Sot… / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

 

14442628_1159347100822092_1848822539_n

Sot…

 

Cepa resh
gërvishtin qiellin
dhe trishtimin, në pika shiu derdhin,
lëndinash të virgjëra shpirti
shuajnë etjen.

Në një trokitje – ritëm
çastesh të fjetura
zbrazëti zemre
rrjedh pika-lot
qerpikëve të fshehtë.

… dhe afshin e nxehur
në psherëtima të klithura
erosit qiellor,
lart përcjell…

Edhe qielli qan !

Zhurma hapash larguar
në trotuare vetmie…
simfoni melankonike
valsit gri të pambaruar…

Nën tinguj vjeshte ngjyrash veshur përhumbim…

Mes frymarjesh dhe rrahjesh
Drithërimash stine,
Rrugicave të heshtura…
Në hapësira ndjenjash
Tretur…

 

@Julja

 

 

juljana

Juljana Mehmeti

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s