Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Dinosaurët e Fundit-2” të autorit Riza Lahi.

 

14344270_10208790939003507_8573895120608260939_n

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Dinosaurët e Fundit-2” të autorit Riza Lahi.

 

 

Prezantimin e këtij libri sot e bëj me shumë emocione. Më kujtohet kur afro tre vjet më parë së bashku me mikun tim, mikun tonë, Riza Lahi, nisëm punën për botimin e tij. Kërkonte përkushtim siç kish kërkuar mund e sakrifica për ta shkruar nga i ndjeri RIZA. Punuam shumë e ishim gati në përfundim, por jeta ka të papriturat e saj e nuk qe e thënë që Xakja ta shihte të botuar këtë libër që e deshte aq shumë. Falë miqve të tij, që s’i kishte të paktë, falë familjes e vajzës së tij të mrekullueshme Ledia Lahi, u bë i mundur botimi i këtij libri. Ndihem krenar që munda të bëj diçka për mikun tim më të mirë Riza LAHI.

 

Roland-Lushi

Botuesei: Roland Lushi

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Lahi, Riza

Dinosaurët e fundit / Riza Lahi ; konsul. e red.

Astrit Jaupi. – Tiranë : Ada, 2016

624 f. : me foto ; 24 cm.

ISBN 978-9928-204-99-8

  1. Forca ajrore 2. Pilotë të ajrit 3. Biografia

358.43(496.5) (092)

929(496.5)

Nga recensat:

Afrim Imaj:

 

 

E LEXOVA ME NJË FRYMË

 

“Riza, pjesën më të madhe e lexova me një frymë. I mrekullushem! e them pa droje. Kam mbetur te piloti i kryeministrit…Diçka: Te lutem rezervohu ne perdorimin e fjalës “heroi yne “ se me ate fluks te jashtzakonshëm që e konsumon, të krijon një farë inflacioni “

 

Miqësisht Afrimi

 

 

Niazi Nelaj:

 

PILOTËT E SHKRUAJNË HISTORINË E TYRE DUKE GËRVISHTUR HAPSIRËN.

 

 

“U ndjeva mirë, kur lexova librin e kohëve të fundit të shkrimtarit, poetit dhe publicistit me emër : Riza Lahi.

“ Dinosaurët e Fundit”, libri i dytë. Faqet e këtij libri , më mrekulluan me larminë, me thellësinë e mendimit, me kulturën e të shkruarit dhe me rrokjen gjithpërfshirëse të dukurive. Çfarë punë ka bërë autori; çfarë durimi e vemendje u ka kushtuar ngjarjeve të largëta; çfarë dashamirësie dhe bujarie , të cilat i burojnë nga shpirti , ka derdhur nëpër radhët e librit, ai njeri!?

Nuk është e lehtë të shkruash për jetën e pilotëve, kur dihet se ata janë të heshtur dhe nuk flasin për vete. Pilotët e shkruajnë historinë e tyre në qiell, duke gërvishtur hapësirën , me siluetin e avionit e me qënien e tyre. Kur kalon sipër një aeroplan , me vija të bardha apo me utërimën shurdhuese që lë pas , njerëzit çojnë kokën , për ta parë e për ta përshëndetur . A nuk është ky një nderim e respekt për ata njerëz , të veçantë, të cilët e kanë folenë atje lart , në qiell. Kush bën shumë zhurmë e lëvdohet poshtë e lartë, s’është veç pereiferik e vlerëpak. Xakja (Rizai NN) , ka marrë anën e guximtarëve; rracës të cilës i përket. Na ka mbledhur të gjithëve: të ikur e të gjallë ,në një libër; sikurse ishim dikur , në jetë. I lumtë mendja dhe pena , Xakut tonë kurajoz!

