Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

14408976_1413356755359543_89062624_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

TEH

 

Një burrë

Si tehu i shpatës

kaloi mbi buzwvarrrin tim

Deshi ndoshta jetë të më japë

 

Vdekjen

Më pranë se kurrë ma afroi

Me dy fjalë

Vdes për ty!!!

 

Na vdesin

Më shumë

Ata që na jetësojnë.

 

 

PO BIE SHI DYSHIMESH

 

Po bie shi,

por ti nuk e sheh i dashur

Litarët varen në xhamat e gjelbërt të syve,

si shelgje lëvoren flokët e pakrehur mbi supe

lagur e ngatërruar me pikëlat e marrisë.

 

Ti nuk e di më duket,

se si gjeta gremça pikëpyetjesh,

Rrugës nga kalonin mendimet e tua,

për t’u bërë mahnija ime e pamatshme

dhe zemërimi im i dallgëzuar…

 

Sepse era ti fshin kujtimet me re

e ti harron, harron se m’don

Harron se m’ ke premtu, në çdo sekondë,

Me m’ dasht gjithmonë…

 

Sepse ti

edhe pse jo i zakonshëm

në fund të fundit je thjeshtë, burrë

me një zakon burrnor:

Harrues fare i lehtë

gjërash të rënda…

 

Po bie shi, i dashur,

Po bie shi!

 

 

NË DUART E TUA…

 

Unë shkova,

po koka ime mbeti pas

Kërkonte errësirës rrezet e trupit tënd

të syve,

që më kot u lodhën duke mbajtur

Liqenet e kthjellëta,

Në zgavrat e rrejshme

të shpërfilljes…

 

Unë shkova,

por dora ime u shtri në falje

Kërkonte të prekte atë që nuk e the

atë që s’dite ta thuash

atë që s’mundesh ta artikulosh

Sado të duash…

 

Unë shkova,

por këmbët e mia u ndalën, qendruan s’ mu binden

Donin sërish me majën e këpuces tënde

të loznin,

të humbnin ne prekje…

të kërkonin këmbët e mia

E dhimbnin,

ndërsa ti në të kundërt ecje…

 

Unë shkova,

por me veshët e zemrës time

Dëgjoja tek pëshpërisnin

flokët, hunda, buzët…

Kërkonin erën tënde

ti lëmonte

në mbrëmjen e muzgët…

 

Unë shkova,

vërtetë shkova…,

por tërë ekzistenca ime

më iku

Ra e peshoi në duart e tua

Kuptova, kjo ish…

E vetmja mënyrë

Me të cilën,

Mund

Të të dua!

 

 

M’ THUJ

(gegnisht)

 

Mos m’ thuj

se jena dashtë

se ndoshta asht shum’…

 

Mos m’ thuj

as se jena urry

se ndoshta, kjo asht ma shum’…

 

Veç, m’thuj

se ke me ken,

andrra jeme, e pagjum’…

 

 

SE KOHA ËSHTË ATY

 

Si s’ erdhi dikush të më thotë,

se lumturia është ajo që ke jetuar, dhe kaq,

se përmbushja e dëshirës nuk është dëshira vetë,

por vdekja e saj.

 

Si s’ erdhi dikush të më thotë,

se ngopja është boshatisja e shpirtit,

e kurrë mos kërko, në sy bosh jetë për të jetuar,

se tënden ta marrin e s’ta kthejnë.

 

Si s’ erdhi dikush të më thotë,

se edhe nëse nuk e jetoj një çast timin,

si ai i jetuari fuqishëm, njëlloj do iki

dhe të më tregojë se ikim ne e jo koha.

 

Ajo është aty,

pa forme, pa ngjyrë, pa kurrfarë, shije,

sepse pa ne ajo nuk ekziston…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s