Poezi nga Vasil Çuklla

 

Vasil cuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

 

Të matësh të pamatshmen…

 

Sekondat kalojnë, minutat kalojnë, orët kalojnë.
Ditët vrapojnë, javët vrapojnë, muajt vrapojnë.
Vitet hepojnë, dekadat hepojnë, epokat hepojnë
Kalojnë, vrapojnë, hepojnë… ku shkojnë?!
Llogarisim kohën. Masim kohën pa kohë.
Vetëm në tru njerëzor, tredimensionali njeri.
Në gjithbreza, vetëm kohët ndërojnë.
Ti mbetesh i njëllojtë, vdekëtar, po Ai…
Qeshet me ne… Nënqeshet me ne, koha pakohë.
Kron’ i patrup, trekokësh, mirë e di,
Pa Zeusin e vet, nuk jeton!

 

 

Rrëfenjë

 

I kërkoj, me armë të lanin ″hesapet″ e mëdha!…
Tjetri, përball, i përgjigjet: Jo, kurrë!
Tek shtiu mbi të, fërkon sytë. Nuk beson.
Tjetri, nga dashuria, u shndërua në gurë!
Aherë u kujtua. E kishte vëlla!

 

 

Mos më fol më për ″dashuri″!

 

U harua ajo ″dashuri″ monopatesh, të rinisë së hershme
Në puthje ngec diku, mes përqafimesh të ethshme
Në ulërrimë poresh edhe ″më″… edhe ″prap″…
Në përvëlim epshesh, djegur trupit të vlagt
Në përdhosje, moskuptim, të së brishtës fjalë dashuri
Në ngatërresë mizore qëniesh… Je kafshë… Je njeri!…
Në harbim ndjesish e ndjenjash pafund
Në kalvar fjalësh shumë, q’i merr era, i shkund…

Në kopshtnajat e Erosit… tani do të më gjesh
Në daç tallu me mua, sarkazom, në daç qesh…
Flokëzbardhur, plakush-kërrusur, pa dhëmbë
Që brrof vrik në këmbë, sa herë dëgjon emrin tënd!

 

 

E zeza mbi të bardhë?

 

Mbi letër të bardhë, u nxi e vërteta
Mbi letër të zezë, e vërteta u nxi…
A nuk duhej të zbardhe diku e vërteta?!

Haroje, haroje i miri njeri…
E vërteta veç nxin dhe mbi letër gri!

 

 

Qiriri

 

Tani q’u ndez, digjet ngadalë, tretet ngadalë
Trupin pikon, si lotin, pikë – pikë!
Në zjarr pështjellur mpaket, pa kurrë fjalë
Grahmon, përshpirtet, vdes, ja edhe një çikë…
Tek gëlltit terret, rreket… t’ju shohë Dritë.
Të zbrazni netët, rarë zemrës edhe vrarë
Tretet ngadalë, kullon ngadalë, fiket ngadalë!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s