Libri i Riza Lahit :” Dinosaurët e fundit”, të trondit. Ai ngjan me një sokëllimë, i shkon për shtat një proteste, është një apel ; gati-gati një lutje, e cila buron nga zemra e autorit e bën thirrje për më tepër njerzillëk. Deviza e tij është ethjeshtë: Të ruajmë atë që na ka mbetur. Me mirësinë e njeriut kokëplot, Rizai na bën thirrje : të shkundemi nga plogështia e të respektojmë historinë tonë. Ajo që ka mbetur, natyrisht, është pak, por, gjithsesi ,dëshmon udhën nga kemi ardhur.

 

riza

Roza Lahi

 

Të falemnderit Riza Lahi, uroj të të burojë muza , si gurrë e pashterrshme, për të na dhënë të tjerë shkrime me vlerë. Kemi mjaft nevojë për sinqeritetin e shkrimeve të tua , për kulturën me të cilën i përshkruan gjërat, për atë qëmtim të kujdesshëm e të pastër.Duke futur në këtë libër tërë atë mori njerëzish heroikë dhe ngjarje mbresëlënëse , ti ke gdhëndur , me daltë mjeshtrore përjetësinë e tyre. Dhe, kush punon për përjetësimin e të tjerëve e radhit veten me të përjetshmit! Urime e me faqe të bardhë , në libra të tjerë!

 

Në Tiranë, më 26 mars 2013”

 

 

Bledar Kumbulla:

 

MË SHUMË SE KURRË KEMI NEVOJË TË DIJMË PËR BABALLARËT TANË

 

“Libri Dinosaurët e Fundit është një përpjekje për të hedhur akoma më shume dritë në të kaluarën e Aviacionit Luftarak Shqiptar dhe njerëzve që e formuan atë. Është një histori me shume se 5 dekada aktivitet dhe natyrisht detyra për të përmbledhur ‘gjithçka’ ka qënë tepër e vështirë. Rizai ka arritur te sjellë disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe domethënëse sipas syrit të vetë protagonisteve që i kanë parë e jetuar nga afër. Për një lexues të thjeshtë, ky libër ,shërben si një dritare mbi jetën e ketyre njerzve te ajrit, punës së tyre dhe sakrificave të gjithë këtyre viteve ekzistence të Forcave Ajrore Shqiptare. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të dijmë për baballarët tanë dhe atë çfarë ata kanë bërë. Pjesët që më kane tërhequr më shumë kanë të bëjnë me ata që quajmë ‘Baballaret e Aviacionit”, brezin e parë te aviatorëve që e filluan nga hiçi dhe arritën te ngrinin nje armë ekiuvalente me vëndet e zhvilluara.”

 

 

 

PARATHËNIE

 

Autori i këtij libri shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi i njohur brënda dhe jashtë vëndit, antar i ” Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve të Shqipërisë” , i bordit drejtues së “Shoqatës Botërore të Poetëve” antar i “ Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane”, gazetar profesionist në shtypin Ushtarak, kryer Shkollën e Aviacionit Vlorë dega Pilot 1968-1970, Shkollë Filozofie 1977-1979 Riza Xhevdet Lahi, por ka qenë para së gjithash një pilot, i dashuruar përjetësisht me aeroplanin, qiellin, librin dhe i përket fatmirësisht botës sonë të pilotëve por dhe të shkrimtareve e poetëve. Rizai ishte një familjar i regullt, riti e edukoi me virtytet më të mira djalin Arxhels, dhe vajzën Ledia si askush tjetër, i dashur me te afertit, shoket e tij te jetes e punes, i respektueshem dhe adhurues i qytetit te tij te lindjes Shkodres.

Si në librat e tij të mëparshëm me temën e aviacionit, si tek vëllimi i parë dhe në këtë vëllim të dytë “Dinosaurët e fundit”, ka punuar me vullnet, dëshirë, mirësi e zemër të pastër, të dashur , të pastër si ajo e pilotëve, për të pasqyruar në mënyrë sa më reale jetën, profesionin, vullnetin dhe karakterin e fortë të burrave që qëndruan një jetë të gjatë në aerodrome , fusha aviacioni , në ajër mbi metalin prej drualumini e celiku pa ju trembur syri para asgjëje.

