KOHA, KUR PROBLEMI YT ISHTE EDHE IMI

JETË MODESTE- ZEMËR E MADHE

natasha

Nga : Natasha Limaj

Ishte mbasdite dhjetori . Të mos gaboj me kujtesën (aty nga ora 18ºº), kishte rënë errësira, Papritur dëgjohen hapa të shpejta  në avlli. Brenda sekondit shtyhet dera dhe gjitonia jonë, Haneja, flet :

-O hanko Yrvede , si do ma bësh?…Më erdhën  njerëz për darkë , mbase ke ndonjë zog ?..

-Uh moj e uruar, unë i kam shumë të  vegjël, një muaj kanë që kanë dalë dhe nuk bëjnë për t’u therur!… Edhe pak mish që kisha, e hodha  në tenxhere, se më ka ardhur vajza  me dhëndrrin për darkë!…

Në qoshen, pranë oxhakut,  me zjarrin kaminë, po ngrohej babai duke  afruar shpuzën  nga vetja . Edhe pse e dëgjoi bisedën e dy zonjave , nuk ndërhyri (si tradita e burrave kaninjotë, që në biseda grash, nuk ndërhyjnë ), por bluante kontekstin e saj në të thella. Haneja, duke parë të pazgjidhshëm problemin,  u drejtua për nga dera. Pa mbrritur mirë në mes të koridorit, dëgjoi që e thirrën.

-O Hane , ktheu !… Ajo e habitur qëndron në fund të dhomës,  hedh shikimin sa te babai , sa te mamaja dhe me sy  kërkonte , pyeste ç’doni?..

-Merre tenxheren me gjithë gjellë !…Foli babai si me urdhër.

– Ç’thua  ?…O Baba Selim ?..Jo-jo…, ju.., keni njerëz  për vete!..

–Po merre, moj zonjë, se ne dhëndrrin e shtëpisë kemi, do bëjmë  si do bëjmë, kurse ti mund të kesh njerëz të huaj, të paardhur ndonjëherë e turpërohesh!… Haneja, me një dashamirësi të madhe, dritë në fytyrë  dhe  gëzim të brendshëm që do të nderohej, mori tenxheren me gjithë zënset, pasi ajo ishte ende në vlim dhe mund t’i digjeshin duart. Nuk e besonte dot dhe  mundohej duke murmuritur të gjente falenderimet më të gotitura për zemrat bujare të kësaj shtëpie. Edhe sot, po ta pyesësh këtë zonjë, e di që do ta tregojë me nostalgji dhe mallëngjim historinë, pasi veprime të tilla gdhenden thellë në memorje . E pra, të dashur lexues, kjo është “një grimcëz jete modeste, por me zemër të madhe”  që ma rifreskoi kujtesa . Mbase duket arkaike, e mbuluar nga pluhuri i kohës, por kam arritur në konkluzionin  se e vërteta mbetet gjithmonë e re, e bukur, e dobishme !…

 

/ N . L . * F *  28 . 7 . 2016 ./

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List