O, PO, ASHT MIRË K’TU! / Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

 

Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

 

 

14440653_1135559306531646_1006882370346793974_n

PO, PO, ASHT MIRË K’ TU!


(Para nji barku me bebe, qi po del në jetë)

 

Prej atij globi kam dalë edhe unë
Prej globit amnor,
Qi rrotullohet në boshtin
E shpirtit tem
Nëpër horizontet e zemrës asht ndal,
Ku numron dhimbjet e lindjes,
Nji, dy, tre.

Durt e nân’s kanë bâ tubë çarçafin,
E djersa bâhet gati me pik nëpër trup,
Mjaltit t’buzve, i gjoksit me plasa,
E fryma sa nuk asht nal,
Nji, dy, tre.

Asht mirë k’tu!

Ama floktë e tu
Kanë m’i ba tela
E kanë me ta lidhë zânin,
Por ti duhet m’u m’su me fol edhe pa zâ!

Po, po, asht mirë k’tu,

Ama fryma e tjetrit
Ka m’e pshtjellë qenien e tâne
E ka me ik,
E ti duhet me ditë m’i rritë thojtë,
Qi m’e shky çdo frymë,
Qi t’pshtjell rrejshëm.

Po, po, asht mirë k’tu!

Kanë me t’msu me dekë,
Hala pa ardhë deka,
Ama ti duhet me marrë dekën
E m’i dhâne jetë,
Me marr dheun e m’i dhâne frymë,
E lisave m’u dhânë qmushtin tân kur t’rritesh.

Po, po, asht mirë k’tu!

Ki m’u ul n’guj
E krejt botës ni palë sy m’ia dhânë
Kanë m’e t’i hângër e me t’i kthy,
E ma s’ke me pa,
Ama veç ke me ndje dritën e jetës,
Qysh t’kalon para sysh,
Por ti s’e sheh,
E n’fund
Ke me ndie dorën e nën’s,
Qi t’prek lehtë
E ke m’u ngirt n’kamë
Me ec e m’u rrzu n’gjurmë tua.

Po, po, asht mirë k’tu!

 

 

Kaltrine lohaj

Kaltrinë LOHAJ

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s