Poetët nuk dinë të shuhen, por lënë pas veç shkëqimin dhe përndritjen e fjalës së shpirtit të tyre! / Agron Shele

bajazit Cahani

 

Poetët nuk dinë të shuhen, por lënë pas veç shkëqimin dhe përndritjen e fjalës së shpirtit të tyre!

 

Nga:  Agron Shele

 

 

Ndahet nga jeta poeti Bajazit Cahani! Vdekja e një individualiteti krijues si Bajaziti mbolli shumë trishtim tek kolegët , miqtë dhe familja e tij, por kjo ikje kaq e beftë e poetit për në amshimin e fundit mbart të tjera gjurmë, mbart peshën e artit që ka zënë rrënje në fonetekën e Letërsisë Shqiptare, mbart fluiditetin e mendimit që do lexohet dhe do sugjestionojë përherë memorien tonë dhe për më tepër mbart kujtesa të pashlyshme që e rikthejnë mes nesh me të njëjtën buzeqeshje si dikur, me të njejtën ndjenjë dashamirësie, me të njëjtin ovacion për artin dhe poezine në veçanësi, gati në përjetësi.

 

Kush ishte Bajazit Cahani:

 

U lind në Has. Ka punuar si gazetar në organet e shtypit dhe mësues i gjuhës e letërsisë në shumë shkolla të rrethit të Kukësit. Nga viti 1993 deri më 2006 ka punuar si gazetar dhe kryeredaktor në Radio Kukësi. Jetonte në Tiranë.

 

 

Ka botuar librat:

 

“Në pritje” , poezi, 1972

“Rrjedh një lumë”, poezi, 1981

“Dhe mbeta flaka në udhëtim”, poezi, 1998

“Nada, Nada dhe poema të tjera”, 2009

‘Nëpër kohë”, poezi të zgjedhura, 2009

 

 

Heshtja pikon

 

Pikë…Pikë…Pikë

Heshtja në koridorin e errët pikon

“Ik”- nuk të iket

“Të iki” nuk më iket

Pikë…Pikë…Pikë

Vetëm heshtja në koridorin e errët pikon

Ndoshta njëri-tjetrit ende i duhemi

heshtja na kujton.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s