DAJA, PËRURON NJË BOTIM TË RI, NË DITËN E MBYLLJES SË PANAIRIT TË LIBRIT,”TIRANA-2016”… ( “Kur kam Atdheun, kam gjithçka”(Poezi, përjetime dhe vlerësime), me autor Sadulla Zendelin-Suedi) / Nga: Prof. Murat Gecaj; publicist e studiues

DAJA, PËRURON NJË BOTIM TË RI, NË DITËN E MBYLLJES SË PANAIRIT TË LIBRIT,”TIRANA-2016”…

( “Kur kam Atdheun, kam gjithçka”(Poezi,  përjetime dhe vlerësime), me autor Sadulla Zendelin-Suedi)

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

        publicist e studiues

 

 

m-2

Nga e djathta: Viron Kona, Sadulla Zendeli-Daja e M.Gecaj (Tiranë, 13 nëntor 2016)

 

1.

Tashmë, emri i Sadulla Zendelit, i thirrur nga të gjithë “Daja”, me origjinë nga Gostivari e me banim, familjarisht, mbi 50 vjet në Suedi, është bërë i njohur edhe në Shqipëri. Në atë vend mik skandinav, ai çeli shkollën e parë shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë. Me mallin e pashuar për vendlindjen dhe  mbarë trojet shqiptare, në këto vite, ai ka zhvilluar një veprmtari të dendur e shumëplanëshe, në mjedisin e bashksisë shqiptare dhe për njohjen sa më mirë të Kombit tonë. Këtij qëllimi i kanë shërbyer organizimi dhe pjesëmarrja në veprimtari të shumta: atdhetare, kulturore e artistike etj. Është edhe kjo arsyeja, se përse atë e kanë zgjedhur kryetar të Unionit të Shoqatave Shqiptare, në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë.

Por, një fushë e rëndësishme e punës e përkushtimit të këtij intelektuali të shquar atdhetar, deri tani në moshën 82-vjeçare, është edhe ajo e botimeve. Me durim e pasion, këmbëngulje e vullnnet, ai ka shkruar disa libra, në poezi e prozë, të cilat janë mirëpritur nga lexuesit.(Nuk po përmendim këtu, se edhe për vëtë Dajën janë botuar libra, nga autorët tanë).

Me vlera të veçanta janë, veçanërisht, fjalorët e hartuar dhe të botuar me emrin e tij. Ata janë të madhësive të ndryshme, si për të rritur e fëmijë: shqip-suedisht e suedisht-shqip. Këto ditë ai na tregoi se e ka përfunduar dhe e ka dërguar në shtyp, një fjalor tjetër për shkollarët, shqip-suedisht.

Dhe, Daja punon e punon, parreshtuar e pa ulodhur…

 

m-1

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria përuruese…

 

2.

E shënova, që në titulln e këtij shkrimi modest, se dëshiroj që ta informoj shkurt lexuesin, që Sadulla Zendeli-Daja, përuroi sot një libër të ri, në ditën e mbylljes së Panairit të Librit, “Tirana-2016”. Siç dihet, ai qendroi i hapur, në Pallatin e Kongreseve, në datët 9-13 nëntor 2016. Ky libër ka kryeredaktore Sonila Kapon, redaktor Kujtim Dashin, korrektore letrare Arlinda Rrushin e Majlinda Bamin, me përkujdesjen grafike të Elida Stafës dhe ballinë nga  Albana Kuraj-Gega. Libri në fjalë përmban 330 faqe dhe është i pajisur me mjaft fotografi domethënëse.

Në mjediset e stendës së SHB “Toena”, e cila e ka venë në qarkullin këtë libër të ri,  kishin ardhur: poetë, shkrimtarë, gazetarë, fotografë e studiues dhe miq e të njohur të autorit etj. Tubimin përurues e çeli Irena Toçi, e cila tha se Sadulla Zendeli-Daja ka qenëiI pranishëm, me librat e tij të rinj, në shumë Panaire të Librit, të cilët janë organizuar në kryeqytetin tonë. Larushia e botimeve të këtij autori ka tërhequr vëmendjen e mjaft lexuesve, si dhe të medias së shkruar e asaj elektronike. Po kështu, ai është mjaft i njohur me librat e fjalorët e tij, në mjedisin e bashkësisë shqiptare, në Suedi.

