NJË GABIM QË NUK DUHET TA BËJA / Tregim nga Hyqmet B. Hasko

 

Hyqmet Hasko- 2

Tregim nga Hyqmet B. Hasko

 

 

NJË GABIM QË NUK DUHET TA BËJA.

 

“…Para shumë vitesh, me saktesi nuk e mbaj mend, por ka qenë aty rreth viteve tetdhjetë, unë punoja në një qytet të larget të veriut dhe kisha rreth 11 vjet që kehën e kaloja në punë, i ngarkuar deri në grykë, aq sa fare pak kohë më mbetej për ta kaluar me gruan dhe fëmijet, që po rriteshin shpejt dhe pa e kuptuar…” Kështu e nisi biseden një miku im, teksa rrufisnim kafetë dhe unë ndiqja ritmin e fjlaës së tij…
Babai kishte disa vite që më kishte vdekur dhe kisha vetëm nënën që banonte në fshat te vëllai im i tretë, Nderimi. Gruaja dhe fëmijët shkonin përherë në fshat, e takonin dhe çmallshin me të, ndersa unë, për shkak se kisha bërë disa llafe me vëllanë, nuk shkoja dhe nxirrja me dhjetëra sebepe. Midis meje dhe nënës po endej pëlhura e mungesës, që megjithëse bëhej përherë e më mbytëse për mua, prap nuk më linte ta tejkaloja atë ngërç që po më mbante peng.
Një ditë isha ulur në ballkon dhe në dorë mbaja nje foto të saj, të cilën e shikoja me nge, me dashuri e dhimbje, si të ishte një ikonë. Befas më shpëtuan disa lotë, që rrëshqitën e ranë mbi foton e saj. Ime shoqe më parapriu me fjalët e saj, duke më thënë: “E di shumë mirë se sa e do atë, more burrë! Po përse xhanëm, nuk e gjen kohën të jeshë pranë saj, të rrish e të çmallesh me të!?… Jam shumq e sigurtë se e ka marrë malli shumë, ajo është nëna jote, të ka bërë kokën, punë e madhe se ke bërë llafe me tët vëlla, mos ia vër re, se të një gjaku jeni. Helbete, njerëzit grinden nganjëherë, edhe vëllezërit nuk i shpëtojnë kësaj ngasje të ligë, por kështu nuk bën. Ti ke 11 vjet që nuk shkon e nuk vjen me të tutë. Punët dhe obligimet e shumta nuk mbarojnë asnjëherë, jam e sigurt që po t’u kërkosh leje shefave tuaj, ata ta japin me dy duart, se kanë prindër vetë”.
Dëgjoja ligjeratën e gjatë të gruas dhe mendja më punonte gjetkë. Kaq i pamëshirshëm të isha vallë sa të mos e shikoja nënën për një kohë kaq të gjatë?! Në tëmtha më sëmbonte një dhimbje e fortë, më shumë se fizike ishte një dhimbje që buronte nga shpirti im i vdetëlënduar…
Një ditë prej ditësh, e mposhta veten dhe gjeta kohën dhe kurajën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte vonë, aty rreth mesnatës dhe nëna u bë merak kur ma dëgjoi zërin, mendja gjithmonë iu shkon për keq nënave… Ajo e dinte se nuk e kisha zakon që të flisja me dikë në orë kaq të vona, ashtu si dhe ajo që flinte shpejt dhe mbështillej në vetmi me kujtimet e saj. Ndaj, sa më dëgjoi zërin, menjëherë më pyeti, pa e fshehur shqetësimin:
-Si je, biri im?
-Mirë jam nënë, mirë fare, – iu përgjigja. Të telefonova për të kaluar disa çaste me ty…
Më pyeti:
-Vetëm ne të dy? U mendua pak dhe më pasatj tha:
Mirë, biri im, i shtrenjtë… Vetëm ne të dy… Në zërin e saj ndjeva emocionin e nënës. Malli i saj i vetertë, malli i nënës, sikur vinte deri në veshin tim në trajtin e ajrit të tensionuar nga pritja. Si një muzikë parajse! O Zot, sa më kishte munguar!
Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar…Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ndihej paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe m’u duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im, pak para se të vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll, me tha: “Biri im, të gjithëve u kam thënë se sonte do të dalë me djalin tim dhe që të gjithë janë gëzuar dhe me padurim presin kthimin tim për t’ju sqaruar hollësitë e këtij takimi”.
