Poezi nga Herman Cuka Zeka

herman

Poezi nga Herman Cuka Zeka

 

 

 

PA TITULL

Sytë e mallit,
i kam përjetësisht
me vështrim horizontit,
tek portë e shtëpisë,
së vjetër.
Shtëpi e fëmijërisë !

Aty dhe ëndrrat e natës.
I kam lënë,
ditën të flejnë butë,
ende mbi jastëkë
mbushur,
prej dorës
së nënokes,
time të bukur.

Mos’ mu tret zemra ime
kur të vdes,pa ndjerë
dhe njëherë,
zërat tona të vegjëlisë,
të motrave në britma gazmore,
prej capkënllëqeve të vëllait…

Aromat e vjetra të shtëpisë:
të manit mbretëronjë
të kumbullave rrethkurorë
të pjeshkës lozonjare
në qoshe të avllisë,
të jargavanit dehës,
mbi shkallëzën e gurtë …

Mos’ mu mërzit
nënokja ime,
që ika e të lashë
të trishtuar!
Është ende Kohë e lëndinës,
së Lotëve.

Lotët e mërgimtarit
i janë;etja e panginjur
në kupë të ëndrrës
së djegur …
qëkur vatrës së motmotit,
kërcunjtë e drurëve,
flisnin me gjuhët e flakëve…

O’ ju erëra,të veriut,
mos mi verboni sytë e mallit,
mbi portën e shtëpisë !
Se I dhemb shpirti babait…
që rri dritë,
malli ndezur në portë;
të ndriçojë,
fëmijëve udhën e kthimit…!

 

 

 

FJALË E VRARË

Në këtë mjegull gripëlhurë,
mendimet lëmsh më janë
bëre.

Shoh pyje
të kuq qe ende
hanë,
zogj blu në arratisje…
mali i Heshtjes ka zgjatur
gjuhën;
të (ri)kullufisë*
fjalën.

Fjalën e lirë,
të fundit që lanë,
pezull të vdekurit
e pakallur.
t’Varur,
në brezin e hekurt,
në vijë të ‘demarkacionit.

Vrasësit
e djeshëm,
janë përseri faraonët e sotëm.

Atdheu I poetëve,
ështe lypsari
përhere mbetur;
me xhaketën e vjetër,
e kapelë grisur
mbi kokë,
bluneteve
yjet I bëjnë dritë,kaq të heshtur…

Nuk e di përse mua,
mendimet më rrahin përherë,
me zogj blu në tëmtha…?!

njeriu mendon gjithnjë,
atë që do të mendojë…!

Nuk e di ç’farë
ishte;
fjala juaj e fundit, o’ të vdekur,
ende të pakallur ?!

 

 

 

TURPET

Kaq shumë ja lodhim trupin ditës,
në zbazëti,
aq shumë sa nata
bie në plogështi.

Kaq shumë ja kemi njollosur fjalën ditës,
aq sa nata,
e pataksuar* e heshtur rri.

Kaq shumë ja lëvdojmë sytë ditës,
aq sa nata,
neveritur qerpallat ul në përulësi.

Kaq shumë e përflasim ditën,
aq sa nata,
mëkatet e njeriut.
qep gojën me fije të hekurt.

Kaq shumë e vrasim ditën,
aq sa nata,
për turpet e njeriut vesh, fustan të zi…!

 

 

 

 

SYTË E MËNGJEZIT

 

I keni parë
sytë
e mëngjezit,
kur feksin në fytyrë të ditës ?!
Herë më ngjasojnë
me sytë,
e ndritur pafajsi të fëmijës.
Herë me ngjasojnë,
me sytë dhimshur
te nënës,
kur vigjëlon mbi fëmijë…
Herë me sytë,
e shkruar,të së dashurës
në krah të lumturisë…

Çiltërsisht i gëzohen dritës
çdo herë:
Si të ishte herë
parë e ditës;
në herë te parë,
të lindjes së femijës …
si të ishte herë e parë,
e dashurisë…!

I keni parë sytë e mengjezit …?!
për mua janë,
çdo herë rilindje
në lindje të ditës !

Unë ju falem me përulje,
bekimit t’atyre syve kur vijnë,
në agim të çdo dite …

Janë sytë e dashurisë,
për jetën,që na jepet falur
Është bukuri,kaq e Bukur…
të shohësh çdo dite të re,
me sytë
e mengjezit,
kur feksin ne faqe të ditës…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s