 

download-1

Riza Lahi

 

Rizai u nda parakohe nga jeta (31 Dhjetor 2013) por vullneti e dëshira e tij për ta botuar librin ishte shumë e madhe mbasi hasi në shumë pengesa e vështirësi megjithatë botoi vetëm një cop për ta lënë pa dashje amanet për vajzën, bashkëpuntoren më të afërt e më të dashur, botuesin e ADA-s , Landin, ne përkujdesjen e ndihmën financiare të Baba Ded Edmont Brahimaj Kryegjyshit Botëror të Bektashinjëve.

Rizai në këtë vepër thekson se Aviacioni nuk mund të kuptohej pa teknikë e aeroplanë bashkëkohorë, shkollë aviacioni, mjete navigimi- drejtimi, llogjistikë, teknikë- specialistë të shfrytëzimit, teknikë-specialistë të mirëmbajtjes, pa repartet e oficinave, të uzinës së aviacionit, bankoprovën moderne për testimin e motorrave luftarakë etj. Në vëndin tonë, të gjitha u krijuan, zhvilluan dhe ecën drejt majave më të larta të kohës nga mëndja, forca, përkushtimi, sakrifica, djersa dhe gjaku i derdhur nga pilotët, teknikët e specialistët që nga fillesat fill pas viteve 1945. Kujtojmë e respektojmë fluturimin e parë 24 prill 1951 nga piloti Peco Polena e teniku i aeroplanit Jak-9P Nr-13 Koli Cobo.

 

riza_lahi-204x300

Riza Lahi

 

Rolin kryesor për krijimin dhe zhvillimin e aviacionit e kanë luajtur furnizimi me arroplanët e parë Jak-9P e PO-2 në vitet 51-52, Mig-15 në 1955, Shkollat e aviacionit jashtë vendit por në vecanti ajo e Vlorës nga përpjekjet e para në vitet 1958 me praktikën e fluturimit të kursit të parë me komandant kursi Areteo Konomin në skuadriljen e Laprakës dhe instruktorë fluturimi Irakli Grazhdani, Petrit Malindi,Hektor Lako,Refit Jazo, Flamur Micko, Agim Spahiu dhe Zebo Dyrmishi.

Pas krijimit në 11 Maj 1962 në Vlorë, ajo u bë shëmbull frymëzimi, përgatitje teorike dhe praktike fluturuese në nivele të larta, bashkëkohore, plot vështirësi por dhe plot krenari, guxim dhe cilësi të lartë, që nga drejtuesi i parë, piloti simboli i shkollës, komandanti Babaçe Faiku , instruktorët e inxhinjerët e talentuar si Koço Andoni, Salih Dibra, Flamur Micko ,Hamit Ulqinaku, Kostadin Sadiku, Nikoll Dudi, Admir Fllaga, Naun Todo, Guri Merko, Nehar Jazenxhiu, Servet Murati, Petrika Kostani, Arqile Kosta, Ahmet Sulejmani, Lutfi Myshkeri, Nazmi Dauti, Bilbil Kasa,Hajredin Mema, Gëzim Berdo, Guri Kalaj, Skënder Mesiti, Gjergji Spaho, Isa Arapi, Gezim Ismaili, Flamur Hoxha ,Balil Hyseni, Foto Lako, Skënder Qose, Perikli Teta, Petrika Manastiri, Viktor Konomi, Servet Tusha, Thoma Ngresi, Hajrullah Jubani, Daut Gurabardhi, Qirjako Trebicka, Misir Banaj, Sinan Alimerko, Drini Shtylla, Arqile Peri, Yzedin Koçi, Sotir Kano, Qazim Krasniqi, Kiço Mëhilli, etj.

