Flori Bruqi në shënimet e bashkëkohësve.

NJË PERSONALITET I SHQUAR I KULTURËS SHQIPTARE.

Eshref Ymeri

Nga:  Eshref Ymeri

Libri më i fundit i autorit Flori Bruqi, me titull “Nëse kam ditur të guxoj”, është një tjetër dhuratë e çmuar që ai i bën masës së gjerë të lexuesve, në kuadrin e korpusit të veprave të tij të begata, duke filluar që nga ato artistike, deri te veprat shkencore, kritike dhe publicistike. Libri hapet me një shënim kritik të poetit, shkrimtarit dhe publicistit të talentuar Naim Kelmendi, i cili është edhe redaktor i tij. Paskëtaj vazhdon një cikël poetik i autorit që shërben si “tahta mbi kadife”, apo, thënë ndryshe, “si qershi mbi bakllava”.

Krijimtaria poetike e Flori Bruqit, sipas këndvështrimit tim, përfaqëson gulshet e shpirtit të një krijuesi thellësish lirik që për asnjë çast nuk gjen qetësi. Është bota e një krijuesi me frymëzim të hyjnishëm, i cili, në qendër të universit të vet poetik, ka vendosur njeriun shqiptar. Përmes plazmimit të karakterit shqiptar, del në pah individualiteti i tij i papërsëritshëm.

flori bruqi

Flori Bruqi

Krijimtaria e Florit është edhe rezultat, edhe proces. Rezultati duket në çdo sekondë të shfaqjes së tij në vargun poetik, kurse procesi vihet re në shpalosjen e botës së tij të brendshme, si shëmbëllesë fort e virtytshme. Pikërisht kështu vjen e ravijëzohet para lexuesit teknologjia e plazmimit të shpirtit poetik të Florit, madje edhe kur trajton një problem të karakterit shkencor apo publicistik. Ky plazmim ka kaluar përmes mohimit të gjithçkaje të dëmshme që mund ta infektonte në kushtet e një mjedisi amtar, por që ligjin në të e bënte një pushtues i huaj. Në një mjedis të tillë madje rreziku i infektimit shpirtëror bëhej më kërcënues prej bashkatdhetarit që qe vënë në shërbim të të huajit. Pikërisht në këto kushte Flori i është kthyer vetvetes, për të dëgjuar tërë sy e vesh mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e veta.

Me një çiltërsi befasuese, Flori krijon në vargjet e veta një botë psikologjike dhe intelektuale të njeriun në të përpjetat dhe në tatëpjetat e jetës së përditshme.

Në poezinë me titull “Ç’rëndësi kishte e ka  gjithçka?!” lexojme këto vargje:

Është tre pasdite, gjithçka kundërmon vdekje…

E di, është e kotë të kthehem në shtëpi, të shkruaj

dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta,

Ç’rëndësi ka?!

Nga këto vargje, herë-herë të krijohet përshtypja se Florin e ka kapluar një ndjenjë pesimizmi të pashpresë, a thua se ai po e kundron botën përmes një lenteje erratake. Por kjo është një përshtypje e rreme. E vërteta nuk është kështu.

Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer – 1788-1860), në veprën e tij me titull “Aforizma të urtësisë jetësore”, thotë: “…kush e shikon gjithçka në një dritë të errët dhe është i përgatitur për më të keqen, ai gabon më rrallë në parashikimet e veta, sesa njeriu që e shikon jetën si fushë me lule në ngjyrë trëndafili”…

fbneshenime

            Pjesë nga libri “Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,256 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List