Poezi nga Bajrush Bunjaku

bajrush

 

Poezi nga Bajrush Bunjaku

 

 

 

HËNË E MBULUAR
(Kushtuar motrave të mbyllura më ferexhe)

 

motër
dil prej humnerës së errët
në ferexhe katandisur

shqyeje atë rrjet marimange
që vie nga sahara
për t`i vërbuar sytë

motër
lejoni rrezet e diellit të bien në sy
se ato janë krijuar edhe për ty
dhe le të ndritin ballin
më të bukur se hëna

merre motër lirinë përë krahu
e marsho me botën përpara
jepi udhë dashurisë së mirfilltë
që t`a ndezë gjakun

motër
i di të gjitha
e kuptova dëshirën tënde
që të udhtosh
me botën
me shpirtin
nëpër kopshtet me lule
kopshtet e dashurisë
kopshtet e lumturisë

ti i rëfeve ato me gjilpër
mbi pëlhurën e barrdhë
kur ndjenjat i shtresonje
duke qendisur yje e flutura
dhe lule me formë luledielli

kur pika loti si pika uji
e vesës mënxhesore
të pikonin në prehër
pa i parë as vet sytë e tua të njomë
burimin e atyre lotëve
kur tretnje mendimet në vetmi
nën at vel të zi

motër
tani merre guximin
e thyej prangat
që me ta u ngunjove

dashuro me nderë
jeto me nderë
jeto e lirë përherë

rrëfeje bukurinë
dhe dlirësinë e shpirtit
si dallëndyshja
si lulja në pranverë

jo e ç`frenuar
jo e lakuriquar
jo e frustuar
jo narkomane
dhe jo kurtizane

por vashë e edukuar
nuse e bekuar
grua punëtore
nënë edukatore
e gjyshe shembullore

o zë i arsyes
o zë i lirë që vie nga parajësa
o kushtrim qlirimtarë i shpirtit
thyej hijet e zeza të natës

hijet e territ
hijet e tmerrit
hijet e ferrit

o zot
leri pëlumbeshat
ç`lirshëm të fluturojnë
nëpër kaltri.

 

 

 

ZEMRËN NË GUR DO TA VËNJA

 

po të mundja gjakun ta derrdhë si lum
po të mundja trupin ta tretë si shkumbë
po të mundja zemrën ta veja në një gur
do ta bënja këte për ty o flamur
dhe do të lindja e vdisnja njëmijë herë për ty
dhe për kushtrimin tëndë o vendi im për liri
dhe për njerzit e tu përgjumur në agoni
dhe për djemtë shtigjeve të Europës tretur
dhe për vashat e mekura si lulet në thatësi
kurë ti do të valosh me ngjyrën e gjakut
kurë zogjt të qetë do të fluturojnë në kaltri
kurë gongjet plotë vesë do të lulëzojnë me ty
kurë token tënde ta ngrohë një djell i ri
atëher djemt e vashat do ta shijonë dashurinë
do të vezullojnë e valëviten me ty si yjet në gjithësi
e zemra ime me gurin do të kthehen në lapidarë
toka do blerohet si dashuria e ëndrra e parë
dhe nën valvitjen tënde nuk do të tretën kurr
në këtë tokë e nënqiell kaltrie o flamur

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s