Mezi e mbajta veten, për të mos u lëshuar në gjoksin e saj, si dikur kur isha fëmijë dhe strukesha tek ajo, si në strehëzën më të qetë e më të ëmbël në botë!…
Shkuam në një restorant jo të zakonshëm, ku në cepat dhe këndet skaj rreshtave me tavolina, kishte saksi të mëdha me orkida dhe mëllaga që aq shumë i pëlqenin nënës. Ishte një lokal i bukur dhe i qetë, ku dëgjoheshin vetëm tingujt e një violinçeli…
Nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej sikur të ishte një zonjë. Pasi u ulëm, fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse nëna nuk ishte në gjendje të lexonte përveç shkronjave të mëdha. Gjersa po lexoja menunë e pasur të restorantit, nëna më shikonte me një buzëqeshje të gjerë, me dy buzët e saj të çara, me një vështrim përmallues, por të matur. Sytë e saj të ujshëm lodronin gjithë ëmbësi herë tek fleta e menuëse, herë tek unë… Pas pak, ajo ndërhyri, duke thënë:
-Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ty”.
-Ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho, nëna ime – i thashë.
Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë, saqë kur dolëm, dritat e qytetit qenë fikur thuajse kudo. Vetëm disa neonë ndritnin, sikur i bënin jehonë gazmendit që përkundte në krahët e tij nënë e bir…
Pasi shëtitëm një copë herë, kur arritëm te dera e shtëpisë, nëna m’u drejtua me këto fjalë: “Kam dëshirë që te dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që të paguaj unë!”… Ia putha dorën dhe për t’i bërë qejfin i thashë: “Po ashtu do të bëjmë… Mirëupafshim!”…
Pas disa ditësh, një lajm i rëndë më erdhi në mesnatë, nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga nje atak ne zemër. E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë te shkurtër dhe unë asgjë nuk munda të bej për të. Më kapi një mall i pa parë për nënën, krijesën më të dashur të kësaj bote, që tani e kishte mbyllur derën nga pas përgjithmonë… Kishte ikur tek të shumtit!… Një angushti po e shkundëte trupin dhe shpirtin tim, si një cunam…
Kaluan ca ditë dhe nga posta më arriti një letër e dërguar nga restoranti, në të cilin kishim darkuar unë dhe nëna ime. Ç’të ishte vallë? Në letër qenë shkruar me një shkrim të pjerrët disa fjali të shkruara nga dora e nënës sime: “Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ty dhe gruan e tënde. Ju kurresesi nuk mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në të cilën darkuam së bashku. Te dua shumë, biri im!…”
Mbeta me letër në dorë, duke vështruar për të njëmijtën herë shkrimin e saj të dashur… Gruaja m’u mbështet në krah, sikur donte të më mbante që të mos bija…
Në këtë çast, arrita të kuptoj domethënien e fjalës “Dashuri” apo “Te Dua”. Asgjë nuk ka vlerë me shumë sesa Prindërit, e në veçanti Nëna. Dhuroja kohën tënde, të cilën ajo e meriton… Ajo të ka dhuruar shumë më tepër se kohën e saj… Shpresoj se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do t’ju arrij edhe atyre te cilët ende i kanë prindërit gjallë..! Ende janë në kohë për të qenë pranë nënës, për të ndjerë dashurinë dhe ëmbëlsinë e pafundme të saj!…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s