Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin poetik “ NËPËR AEROPORTE SHQIP FLET NATA ” të autorit Ramiz Kuqi .

12143177_10206449485508633_4489158564705108329_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin poetik  “ NËPËR AEROPORTE SHQIP FLET NATA ”  të autorit  Ramiz Kuqi . 

 

 

Titulli: NËPËR AEROPORTE SHQIP FLET NATA

Autor: Ramiz KUQI

 

Redaktimi letrar e gjuhësor:

Prend BUZHALA

Ballina: Shaban Osmani

 

 

Roland-Lushi

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Botim i parë, 2015

Tirazhi: 100 kopje

 

© Të gjitha të drejtat janë të autorit

Shtëpia Botuese “ADA”

Rr. “Nasi Pavllo” Nr.20

Tiranë, tetor 2015

 

Prend BUZHALA:

 

POETI NË UNVERSIN E URITSË SË FJALËS

(Recension për librin poetik “nëpër aeroporte shqip flet nata” të Ramiz Kuçit)

 

 

Poeti shtegton, lëviz, hapëron “nëpër aeroportet e botës”. Dhe sado që na shfaqen emra qytetesh, shtetesh a aeroportesh, vendbanimesh a vendqëndrimesh, ai e ka qendrën simbolike (dhe reale) të botës: e ajo është Kosova. Së këndejmi, vëllimi poetik “NËPËR AEROPORTE SHQIP FLET NATA” i Ramiz Kuçit, na drejton në dy kahe të leximit dhe të shtresimeve artistike.

 

 

Shtegu i parë na shpie kah një lirikë që lexohet si një kronologji shpirtërore e përjetimit të rrjedhës së kohës, si një autobiografi e botës së brendshme me shenja të realitetit jetësor nëpër shtigjet e jetës së autorit.

 

Deri të ky cep tokë sa varre e varre

Emra brezash shkruar në epitaf

Në tokën time isha pa zot e plang

Zog në atdheun e pranguar

Njëqind vjet njëmijë vjet

M’i kanë trembur ëndrrat

E unë jam shumëzuar

Nëpër metafora

 

 

Ramiz Kuqi

Ramiz Kuqi

 

Shtegu i dytë na shtrëngon t’i gjurmojmë impulset krijuese të një lirike me anime të ndjeshme metafizike. Kjo do të thotë se autori, nga dita në ditë, kurdo që e gjen çastin e zënies së një motivi, gjendet në ekslporim të përhershëm të reagimeve emocionale dhe meditative kundruall kësaj rrjedhe jete, shtegtimi a përqasjeje me shenjat e realitetit të jashtëm, me skepsën e kërkimit:

 

Si ta gjej

Këtë udhë të humbur

Fshehur nga yjet

Mes qiellit pikalosh

 

Është gjë e mirë që poeti na zbulon një bollëk imazhesh e pamjesh të këtij realitet “nëpër aeroportet e botës” (cikli i dytë); herën tjetër i zgjeron kuptimet metafizike e refleksive, duke gërmuar edhe nëpër mitologji (cikli i parë “Kali i ëndrrave”) dhe ku emërtesat e realitetit të tillë, janë të shprehshme vetëm me gjuhën poetike e të pashprehshme me të folurit e tpërditshëm; mandej krijuesi letrar ka të drejtë të ndalojë, për disa çaste, edhe tek burimet e motiveve të atdheut për t’i parë mungesat dhe cenimet e qenies sonë (“Liria pa një shkronjë”):

 

Kur trembin zogjtë nëpër qiell

Shtrëngojmë duart para lypësit

Shajmë lirinë

Për krizën e bukës

Lëmë djerrina arat e grurit

S’qajmë kokën për bonjakun

Të gjithë jemi mëkatarë

Harrojmë ta puthim tokën e lindjes

Shkelim mbi gjak dëshmorësh

Harrojmë se liria s’është fjalë

Që duhet nëpërkëmbur

Të gjithë jemi

 

dhe, së fundmi, tek “TË URTIT E FJALËS” (cikli i fundit) të bashkëbisedojë dhe të bashkëndjejë me poetët urtakë, me “biblat e heshtjes” së tyre. aty ku e ndien veten mirë, së thelli e së brendshmi.