Në shkollë të aviacionit, u përgatitën dhe u diplomuan mbi 1300 pilotë, teknikë e specialist të talentuar. Shprehim mirënjohje e respekt të veçantë për përkujdesjen e qeverisë dhe shtetit shqiptar, por dhe mbështetjen tekniko-luftarake, shkollimin e edukimin profesional, akademik në çdo aspekt të ish Jugosllavisë, ish Bashkimit Sovjetik, R.P.Kinës si dhe shumë shtetete të tjera pas viteve 1992 SHBA,Turqia, Greqia, Gjermania, Franca, Anglia etj.

Respektojmë e përkulemi para pionerëve të aviacionit tonë, këtyre ish partizanëve të patrëmbur që morën të parët udhët qiellore të atdheut. Por, gjatë zhvillimit të tij, ecjes përpara, aviacioni ynë u desh të paguante haraçet e kësaj ecjeje. Qenë haraçe të përgjakura; të gjakosura me gjakun e edukatorëve, kolegëve dhe shokëve tanë. Disa nga këta pionierë të Forcave Ajrore Shqiptare ranë jashtë kufijve të atdheut; eshtrat e tyre ende nuk kanë ardhur të prehen te toka e tyre.

Piloti Ibush Vokshi ( Dëshmori i parë Aviacionit Shqiptar ) rënë në një katastrofë ajore në Ljubianë në vitin 1947 gjatë provimeve në fund të programit, Qemal Mërtiri rënë më 12 tetor të vitit 1951 në një katastrofë ajrore në periferi të Novosimbirskut të ish B.Sovjetik.

Shqipëria bashkë me të rënët në 06 Prill 2016 Pilotët e Helikopterit EC-145 Florian Delija dhe Donald Hoxha numuron 41 dëshmorë të aviacionit pa llogaritur dhe të rënë të tjerë që nuk janë shpallur dëshmorë. Dëshmori i parë rënë në qiellin e atdheut është piloti Vasil Trasha ne vitin 1958.

Eshtrat e aviatorëve tanë dëshmorë, ndodhen në varrezat e dëshmorëve, veprat dhe aktet e tyre janë nderuar dhe respektuar . Por jeta e përditëshme e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve shqiptarë nuk ka qënë vrasje, fikje motorrësh, difekte në ajër apo vështirësi të tjera të ndryshme. Jeta jonë ka qënë e bukur…pafundësisht e bukur; e bukur dhe heroike….Jeta dhe heriozmi i pilotave shqiptarë ka, të përbashkëtat e veta, por edhe veçoritë e specifikat e veta, që ndrijnë si një tog xhevahirësh gjithfarësh, keto cilësi Xakja na i paraqet në këtë vepër plot emocion e vecori të rallë.

Autori i librit, kolegu ynë, Xakja, ka ditur të vlerësojë e të japë me zgjuarësi, profesionalizëm , duke vëzhguar plot sqimë këto të veçanta aq të bukura, që të përthithin dhe nuk të lënë ta heqësh nga dora “Dinosaurët”.

 

download

 

