Poezi nga Festim Liti

Festim

Poezi nga Festim Liti

 

 

ILUZION MAKABËR 

 

Rrëmbeva një kandil të ndezur, flakadan,

Nga varri i bardhë në varreza,

Ndjesë i kërkova,

robit të urtë që s’ besonte,

poshtë pllakave të mermerta, kallkan.

Desha të ndriçoja,

Botën misterioze, të lodhur, të hutuar.

Botën njerëzore të  përhumbur,

Të endur në kryqëzata luftrash,

pritash, pabesi, moral-djegur shkrumbëzuar.

Një Eleksir kërkoja nëpër errësirë,

Të ngrysja një ditë të vetme pa ankth,

Një natë të vetme të fliija,

Pa ëndërra të frikshme e pa makth….

Oh, sa mision i pamundur që ishte,

rraskapites gjer në dhimbje !….

Përsëri u ktheva tek varri i bardhë,

E lashë kandilin të digjej,

Te ndriste njeriun e poshte dheut,

Sipër shkëlqenin si smeralde pllakat e bardha.

Ç’ të duhet jeta në këtë botë,

xanxare,z ullumqarë e vrastare,

Je mire aty ku je fqinji im i ardhëshëm

Qetësi olimpike, e jeta si në përralla…..

 

Larisa, korrik, 2016

 

 

-BILBILI 

( Një bejte, për qejf )

 

Në degë të bajames,

ia thoshte bilbili,

Avaz të vjetër kishte marrë,

Dhe pylli, ne det lotësh, ngashërente,

nga kjo melodi, me derte, me të qarë…

E pyeta se ç’ bëhej nëpër botë,

U përgjigj, jo pa inat, këngëtari,

Ç’ të duhen të tjerët, o pallë?!

s’ e sheh që mileti u shkri, u bë rrotë?

Dhe unë kam menduar, një ditë,

zanatin ta ndërroj,

Do bëhem parlamentar,

E kam vrarë shumë mendjen,

më mirë të jesh një trap deputet,

se sa një këngëtar mbret……

 

Larisa, shtator, 2015

 

 

SHTËPIA IME

 

Shtëpia ime është buzë reve të zeza,

i vetmi burim drite janë vetëtimat.

Shtëpia ime është ndanë shtrëngatave,

që me draprin e erërave,

korrin pemë, pallate e shpirtëra…

Pranë frikës është shtëpia ime,

në periferi të lagjes së krimit.

Ja rruga e narkomanëve!

Ja rruga e kusarëve!!

Një putanë nomade kërkon sheshin e kasapëve

të mishit të gjallë…..

Në qendër të qytetit,

ngrihet, mizorisht, në formë bajonete,

vila madhështore e vrasësve….

Shtëpia ime është e vogël,

pa mure, tavane e dritare,

qiellin e mesnatës ka për çati,

por është kaq e madhe,

sa brenda saj, ndjej gjithë aromat e pranverës,

gjithë lirinë, paqen, dashurinë….

 

Larissa, 1999

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s