Poezi nga Astrit Balliu

astrit 1

Poezi nga Astrit Balliu

 

 

DAKORD NËSE MË NJEH…

 

Në do të gjykosh mua,

dakord me sa më njeh vetë.

Por ato hamendjet e tua

zor se mbajnë ndonjë t’vërtetë.

 

Në nisesh nga sa të thonë

të tjerë ty për mua,

Ta dish që në mes tonë,

ka mal…dhe një përrua.

 

Në paç këmbët në ujë,

dhe dorën strehë mbi ballë.

Të tjerë bëjnë shumë bujë,

për ç’kujton ti me mallë.

 

Në kërkon degë të kapesh,

të dalësh nga përroi.

Ta dish që më shpejt doli

ai që mirë “notoi”… !

 

 

SMIRËSIT…

 

Nuk të qeshet buza

rri vetëm ankohesh,

veç gjendjes së tjetrit

rri dhe i lakmohesh.

 

Kujton lumturia

ylberit i ngjan,

e sheh “n’oborr t’tjetrit”

thua se ai ta “mban”…!

 

Si s’u mësove  vallë

dhe ti të mjaftohesh,

jo shpesh, mbase rrallë

por do të lumturohesh.

 

Dhe do ta shohësh vetë

që ia vlen më shumë,

të thuash”-“lëri tjerët”

të shoh çdo të  “bëj” unë…!

 

Kështu pra i dashur

smirës i mjeruar

duke u marrë me tjerët

veten ke harruar…

 

 

ËNDRRA E KA EMRIN…GRUA !

 

Padyshim që mua,ëndrra më mban gjallë

madje është ushqimi im i preferuar.

Dhe pasi ka “ikur”,them-pse,ç’pati vallë?

Kthej të shoh mbi të,ashtu shpirtrrënuar.

 

Po,shpesh them me vete-ç’qe ky fat për mua?

Kaq ëndrra sa thura,si më braktisën vallë?

Qesh me vete,them…e ka emrin “grua”

Kur s’di si t’i sillesh,e kujton me mallë…!

 

 

I LASHË TË BESOJNË…!

 

Kam dashur gjithmonë të flas, të diskutoj,

me njerëz që hiqen të fjalës,të dijes.

Vështirë e kam patur, haptaz e deklaroj,

kanë reaguar, thua se ishin  nën efektin e pijes.

 

Kam dashur, jam lodhur, Me vete kam thënë,

si vallë këta njerëz,që janë njerëz  besojnë.

Kur shteg për të folur,ata s’më kanë  lënë,

Që janë më të zgjuar i lashë të besojnë.

 

 

One thought on “Poezi nga Astrit Balliu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s