Të shkruash për aviacionin është një nder, por të paraqitesh tek lexuesi kërkohen ditë e vite për të përshkruar aktivitetin e heroizmin e të gjithëve dhe për këtë , autori e ka pasur shumë të vështirë të përzgjidhte. Gjithsesi ja, është bërë një përzgjedhje me përpjekjen e dhimbshur, për të pikturuar disa figura nga më përfaqësueset, një pjesë janë dhënë në vëllimin e pare, por Xakja kishte hedhur shkrimet e para per vellimin e trete por ja qe jeta ka te papriturat e saj. Themi “ e dhimbshur” sepse kushedi se sa jetë plot heroizma të shokëve tanë, nuk ka qënë e mundur të përfshihen, megjithëse e meritojnë plotësisht, por e ardhmja është përpara. Me këtë rast dua të shpreh kosideratën dhe respektin për Komandat, Shtabet me kuadrot drejtues të aviacionit luftarak që ditën të drejtojnë me profesionalizëm e aftësi të rralla, duke dhënë plot fuqi shpirtërore në kontributet e tyre në fuqizimin e armës së aviacionit. Ata kaluan e përballuan me sakrifica situata shumë të vështira, veçanërisht drejtuesit e Aviacionit Babace Faiku, Edip Ohri, Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Perlat Binaj , Perlat Sula, Astrit Jaupi, Dhori Spirollari, Frederik Beltoja e sot Vladimir Avdija. Drejtuesit e parë (Në Laprakë) – Babaçe Faiku, Irakli Grazhdani, Peço Polena, Sejdo Kamberi, Petrit Malindi, Anastas Ngjela, Hamit Ulqinaku, Naun Todo, Servet Murati, Hamza Koci, Bardhyl Hamzallari, Petrit Skendo, (Në Kuçovë) Niko Hoxha, Fahri Bubësi , Refat Kasimati, Bardhyl Taçi, Harilla Rebi, Vasil Andoni, Agim Balili, Fatmir Meçe, Agim Matraku, Gëzim Ismaili, Epaminonda Tupa, Andon Todri, Flamur Hoxha, Balil Hyseni,Tomor Dyrma, (Në Rinas) Niko Hoxha , Haki Jupasi, Mahmut Hysa, Gezdar Veipi, Idriz Hoxha, Petrit Liçaj, Murat Arra, Vladimir Avdija, Agim Duro, Thanas Kuleci, (Në Farkë) Lulo Musai, Refat Kasimati , Hetem Mehmeti, Sinan Çela, Servet Kaçi, Enver Taho, Beqir Barxha, Syrja Gjoka, Raqi Qari, Frederik Beltoja, Sokol Çunaj, Kuto Hasani , (Në Gjadër) Gezdar Veipi, Dhori Zhezha, Klement Aliko, Shahin Guraj, Shefqet Lata, Raqi Qari, Lutfi Qyra , ( Ne uzinen Kucove ) Daut Gurabadhi, Sotir Kano, Kadri Guri,Sinan Alimerko, Arqile Peri etj. Në këtë vëllim të dytë të “Dinosaurët e fundit”, do të ndeshemi me intimitetet e jetës së aviatorëve të shquar, si Koço Biku, Gezdar Veipi, Salih Dibra, Dhori Zhezha, Andrea Toli, Musa Kame, Myzafer Zaho, Bilal Sina, Bilal Josa, Guri Merko, Gjergji Spaho, Petrit Dashi , Lytfi Qyra, Luan Baçi, inxhinjerëve e teknikëve si Daut Gurabardhi, Arqile Peri, Turabi Halili, Xhelil Përzhilla, te guzhinjerit të pilotëve në Rinas Osman Maloku , doktorit të pilotëve Lefter Yzo , e deri te ata të brezit të sotëm që drejtojnë e fluturojnë me helikopterët, të vetmit mjete ajrore të aviacionit tonë .

Aviacioni ndër vite eci në rrugë të reja duke u ndeshur me shumë pengesa e vështirësira për zhvillimin, modernizimin, stërvitjet taktike operacionale, strategjinë ushtarake, eci përpara me guxim e me një armatë të tërë profesionistësh.

Vështirësitë e teknollogjisë, ngjarjet, ndërprerja e marëdhënieve diplomatike me ish Jugosllavinë në vitet 1948, ish Bashkimin Sovjetik në vitet 1960, me Kinën më 1978 dhe ngjarjeve tragjike ne Mars 1997 e rënduan dhe e rrezikuan shumë aviacionin, por shpirti, dashuria për armën e aviacionit bënë që personeli i saj, me dituri, shkencë, zgjuarësi, experiencë, profesionalizëm, i kaluan situatat, ruajtën e futën në gadishmëri repartet e aviacionit, prodhuan karburantet në Shqipëri, krijuan, fuqizuan ofiçinat, uzinën dhe shkollën e aviacionit .

