FSHATI LLËNGË (Historiku i shkurtër ) / Nga Gjergji Gusho

 

 

FSHATI LLËNGË (Historiku i shkurtër )

 

 

gjergji gusho

Nga Gjergji Gusho

 

 

Fshati Llëngë ndodhet në pjesën perëndimore të Mokrës së sipërme. Në dokumentet turke të vitit 1583, ku bëhet fjalë për nahijen (krahinën) e Mokrës përmendet dhe fshati Llëngë, ku shkruhet se fshati ka patur të regjistruar 176 familje dhe 18 beqarë, si dhe mëhalla Griqan pranë këtij fshati me 20 familje e 6 beqarë, gjithsej 220 familje e 24 beqarë, të gjithë të fesë së krishtere, të cilët kishin për detyrë të paguanin taksa Turqisë gjithsej 12 000 akçinja. Llënga në atë kohë ishte qendra më e madhe banimi e krahinës. Nga regjistrimi i popullsisë në vitin 1921-22 del se Llënga ka patur 57 shtëpi me 327 banorë gjithsej, të gjithë të fesë së krishtere.

 

gj 1

 

Në artikullin “Edhe një herë nëpër rrjedhat e historisë së Llëngës”, me autor Llazi Tona, (botuar në gazetën “Mokra”, Prill 2001) shkruhet se në Llëngë, sipas dokumenteve, zejtaria ka qenë shumë e zhvilluar duke patur shumë mjeshtra si: tregtarë, kasapë, muratorë, shajakpunues, rrobaqepës, koveçë, bakërxhinj, marangozë, samarxhinj, kadexhinj e tj. si dhe ka patur edhe dërstila. Në Llënga ka patur edhe hane të cilat kanë shërbyer për të pushuar e për të kaluar natën karvanet me kuaj e mushka që kalonin nëpër këto rrugë. Karvanxhinjtë me karvanet e tyre me kuaj e me mushka filluan të rrahin jovetëm qytetet si Vlorën, Beratin, Elbasanin dhe Durrësin, por edhe më larg duke shkuar deri në Hungari e Austri.
Profesioni i karvanxhinjve në kushtet e asaj kohe ishte më i rëndësishmi në qarkullimin e mallrave. Kryenin transportin e mallrave që prodhohej në këto qytete duke çuar edhe në brendësi të gadishullit Ballkanik, si dhe për të sjellë mallra të ndryshme që nevojiteshin për këto qytete.
Thuhet se rreth vitit 1750, në kohën kur qyteti i Voskopojës ishte në kulmin e lulëzimit të tij dhe Llënga ka patur lidhje direkte me të nëpërmjet karvaneve, duke ndjekur një rrugë që lidhte Llëngën, Niçën e kalonte deri në Voskopojë. Llënga në këtë kohë ka pasur rreth 10 000 banorë. Një pjesë e madhe e banorëve mereshin me blegtori, e cila ka qenë një nga aktivitetet prodhuese kryesore të tyre, si dhe me përpunimin e lëndës drusore e sharruar në pyjet përreth saj duke bërë orendi prej druri. Në Llëngë punonin edhe shumë mjeshtër, zejtarë e tregtarë, që ndihmuan në ngritjen e disa kishave dhe në zbukurimin e tyre nga mjeshtërit piktorë të përmendur të asaj kohe. Zhvillimi ekonomik që njohu kjo qytezë në atë kohë krijoi edhe një treg të zhvilluar për këtë zonë e më gjerë. Në Llëngë bëhej një pazar i madh çdo të shtunë, ku vinin tregtarë nga krahinat e Mokrës, Gorës e më gjerë, sidomos pazari i bagëtive të imta e i bulmetit. Në Llëngë bëhej dhe përpunimi i leshit. Ky treg i lulëzuar i kohës ndikoi në rritjen ekonomike e kulturore të tij.

 

gj 2

 

Por, fati i keq, që solli prishjen e Voskopojës, ndikoi edhe në ekonominë dhe fatin e Llëngës. Me prishjen e Voskopojës rra dhe ekonomia e fshatrave Niçë, Llëngë, Shipskë e Grabovë, me të cilën kishin lidhje ekonomike e tregtare dhe me fshatra të tjera të zonave afër, si dhe me qytetet Berat, Elbasan e tj. Shumë esnafë e mjeshtra, ashtu si dhe voskopojarët, u larguan nga fshati bashkë me familjet e tyre dhe u vendosën në vende të tjera. Një pjesë e këtyre mjeshtrave u vendosën në Tiranë, ku ndikuan në zhvillimin ekonomik, si dhe ndihmuan nga ana financiare për ndërtimin e kishës së Shën Prokopit dhe të Vangjelizmoit në Tiranë, të cilat u ngritën me ndihmën e bashëkësisë arumune të Tiranës.

 

 

gj 3

3.1. Kishat e fshatit llëngë.
Nga toponimia e fshatit dalin edhe këto kisha dhe emra kishash:
Kisha e Shën gjergjit, e Shën Thanasit e Mitropolisë, Kisha dhe manastiri i Shën Marenës.
1. Kisha e Shën Gjergjit. U ndërtua në vitin 1560.
Në dokumentet turke të vitit 1583, midis emrave të kryefamiljarëve përmendet dhe një prift me emrin Mitër.
2. Kisha e Shën Thanasit. E ndërtuar, apo rindërtuar në vitin 1752. Kjo kishë u prish gjatë luftës Italo-greke.
3. Kisha Katedrale e Shën Marisë apo Mitropolia.
Ndërtimi i kishës së vjetër e Shën Marisë thuhet se është bërë në vitin 1694. Piktori që ka bërë ikonat e kishës të Katedrales së Shën Marisë ka qenë Konstandin Jeromonahu.
Në artikullin e mësipërm, të autorit Llazi Tona shkruhet se:
“Llënga ka pasur mitropoli, që ka shërbyer për Mokrën e Gorën. Aty ka pasur qendër edhe peshkopi. Ngjitur me mitropolinë ishte ngritur edhe shkolla”. Ndërsa në librin “Materiale dokumentare për Shqipërinë Jug-Lindore të
shekullit XIII” thuhet se në Llëngë u ngrit Mitropolia, qëndra kishtare më e madhe për gjithë zonën Mokër-Gorë, e cila gjer në vitin 1767 përfshihej në juridiksionin e Patriarkisë së Ohrit. Kjo mitropoli u pajis me bibliotekë dhe me kodikë. Në kushtet e robërisë feudale turke, këto ishin jovetëm ndërtesa kulti, por njëkohësisht edhe vende shoqërore. Këtu ruheshin me kujdes materialet e arkivit të komunitetit ortodoks, kodikët, librat, gjithashtu edhe objekte me vlera të mëdha.
4. Kisha e manastiri i Shën Marenës.
( Vijon me Kishën dhe manastirin e Shën Marenës )

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s