Poezi nga Elona Tabaku

Elona Tabaku

Poezi nga Elona Tabaku

 

 

KJO DITË MOS ARDHTË KURRË.

 

Ndoshta një ditë do shuhet dielli

Do qaj e do ulërasë i imi shpirt

Ndoshta do çahet toka e qielli

Kur në sytë e mi s’do ket më drit.

 

Dhe detet e etur për pika shiu

Do shuajnë etjen me lotët e mi

Se syri im ekranin e nxiu…

Nata më mbyti në llumin e zi.

 

Por ti s’u trëmbe nga stuhia

As klithma ime s’të largoi

Flokët e thinjur nga mërzia

M’i kreh, ndërsa unë vajtoj.

 

Dikur isha unë që të stolisja

Unë t’a shkundja pluhurin mbi sup

E sot…. Ah, sot do doja të vdisja

Botën ta përmbysja si një kup.

 

Kujtesa më shfaq të tëndin vështrim

Oh, deti ku unë shpirti freskoja

Jeten do e jepja në shkëmbim

Veç dhe një herë të të shikoja.

 

– Për të gjithë miqt e mi që Zoti u ka marë diellin e syve për të ndriçuar këtë botë të errët.  – 😢 😢 😢

 

 

EKLIPS. 

 

Fle sonte kjo natë e qetë

Heshtja tokën përqafon

Hëna zgjith gërshetat e vetë

Dhe mbi lum’ flokët lëshon.

 

Teksa lan’ flokët e artë

Nis të sajën melodi

“Iso” i mbajnë yjet e zjarrtë

Por hëna vështron veç tek ai.

 

Dhe yjet lodrojnë e hidhen më shumë

Por hëna ka sy veç për një diell

Lotët e kristaltë treten në lumë

Jetojnë të ndarë, në të njëjtin qiell.

 

Mes lotësh kujton EKLIPSIN e parë

Sa mall që ka për buzët e tij

Me zemrën që i digjet zjarrë

Pret që EKLIPSI sërishtë të vij.

 

 

 

AURELA GAÇE

 

Ti moj labe mëndje artë

Zë bilbil e sy shqiponj

Zemër bardhë e gojë mjaltë

Këngët e tua plagë shërojn.

 

Këmbë zbathur ngjite shkallët

E një “fati marrëzi”

Dhe magjepse një botë të tërë

Ashtu si di të bësh veç ti.

 

Ke pushtuar zemrat tona.

Me këngë shpirtin na qetëson.

Në çdo skenë ti je “NONA”

Je këmbanë që gjëmon.

 

Sa djemë nënash ke vajtuar

E sa nëna ti ke qar’ ?!

Edhe gurët kanë lotuar

Kur ti këngës ia ke mar.

 

Mbretërofsh moj mbretëreshë

Në çdo shekull dhe epokë të re

Dhe kur zë më të mos keshë…,

Zë e jetë març ti nga ne.

 

 

  • Me këngët dhe me zërin tënd më ke bërë që ta dua jetën.

 

 

 

TË NDJEJ.

 

Më shfaqesh nëpër vegime

E më përqafon plot mall

Më mbulon me ledhatime

E nis e më puth ngadal’

 

Trupin im s’lëviz

Buza dridhet leht

Dora nën këmish….

Ëmbël seç rrëshkeeeet

 

Të ndjej.

 

Ndonse je shum’ larg

Ende të ndjej pran

Sonte në k’të nat

Shpirti nis e qan.

 

Lotët frena s’kan

Buzët digjen zjarr

Zemra ngadal’ qan

Për ty kashum mall.

 

Ku je, ku je?!

 

Shpirti të kërkon

Zemër ti ku je?!

Për mua a mendon?

Vall a mendon për ne?!

 

Të kërkoj plot mall

Çdo nat të mendoj

A do mundem vall

Sërisht të t’përqafoj?!

 

E ftoht ësht’ kjo nat

Shtrati – varr pa ty

Kjo vjesht ësht’ e that

Shiun mbaj lot në sy.

 

Të ndjej.

 

Më bën tjetër njeri

Jetën ti ma zjat

Ndaj lotët si shi

Më dehin çdo nat.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s