Poezi nga Agim Desku

Agim Desku

 

Poezi nga Agim Desku

 

 

 

POPULLIT TIM

 

Bota na ka në sy
Jemi sy të botës.
Të ngritëmi drejt diellit
Apo të mbetëmi
Degëkëputur e trëndafilit.

 

 

 

***

 

Nuk linda për asnjë çast ëndrrash
Kur edha në këtë jetë përendish
Të një botë që nuk ngjanim mes vete
Dashuritë kishin ikur lapidarëve.

Mbeta natë e errtë e ditarit tim
Të luftoja a të mbetësha ferr i Dantes.

Mora në dorë të luftoja
Me zemër atdheu
Në fitore a në vdekje
Krejt njëjtë është.

Sa fillova të shkruaj vargje bilbilash
Diku pranë yjesh në gjethe trëndafilash
Botës i falnin aromë jete
Që kurrë nuk i kisha takuar më parë.

 

 

 

TE BUSTI TË ERDHA

 

Për të gjashtëmbëdhjetën herë
Të busti erdha
Fytyrëqeshur më prite
Si ju ka hije burrave.

Asgjë të re nuk të sjella
Veq Autostradën,Ibrahim Rugova
Këtë e di mirë
Bacë Adem.

Dhe dashurinë e mijëra nxënësve
Faqeve të historisë.

Heronjët nuk lindin çdo njëqind vjet
Ata janë vet toka dhe lulet e Prekazit
Secilit cep shqipesh
Në zana mali shndërrohen.

Tek busti nuk jam kurrë më ëndërr e vdekur
Dielli këtu ngrohë me rreze të veçanta hyjnore.

 

 

 

P L I S I

 

Plis
E fis.

Fis
E plis.

Shqipe
E zana.

Plis
E fis.

Kur s‛kish Evropë
Isha unë mbret
E zot.

Diell kisha
Shqipërinë.

Mbaja emrat
Liridon
Ilir e Pellazg
Shqipdon.

Plis
E fis.

Në Iliri
E dua këtë fis
Të sëcilit brez.

Gjallë e mbanë
Zoti këtë tokë.

Mari , Norë
Hyjni e Shotë.

Sy të Shqipes
Plis të bardhë
Para djallit
Këtu jemi gjallë.

 

 

 

 

FATIN E BASHKOJ ME LUTJET E MBRËMJES

Tragjedisë se Kumanovës

 

Eh, ti m΄u bëre dhembje plagësh
Ditëve e nëtëve të gjata
Pa shpresë si vet kjo jetë
E lagur me lotë ëndrrash.

Fryej o cunam
Më pastro këtë dhembje
Më krijo vetëm një udhë
Deri të valët që ngritën qiellit.

Më lehtëso të marr erën
Të trëndafilit a të cilës do lule pranvere
Mos më harro kur del ylberi
Më shndërro në secilën ngjyrë të tij.

Edhe nëse përzihem me secilin cunam
Unë do e mbroj tokën time me fuçi shpirti
Fjalët i fala ëndrrave për të vetmën Shqipëri
Dhe nëse edhe ju besoni në tragjedinë e Kumanovës.

Atëherë një dhembje është ma pak të unë.
Do ta mundim se zanat nuk vdesin kurrë
Ruajnë foletë e shqipeve në secilin cep atdheu
Mu në Durrah më flet pasaporta ime.

Evropa këtu ka ditëlindjen e vet
Pse nuk ka fytyrë njeriu as unë nuk e di
Këtu gjëj plagën e dhembjes shekullore
Dhe këtu prap dua të shërohet o sot o kurrë.

Më thuani nësër cili do jetë shërimi
Dhembjen a do ta mundim e pyes diellin
Fatin e bashkoj me lutjet e mbrëmjes
Ku gjenden yjet, atje le të prehet fjala e dhënë.

 

 

 

NGA POEZIA LULE PRANVERE

(Nga vëllimi poetik ” MOS MA VRIT LOTIN” ) 

 

Sa e dua këtë ditë
e mërkura e shkruar për fatin tim
të hedhur vetëm si kujtim.

Sot u ndjeva i rilindur
bashkë me vargun
të dytë e mundem vdekjen
e fjalës dhe të emrit Agim.

Të falëm oj lule pranvere
u rritësh në secilin shpirt dhe zemër
në seceilin varg dhe emër.

Tu shtoftë urata për ditarin e hyjnive
e gëzofsh kujtimin e dashurisë
lë të këndojnë kanarinat për ty
eh, lule pranvere më je.

 

 

 

DYMIJË VJET JAM SHQIPËRI

 

Dymijë vjet para Krishti

Isha liri
Isha Evropë
Isha Shqipëri.

Denbabaden
Në këtë tokë
Isha vetë zot
E Kastriot.

Po,isha Iliri
Me shall të bardhë
E plis në ballë
Se jam shqiptar.

Në këtë tokë
Në Iliri
Dikur isha mbretëri
Një trup i vetëm
Me shumë pavarësi.

Dymijë vjet para Krishti
Në çdo cep të atdheut
Isha shpata e Skendërbeut.

Fole e shqipeve
E zana të rritës.

Në këtë tokë
Në Iliri
Isha emri më i bukur
Shqipëri.

Fjala më e dashur
për liri.

 

 

 

ZOTI NUK HESHT

 

Zoti nuk heshtë
Nga frika e fjalës
Që shpërthen vargut.

Det plagësh të bëhet.

Zoti krijoj lulet
Me emrin tënd
Si fuçi hyjnish.

Mua më ngritët
Sebashku me zotin
Në yje
Atje ku ti ke brëndinë
E parajsës.

Të lutëm zot
Falma heshtjen mua
Nëse një ditë heshtë.

Dua të marr dhimbjen
E lotëve tu
Dikur vargu im
Më i dashur se vet jeta.

E di jetoj në kohën
Që ngjanë me sy e dhemb ujqish
Fali o zot po deshte.

Vetëm fytyrujqit
Mos i falë kurrrr.

Mallkimin e botës
Bëje grimca atomesh.

Fundosi bashkë me djallët
Diku thellësive të ferrrit
Kështu Dante do prehet i qetë
Vargut të yjeve.

Nëse një ditë do të shkruaj
Vargun që më rri në shpirt
Që i ngjanë fjalës që ti falë.

Do të thurë hymne lavdie
Të bukurës që ti krijove.

Nëse nuk do të shkruaj më
Fajtore është heshtja
Dhe mallkimi i botës që na rri mbi kokë
Mallko o zot djajët,hedhi në ferr.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s