Le të krenohemi jo vetëm me detyrat luftarake, mbështetjen e operacioneve të forcave tokësore, detare por dhe për kontributet në situatat e krijuara gjatë krizës e vitit 1997, në luftën e Kosovës1999 , në stërvitjet e përbashkëta me vëndet partnere e të NATO-s, dhe në veçanti, për kryerjen e operacioneve të kërkim – shpëtimit në rastet e fatkeqësive natyrore për popullatën, por dhe në ndihmë të aksidendeteve dhe ndihmës mjekësore në të gjithë vëndin. Janë të shumta rastet plot heroizëm e shpirt sacrifice , në kondita të thjeshta a të vështira të motit, natën, mes reve, në shi, dëbore, në det, lumenj, furtuna e stuhira me një guxim e trimëri për të lënë mbresa e dashuri te njerzit, te populli i thjeshtë, te ata që jetojnë në vënde të izoluara e të rezikuar nga fatkeqësi të ndryshme.

Ngjarjet e 22 Nëntorit të vitit 1989 në Llogara me dy helikopterët Mi-4 dhe më 16 Korrik 2006 në det me helikopterin qeveritar Bell-222U ,tregojnë se si dhe me sa përkushtim shkuan për të shpëtuar jetë njerëzish aviatorët tanë trima dhe humanë, derisa dhanë edhe jetën e tyre.

Rizai në bisedat që zhvillonim kërkonte të dinte me detaje ecurinë dhe zhvillimin e aviacionit por unë po shkruaj vetëm disa fragmente nga veprimtaria ime e viteve 1993-2008…..

Pas viteve 2000 resurset e helikopterëve Mi-4 po mbaronin dhe pilotët rrezikoheshin në mos trajnimet. Mirëpo, falë mbështetjes dhe përkujdesjes së shtetit dhe qeverisë, në vitet 2001-2003 u arrit marëveshja me Forcat Ajrore Italiane, ne u pajisëm me helikopterë AB-206 e AB-205 dhe me trajnime te reja. U rikonstruktua gjithë infrastruktura e Farkës dhe shkollës së aviacionit deri tek kabinetet e reja, te sallat dhe mjetet moderne të mësimit të gjuhës italiane e kabinetit të gjuhës angleze. Por teknollogjia e re për rinovimin e Mig-ëve ishte bërë shumë e vështirë si në koncept dhe në kosto ekonomike. Në fillimet e viteve 2000 aviacioni e kishte buxhetin sa për të blerë një helikopter “Cougar”… Nisi një kohë kur “Strategjia kombëtare dhe ushtarake”, çështje më kryesore kishte mbështetjen e vëndit dhe popullatës nga fatkeqesitë natyrore dhe katastrofat e ndryshme. Po jetonim në kushtet e përfundimit të luftës së ftohtë, në kushtet e teknollogjisë së vjetëruar të aeroplanëve, mbështetjes llogjistike te dobët , të pa ndërveprueshme me partnerët.

U përgatitëm dhe u futëm në aleancën më të madhe historike NATO.

Në vitin 2006, me cilësinë e drejtuesit më të lartë të aviacionit shqiptar, realizova një vizitë pune në Komandën e Forcave Ajrore Italiane në Romë. Gjatë bisedës në zyrën e Komandantit homolog, Gjen. Leitnant Leonardo Tricarico, u zhvillua kjo bisede:

” Gjeneral Jaupi! Kur ju fluturonit me aeroplanin MIG-17, MIG-19 dhe Mig-21 në Gjadër- Lezhë, unë fluturoja në Itali me aeroplanët MB-326, G-91/T, F-104 , AMX, ne përgatiteshim dhe stërviteshim kundra njëri tjetrit, por nuk e shihnim dhe nuk e njihnim njëri tjetrin. Kurrë nuk e pashë njëherë bregun shqiptar. Ne, në periudhën e luftës së ftohtë , nuk i shkelnim dot hapësirat ajrore Shqiptare, e kishim të ndaluar rreptësisht. Por dua të cilësoj se, mbrojtja ajrore shqiptare qe e forte, radarët, raketat dhe aeroplanët tuaj ishin të nivelit cilësor e bashkëkohor”… Por në bisedë e sipër pyeti përsëri:

”Gjeneral Jaupi tani me kë tip aeroplani fluturon?”