Me rastin e këtij përurimi, për Sadulla Zendelin-Daja dhe të pranishmit, kishte dërguar një mesazh të ngrohtë përshëndetës, Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi.

 

Pastaj, me vëmendja u ndoq fjala e shkrimtarit e publicistit të njohur Viron Kona, recenzent dhe autor i Hyrjes së librit, “Kur kam Atdheun, kam gjithçka”(Poezi, përjetime e vlerësime). Ndër të tjera, ai u shpreh:“Sa herë kemi folur për Dajën, gjithnjë pyesim vetën, nëse ia arrijmë dot ta rrokim të gjithë dhe të plotë veprën dhe meritën e tij. Ndërkohë që Daja ka në mendje një listë pambarim veprash të tjera, që i bluan e i përpunon vazhdimisht, për t`i dhënë lexuesit prodhime artistike të reja,  gjithnjë të bukura, të freskëta  dhe të arrira, si në një pranverë të begatë…Ky libër shpreh shpirtin e madh të njeriut, që jep ndihmesën e tij të çmuar për shoqërinë. Ai vjershëron, mbështetur në burime ujë-freskëta dhe të pastra e ku poezitë dhe proza e tij janë të përjetuara drejtpërdrejt dhe emocionalisht. Për ta shkruar këtë libër, Sadulla Zendeli-Daja e ka nisur punën krijuese, sa në tempullin e tij të shenjtë të dijes, atje në ishullin Oland të Suedisë, ku jeton dhe shkruan prej 50 vjetësh, aq edhe në një inkursion atdhetar, duke vizituar qytete dhe krahina të Shqipërisë. E ka nisur këtë udhëtim, nga Tirana-kryeqyteti i shqiptarëve dhe i atdhetarisë dhe e ka vijuar me Lezhën e kuvendeve të mëdha liridashëse; me Kukësin, qytetin e  mikpritjes dhe bujarisë dhe me Durrësin, krenari shqiptare, buzë Adriatikut…”. Më tej, folësi u ndal në vlerat e poezive të Dajës, të cilat përshkohen fund e krye nga atdhedashuria e zjarrtë, nga malli i pashuar, në vitet  e emigracionit të gjatë etj.

 

m-3

Ballinat e librit të ri, me autor Sadulla Zendelin-Daja…

 

Me plot emocione e mallëngjim foli para të pranishmëve në përurim, vetë Daja. Ai tha edhe këto fjalë, që po i shkëpusim nga ligjërata e tij: “Zjarri i emocioneve nisë e bëhet përherë e më i madh, sapo mësoj datën e  Panairit të Libri dhe sapo ndiej se po vij në Atdheun Nënë, në Shqipëri. Por, po aq të mëdha janë emocionet  edhe sepse do ju takoj juve, të dashurit e mi, do çmallem dhe do bashkëbisedoj për gjithçka njerëzore: halle dhe gëzime, suksese dhe probleme, gjithçka që e shoqëron jetën e njerëzve, kudo në botë, por edhe jetën tonë, që ka kaluar përmes vështirësive të shumta….Ju jam mirënjohës, që më keni qendruar vazhdimisht pranë, që më keni nxitur dhe përkrahur: me fjalët e ëmbla e dashamirëse dhe qëndrimet tuaja, për veprat e mia leksikografike, por edhe atyre në prozë dhe poetike”.

Pastaj, në diskutimin e tyre,  u shprehën me fjalë vlerësuese e dashamirëse, Murat Gecaj e Lumturi Vladi,  për meritat e gjithanshme të Sadulla Zendelit-Daja. Ata nënvizuan se botimet e tij janë të shumtë dhe në disa fusha të dijes, si dhe përkushtimin e Dajës në veprimtaritë e shumta shoqërore në Suedi e më gjerë etj.

Autori i librit “Kur kam Atdheun, kam gjithçka”, bëri mjaft fotografi të pëbashkata me pjesëmarrës në përurim e ua nënshkroi atyre, këtë botim të ri.

…Në përfundim të këtyre radhëve modeste, e përshëndesim përzemërsisht kolegun e mikun e nderuar dhe shumëvlerësh, Sadulla Zendelin-Daja, duke i uruar nga zemra: Shëndet të mirë e jetëgjatësi dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

 

Tiranë, 13 nëntor 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s