Poezi nga Fatbardha Sulaj

fatbardha sulaj 1

Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

 

***

 

Sa vlerë ka zhdukja,

kur u bëmë një

i fshihesh vetes,

por kohës,  jo më…

 

 

***

 

Të një sëre jemi,  thamë

sa herë bëmë amin

dhe s’ u pamë.

Të një sëre

pa yje në flokë

Endur kështu

në dhe mbi tokë…

 

 

***

 

Zgjata duart ,

se dhe ti zgjate duart

tej dritares tashmë të mbyllur.

Krijuam errësira për të kuptuar

sharmin e dritës tonë netëve.

Zgjata duart,

se dhe ti zgjate duart,

për të ndierë prekjen.

 

 

***

 

Askush nuk më tha: si je?

As ti vetë…!

Asnjë zog në horizont fluturim

nuk rrëfeu veç përplasjes,

së krahëve në ajër

As ora nuk foli:

si je ti?

As ti vetë s’ u bëre mbinjeri

Askush nuk më tha: si je?

As në një privat call,

ku frymamarrja

friket të bëjë zë.

Askush veç parandjenjës

nuk flet

As ti vetë…!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s