Iu përgjigja plot siklet: “Me Helikopter!”……

Kuptohet pse e bëri pyetjen. Ai vazhdonte të fluturonte me teknikë të re moderne me aeroplan, F-16 kurse ne nuk kishim asnjë aeroplan……

Pas viteve 1992 si gjithë strukturat civile, ushtarake dhe Aviacioni do pësonte ndryshime dhe zvogëlime, heqje nga përdorimi të teknikës së vjetër, të strukturave mbështetëse të personeli etj.. Që nga viti 1974 në aviacionin luftarak nuk kishim patur rinovim e futje të teknikës të re, perveç helikopterëve të policisë së shtetit dhe helikopterit të Presidentit. Me këtë rast, theksoj me dhimbje, por kryelartë, se kohët e reja kërkonin projekte e strategji të reja, ekonomia e dobët nuk përballonte shpenzimet të mbështetjes llogjistike por dhe ato të stërvitjes. Le të kujtojmë se, në vitet 1985-1992, një pilot me 10-15 orë fluturim në vit duhej të realizonte detyra të përdorimit luftarak . Tok me epokën e re mbas viteve 1990, natyrshëm ka lindur edhe pyetja: ” A ishim të përgatitur për këto ndryshime cilësore e sasiore?”

E themi sinqerisht”jo”. Na kishte rrëmbyer euforia, nostalgjia , projekte e strategji të reja të cilat nuk kuptoheshin. Por, përditë, po bëheshin më të pakuptueshëme si nga ne dhe nga drejtuesit civilo-ushtarakë dhe vetë politika… Le të kujtojmë diçka me shumë interes.

Në vitin 1993, në komandën e aviacionit për një periudhë 3 mujore u vendosën dy pilotë amerikanë për të dhënë asistencë në strukturat e aviacionit. Në përfundim të misionit ata rekomanduan:

1 – Mbani në strukturë dhe fluturoni me aeroplanë të vegjël të cilët janë ekonomikë, si në mbështetje llogjistike , në resurse, të thjeshtë në pilotim, veprime operacionale , të sigurtë në përdorim si Mig17 mësimorë e luftarakë,Tip61, AN-2 dhe veçanti helikopterët,

2 – Fluturoni sa më shumë orë natën; fluturim me instrumenta me Tip- 61, ruani eksperiencën, përvojën dhe specialistët tuaj të përgatitur në shkollat tuaja,

3 – Aeroplanin me helikë Tip- 61 e cilësonin si më të mirin për studentët dhe trajnimet në të gjitha kushtet meteorologjike dhe të gjithë pilotët, pavarsisht nga eksperiencat, të mernin sa më shumë orë fluturimi me ‘të,

4 – Zhvilloni strategji e projekte të reja afatgjatë, të lidhur ngushtë me zhvillimet ekonomike e strategjike të vëndit tuaj, aeroplanë sa më cilësorë por ekonomike ,të vegjël për hapësirën tuaj,

5 – Merni dhe shfrytëzoni rekomandimet dhe eksperiencë nga vëndet e vogla dhe të lindjes që janë futur në NATO.

