Poezi nga Irena Gjançi
SHPËRFYTYRIMI NJERËZOR
Me njerëz jemi të rrethuar orë e çast… ( gjak nga i njëjti gjak )
dhe për çudi, …. njerëz nuk shikojmë azgjëkundi…!
Thua njeriu të ketë humbur busullën e vet ?!!!
Është xhveshur i tëri nga njeriu ?!
Një gabim diku do jetë bërë… ( në ADN )… ( a ? )
Gjaku njerëzor është bërë më i ftohtë se i gjalprit…
Njeriu i lindur njeri,….. është shndëruar në djall ……
Shpirti njerëzor ka kohë që ka marë uratën… ( ka vdekur )…
S`di !!!…. Koha mashtrovi njeriun ?! … Apo njeriu vetveten ?!
S`di ku po shkojmë si njerëz ?!
..Urejmë dhe gjakun e trupit..,
mallkojmë dhe gjirin e nënës …
Më trembën kjo jetë e xhveshur, …
njerzit e kthyer në djaj…
urejtja e ngulur mes zemrës, …
gjuha, që humbi ëmbëlsinë e saj …
S`di ! Ku po shkojmë si njerëz …?
Sa i xhveshur është shpirti !
Sa e xhveshur është jeta !
Sa i xhveshur është , vetë, njeriu !
I zhveshur deri aty sa u zhgënjeva …
PËR MUA DOLI , PRAPË , LIGJI…?!
Ah i mjeri unë !
Për mua doli prapë ligji !
Ma previ gjuhën gjer në grykë,
tani më kërkon edhe shpirtin………..
Ç`të kam bërë , i marri ligj …?!
Vërtitesh , vetëm, rreth zverkut tim…!
Mos jam fajtor që jam i varfër?!
Gjith` jetën s`më pe si njeri !
Ligje, ligje, vetëm ligje…
të gjitha mbi trupin tim u shkruan !
-Mallkuar qofsh moj perëndi,
që me dhe këtë fat mua !
Si nuk pate pak mëshirë ?
Edhe ti s`mendon për mua !?
Një je bërë dhe ti me ligjin…
mbi fatit tim shtrëngoni duart….
Pa më thoni ju të ligjit !
– Kush ka lindur dhe s`ka vdekur ?
Dhe ju, si unë , një ditë do shkoni…
të helmuar , të pangopur e të heshtur…
Kjo jetë s` ju ngopi dot as juve….. ( ç`them dhe unë…? )
-Syri , vetëm, me dhe ngopet …
Shpirti juaj , me timin do kenë të njëjtin fat …
Ligji i xhunglës, këtu harrohet….
Vetëm këtu ekziston – NJË LIGJ PËR TË GJITHË –
NË HIRIN E CIGARES JAM UNË….
Të gjeta edhe sonte…..të gjeta nëpër natë….
…ashtu,…me sy gjysmë të mbyllur, … siç isha…,
në kafenenë e vjetër pinje prapë …
Mes tymit të cigares t`i pashë sytë e përskuqura…..
kokën e varur përmbi gjoks….
cigaren që të dridhej tek buza….
lotin që se fshije dot…
E di ! Në hirin e cigares jam unë….
në gotën e verës , ti , puth buzët e mia …
i dehur emrin tim mban në gojë…
unë jam , tek ty, plaga dhe dhimbja….
NË MË DO… ?
Në më do,… bëhu jeta ime !
Ëndrra dhe zjarri i shpirtit tim !
Bëhu etje përmbi buzë,
diell dhe dritë mes syrit tim
Hapi krahët të mbështetem,
të dëgjoj rahjet e zemrës
të ndjej frymën të më prekë,
të më dehë aroma tënde !
Bëhu djep i dashurisë,
të mbështet trupin e xhveshur,
mos kem turp nga vetja ime,
kur të digjem mes epshit…!