Poezi nga Rita Hoxha

Rita oxha

Poezi nga Rita Hoxha

 

 

 

DASHURI E MALL

 

Dashuri e shpirtit tim

Është ndjenjë,

është gëzim

Thellë në shpirtë ngadalë u rrit

Me lot zemre u vadit…

Ditët ikin një nga një

Muajt, vitet pas i lë,

Korbi i Poes flet mbi të:

“Vetëm kaq e asgjë më…”

Kurrë më…

 

 

 

MJEGULLA

 

Vjen një mjegull

Mbi gadishull,

Përmbi cepin e dritares:

Bëhet flatër më troket,

Bëhet tingull më këndon,

Bëhet varg kthehet poemë,

Bëhet dallgë e dallgëzon…

Eh kjo mjegull mjegullnajë

Është vajzë që dashuron

 

 

 

MË PRIT

 

Molla ka në qëndrën e saj

Një çift duke u puthur:

Më prit!

Jemi ne që po puthemi prej shekujsh

Në atë mollë të Kopështit të Edenit…

Më prit!

Me këmbë do ta kapërcej detin

Dhe brigjet do t’i marr nën sqetull

Të na shoqërojnë…

Më prit, të lutem!…

 

 

 

ËNGJËLLI IM

 

Një erë e lehtë në sup më prek,

Është engjëll:

Vjen kur duhet,

Të zbraps vetminë

e të më rrijë pranë

si nëna në netët me temperaturë

e shndëruar në Shënjt…

Një tis i mjegullt,

dërguar nga qiejt,

këtu ka ardhur

të më shmang dhimbjet,bregën,

të më shikoj me dhimbsurinë e duhur

të një bote tjetër…

Engjëlli s’di të puth,

as të filtrojë,

por di, më mirë se kushdo,

se çfarë është mungesa e Dashurisë

te njerëzit e vetmuar…

 

 

 

NË BREG TË DETIT

 

Deti në sy,

Brigjet në gji:

Malli bëhet dallgë

Nxiton drejt teje,

si gjithë pulbardhat

që bëhen re dhe pikojnë

shiun e dhembjes…

Shtegun kërkoj si piratët,

Për t’i shpëtuar

plagës së ndarjes…

Deti përplas alfabetin e tij

të shfletojë biblën…

Mos lëviz,

Bëhu breg!

Dallgë jam bërë,

Do të vij pa tjetër,

Dashuria është shteg…

 

 

 

MORA VARKËN E SHPËTIMIT

 

Mora varkën e shpëtimit,

Thirra Noen të më vijë,

Thirra engjëllin për ndihmë,

Mora këngën të më ndrijë,

Mora zogun të nxjerrë flatrat

E të shkojë te një ulli,

Të më flas, sa ta shoh pranë:

“Rita, eja…është Ai…”

Është ai që shpresën zgjon,

Që ka emrin që ti do,

Që ndjesinë

që larg e shquan,

i thotë Dashurisë

“Më mbroj!…”

 

 

 

KUSH SHPIRTIN TA TRAZON?!

 

Ne të dy na ndan një det

oqean në mes të ëndrrës:

Me prit zemër pa trishtim

Po të vij si pikë e lotit,

Në fund-deti unë trazim

ti bekim i dhënë prej zotit…

Ne të dy deti s’na ndan,

Ëndërra bëhet oqean…

 

 

 

MEDITIM

 

Mbrëmje…

Një takim i braktisur

Një këngë e lënë përgjysëm,

Një tel i këputur,

Një gajde e çarë,

Një çifteli e thyer,

Një zog me flatra të hequra,

Një anije pa detarë,

Një delfin që kërkon brigjet,

Një avion që kërkon pistën e uljes,

Një vajzë me emrin tim

Që thërret një emër në bregun tjetër…

…Kush do të ma sjell përgjigjen?!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s