Në vitin 2005 kur rekomandimet e ekspertëve të huaj e mbështën për të mbajtur në strukturat e aviacionit aeroplanët me helikë An-2 , të aeroplanëve ekonomikë e trenerues për pilotët Mig-17 luftarak e mësimor, helikopterëve për detyra të përgatitjes së pilotëve të rinj, detyrave speciale, shërbimit SAR dhe kryerjes së detyrës së rojes ajrore ( Air-Policing) për çudi, u deklarua se Shqipëria ka hequr nga përdorimi strukturat dhe të gjithë aeroplanët “me krahët fiks” ……

Në fakt, ne vazhdonin të kishim në strukturë të miratuar (të rekomanduar) personel pilot, teknik, specialist për aeroplanët An-2, Mig-17 e Uti-Mig17 dhe disa në konservim në aerodromomin e Kuçovës, i cili që nga viti 2003, po rikonstruktohej e modernizohej infrastruktura nga marëveshja e nënshkruar me Forcat Ajrore Turke.

Kishte erdhur koha e lindur shpresa të reja me vënien në zbatim të projektit të masterplanit modern të Heliodromit të Farkës mbështetur nga marëveshja me F.Armatosura Italiane dhe fondet nga M.Mbrojtjes dhe më e rëndësishëmja pajisja me helikopterë shumë rolësh e sidomos transporti e shërbimi SAR, u gjallërua stërvitja, gadishmëria, përgatitja e pilotëve të rinj.

Kujtoj me krenari profesionalizmin, guximin, eksplloatimin cilësor të teknikës si në tokë dhe në ajër, kryerjen e fluturimeve me rastin e 50 vjetorit të armës së aviacionit 24 Prill 2001 në Rinas me të gjitha tipat e helikopterëve, aeroplanëve si: Mi4, Mi8, AS350B, Aluette3, AN2,Uti-Mig15,17, MIG15,17,19,21, me ushtrime pilotimi treguese, pilotazh me luftarakët, hedhje me parushutë nga An-2 dhe operacione kërkim-shpëtimi me helikopter. Qe një një ditë fluturimi e paharrueshmëme, plot emocione e stres deri në përfundimin me sukses; ditë gëzimi e mrekullueshme por dhe mbresëlënëse si e fundit në ata përmasa nga pjesmarrja e avionëve dhe shikuesëve.

U hoqën Mi-4 dhe u zvëndësuan gradualisht me helikopterë turbo-helikë perëndimorë, ekonomikë, më të përdorshëm për vendin tone, më të sigurtë dhe sot, me kënaqësi e krenari themi se në aviacionin shqiptar, në parkun e helikopterëve, janë AB-205, AB-206, A-109, BO-105, EC-145 dhe fluturohet me helikopterin më modern në Europë “Cougar” – prodhim i kompanisë “Eurocopter”, ky proces nuk u realizua në aeroplanët luftarakë , le të jetë objektiv i së ardhmes …. Krenohemi me përparimet në krijimin dhe modernizimin e kompanive ajrore private në Shqipëri , shërbimet në infrastrukturat moderne, teknikë bashkëkohore; në modernizimin e përgjithshëm të Aeroportit ‘Nënë Tereza”, shërbimet e trafikut ajror të kompanisë “ALBCONTROLL” në infrastrukturë moderne, me sisteme të reja teknike- komunikimi , navigimi, zbulimi me radarë, qëndër e re operacionale , kullë fluturimi e re , sistemi i meteorollogjisë dhe sallë super moderne (ACC) të shërbimit të trafikut ajror dhe menaxhimit të hapësirës ajrore shqiptare .

Besojmë e shpresojmë se nuk është e largët dita e blerjes së avioneve me krah fiks, pra, luftarakë, për të ruajtur hapësirën ajrore shqiptare “Air-Policing”, një radar primar civilo-ushtarak ,dy radarë mobil, një skuadrilje gjuajtës-kapës… dy aeroplanë transporti i mjaftojnë Shqipërisë…

Rizai në përgjithësi i miratonte e kishte besimin në zhvillimin e perspektivën por aeroplanët luftarake i kishte merak dhe shpresat si ne të gjithë le të jenë objektiva të së ardhmes……..

I përjetshëm jeta dhe vepra e pilotit shkrimtarit Riza Lahi

 

Gjen.Brig®Pilot: Astrit Jaupi

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s