Poezi nga Dije Lohaj
GRAFITET E MIA NĒ MUR
A thua jam e vetmja në botë
Që më ka burgosur liria?
A thua ku flenë e ku zgjohen
Ato grafitet e mia?
- R. e E. HO.
Janë në djersën e shtetit
A në drejsën fëmijërore?
Janë në themelet e kthyer përmbys,
A në kala ëndrrash
Sot e mot!
Gjithë jetën kam rendur
Me to në duar
Edhe ato më ndiqnin pas
Ato grafite me pak shkronja,
Që pikojnë gjakun tim.
Sa ironike!
Sa profetike!
O Zot, sa shumë dhembje
Ka pirë loti in,
Pêr të dëgjuar tingujt
E lirisë shpirtērore,
Kur ditë e natë duarlidhur
Vēnë pas murit ngrysesha,
Në qeli prapëseprapë shkarravisja
Të njejtat grafite.
Në atë lakuriqësi
Ushqeja shpresën me shkëlqimin e lirisë
Lexoja grafitet nëpër
Gjethe të pranverës
Në lisin e dhembjeve të mia.
UJI I GJAKUT
Si po na përflakni në këtë planet,
Në këtë baltë e ujë të pafund,
Ku bashkë me djallin
Keni ngritur kurthe përpara nesh
E ngutur keni hipur në fron,
E ne të mërguar shtyjmë ditët tona,
Si sizifi gurin e vet
Dhe shpirtit tonë si strehë
Po i japim mish e gjak,
Të zvarritur drejt errësirës…
A të vrapojmë
Apo të vështrojmë,
Shtrirë nga qielli,
Para jush,
Të mbledhur në fushimin e zi.
Mbi koka na djeg zjarri i dimrave tuaj
Tek vështrojmë lart,
Drita na verbon,
Nata na i ha sytë,
Në djersë trupat tanë notojnë,
Nga lart ju ujë gjakut i shtoni,
Të përgjumur jemi apo të zgjuar?
Kuku kukuvajka këndon,
Në degën e thatë vaditur.
NJË VARG TJETËR BALADE
Sonte
Desha t’i them të gjitha,
Të shkruaj një varg tjetër balade!
Po ku të gjej ty?
Desha t’i gjej fjalët,
Që asnjëherë nuk mjaftojnë
Për malli,
Për ëndrrat,
Për fluturat,
Për udhët
Që më sjellin te ti.
Sonte
Desha të të tregoj për zanën time të malit,
Që pllajave pret dragoin
E ta spërkas me erë molle e suferine!
Po ku të të marr ty
E të tregoj tiktaket e zemrës,
Që shkrijnë
Ata dimrat e borës së kuqe
Nëpër legjenda.
Sonte
Desha të të flas për acarin,
Për vapën mbledhur
Në zenit të shpirtit.
Sonte
Desha të shkruaj
Një varg tjetër të baladës së gjakut,
Të kuptosh se si lumturisë së zemrës
Ia kam gjetur burimin,
Mbushur me djersën e kriptë,
Me vlugun e delltë.
Sonte
Desha të dish se kam guxim
Të marr fjalën e burrit në gji,
Po ku të të marr ty?
MALL NËNË
Dielli ledhatoi malet
Tomiorr e Korab
Dhe u dha dritë thinkave të zonjës mëmë,
Tek perëndonte poshtë hijes së saj.
Sa herë loti i kapërdinte faqet,
Dheu futej në vargjet e Naimit
Në gërnja, lugje e lugina,
Në gurgullima lumi e gurre…
Sa herë që pranverat vinin tē kuqe,
Ditëlindjeve të shkruara në Dubovik,
E malli e loti kërkonin
Edhe gjysmen tjetër jashtë kufirit,
Kërkonin Bukuroshen e Durrësit
Valëve në bregdetin e Moresë.
Dielli ledhantonte prapë malet
Tomor e Korab,
Tek një rreze pëshpëriste:
Ditēn mos na e përpij,
Se pranverat
Nuk vijnë gjithmonë me ngjyrë të kuqe,
Pa stinën tënde…
Edhe gjysma jonë
Jashtë kufirit gjeografik lëngon,
Si gjysma jote, nënë!
Kur nuk e arrin malli im,
Kur nuk e arrin dashuria ime.
RILINDJA IME
Ja bulevardi i vjetër,
Djersa e damarëve të mi,
Që lag rrënjët e lisave
Kthyer përmbys…
Grimca statujash shkrehur
Nga plëngprishësit,
Që të gërryejnë
E të marrin shpirtin,
Ja,
Janë më tutje,
Ato soj dhelprash
E majmunësh
Një racë e panjohur,
Që shesin pronën time,
Aromën e foshnjës sime
Bukurinë e zogjve,
Puhinë e livadheve,
Gurrat e freskëta të maleve…
Ja qyteti im i zbrazët,
Me gjurmë ujqish.
Tashmë i shikoj e stepur
Copat e tretura
I ndjej, i shijoj
Si një relikt të vjetër
Dhe e fundit
U mësova të të dashuroj
Dhe të të mbroj mes llomotitjesh.
Sa e sa herë zgjohesha agsholeve
Përthithja ajrin tënd të helmuar,
Ah, të helmuar nga flaka
E plëngprishësve të tu…