenën e kësaj barbarie.

 

11 shtator 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s