 

 

Vargjet vijnë e na mblidhen si vallëzime metaforash, si ndriçime të çlirimit të brendshëm shpirtëror. na vijnë dhe si përjetime prekëse të tragjedive tona, ku personazhet lirike nuk e gëzojnë as lumjturinl e tyre, as nuk i takojnë një populli të lumtur:

 

Mos harroni

Nënat zemërplasura

Marsin e marshimeve

Gjakun dhembjet

Etërit na mësuan

Artin e durimit

 

ose na vijnë si margaritarë rrezatues të atdhedashurisë sonë, të qenies sonë identitare kombëtare:

 

Në dorë mbanin kosat

Të na zhbinin nga kjo tokë

Të na i shuanin

Kullat e lirisë

Këngët

Dashurinë

Po jo jo

Në jemi këtu

E kujtojmë

Një brez dëshmorësh

Ngritur në lapidar

 

Shqetësimi poetik bëhet kuintesencë vargjesh (“Një fjalë për atdheun/ Që ka humbur udhët”). Duke udhëtuar nëpër aeroportet e pritjes, ku edhe nata “flet shqip”, në të vërtetë, ai e bën edhe një shtegtim tjetër: shtegtimin nëpër fletën e shkruar të vargjeve. Jeta dhe vargjet, poezia dhe atdheu, vendosin shenjën e tyre të barazimit. Poeti e ka të qartë se nuk mund ta marrë as rolin e sociologut për të dëshmuar mbi kohën e tij, mbi shoqërinë apo mbi komunitetin e tij. Poeti dëshmon për fatin e individit, për ekzistencën e tij, poezia paraqet substancën e shpirtit të këtij mjedisi. Të mbetesh qenie individuale, sikundër është poeti, shpesh e shpesh kjo gjë ka nënkuptuar dhe të qenët subversiv, heretik, të qenët i anatemuar, pikërisht pse poeti thyen rregullat e ngurta të shoqërisë, prish kornizën e stërkequr të ligësisë. Poeti është një kryengritës, edhe atëherë kur këtë nuk e dëshiron, apo edhe atëherë kur këtë as që e di! Ky paradoks e shpie më tutje krijuesin. Poezia na është një çështje thellësisht personale, sado që merr udhë me leximet e shumta posa të publikohet. Dhe sado që poezia sot nuk na është ndonjë veprimtari e dobishme shoqërore, sikundër janë, bie fjala, veprimtaritë tregtare, ekonomike, financiare apo ato që sjellin profit; megjithatë pikërisht këtu ndodh paradoksi: kombet, kulturat dhe shtetet përmenden mbahen në mend sipas emrave të poetëve e jo sipas emrave të financierëve apo ekonomistëve, juristëve apo gjyqtarëve, policëve apo tregtarëve. Poetët e artikulojnë dhe e shqiptojnë edhe një emigrim tjetër, atë të brendshmin. Emigrimin në universin e gjuhës poetike, aty ku i artikulojnë shqetësimet e brendshme, reagimet dhe meditimet. Dhe sado që librat poetikë lexohen pak, megjithatë, lexuesi i poezisë e ka një privilegj të rrallë: ai është një lexues absolut, një lexues i njënjëshëm me tekstin poetik.

 

 

Poetët na janë dhe të vetmit që artikulojnë shpresën se çdo gjë është e mundshme. Krijimi poetik, para së gjithash, është dhunti zbulimesh e gjetjesh të të padukshmes e të panjohurës, është kryengritje kundër ligësisë njerëzore e shoqërore, dhe pikërisht kjo është shtysa që e motivon për të shkruar. Lirika shndërrohet në një fushë të njohjes artistike mbi ekzistencën dhe të jetën, kurse thelbi shpirtëzues i kësaj njohjeje, na është fjala.

 

Mos t’i thyhet kafka fjalës

Dhe lirisë së nëpërkëmbur

 

Poeti minon, ndërton, i vë shenjat e identifikimit të kuptimeve. AI tërhiqet në vetmi, për të mos e humbur edhe atë pak esencë që i ka mbetur krijuesit. Kjo vetmi, si një mallkim kohësh, shtrihet edhe përtej qenies së tij:

 

Ta shoh nëpër dritare

Muzgun në ishullin e vetmisë (…)

 

I flasim qiellit

Dhe zogjve të shpërndarë

Nëpër skutat e vetmisë

Zot

Si erdhi kjo kohë e stinë

Pa pleqnar të fjalëve

 

Kurse bota e kësaj vetmie e ruan nga tjetërsimi i qenies, duke u përleshur me ankthin e krijimit. Poeti nuk është ai i djeshmi që merrte përsipër rolin e vetëdijes së zgjuar të shoqërisë për ndryshime, nuk është më një poeta politicon. Ai tani vepron nga margjinat për t’i mbrojture praninë e tij, t’i shquajë e artikulojë thelbin e pranisë së tij ekzistenciale.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s