Një takim me autoren Xhiliola Lamaj / Nga : Flogerta Krypi

unnamed-2_1_orig

Një takim me autoren Xhiliola Lamaj

 

Nga : Flogerta Krypi

 

 

Emër: Xhiliola

Mbiemër: Lamaj

Zhaneri që shkruani: Prozë dhe poezi

Librat e botuar: 2

 

 

  1. Ju lutem mund të në bëni një prezantim të shkurtër për veten?

 

Unë quhem Xhiliola Lamaj. Jam nga qyteti i Vlorës. Kam përfunduar studimet në master shkencor ,për mësimdhënie, dega gjuhë-letërsi. Nga eksperienca ime në jetë , dëshira dhe ambicioja ,ka ndryshuar sipas moshës ,por konstante vazhdon të jetë dëshira për artin . Më pëlqen shumë të lexoj, por gjithashtu më pëlqen arti më pëlqen e bukura.

Ajo që dua të them është se të qenurit i kuruar estetikisht , të qenurit  në formë, mendoj se është një çështje dinjiteti, respekti për vetveten.

Siç e dimë e bukura vë në lëvizje një mekanizëm të shpejtë brenda nesh dhe që të gjithë qenien e mbërthen aq fuqishëm saqë shqisat janë të foksuara në ekzaminime të reagimeve , të emocioneve të pamjes.  Kështu e thënë ndryshe , ky pasion i kultivuar në kohë , më nxiti të bëhem një estetiste e çertifikuar për të patur njohuri në këtë fushë dhe për t’u kujdesur për veten.

Por mendoj, se bukuria e zgjuarësisë e bën më të këndshëm bashkëbisedimin , më stimulues, më atraktiv. Para një bukurie që hesht , askush nuk ka dëshirë të qëndrojë për një kohë të gjatë, ndaj edhe soditja është kalimtare. Më pak fjalë ,padiskutim që prioritet i jap arsimimit, edukimit dhe të gjitha këto vlera , kur ndërthuren së bashku, krijojnë afërsi të prekjes ideale. Kam dëshirë ta mbyll këtë pjesë me një thënie të Sofia Lorën, që thotë : -« Bukuria është ajo që ti ndjen brenda teje dhe e reflekton atë në sytë e tu.

Do të doja të zhvendosja fokusin diku tjetër. Mendoj se për shumë individë mirëqenia e tjetrit është shumë e rëndësishme dhe ka nga ata që zgjedhin të bëjnë punë vullnetare dhe njëri prej këtyre individëvë të kësaj shoqërie ,jam edhe unë. Kam qenë pjesë e një organizate ndërkombëtare amerikane si vullnetare, por gjithashtu edhe në bibliotekë e kam shprehur vullnetin  e vullnetarizmit.

Kam qenë dhe jam një vullnetare që frymën  e bashkëpunimit për punë dobiprurëse, në shërbim  të komunitetit e kam ushtruar me dëshirë  dhe përkushtim.

Mendoj se puna vullnetare të ndihmon të zhvillosh dhe mësosh shkathtësi që ndoshta nuk je i vetëdijshëm që i posedon. Pavarësisht se punë të tilla nuk paguhen me pagë, ato të mësojnë gjëra që një ditë do ti përdorësh në dobi të vetes tënde.

Gjithashtu për pak kohë unë kam punuar si gazetare në një televizion lokal , ndërkohë që njëkohësisht kam bërë punën e kryeredaktores në një gazetë publicistike . Inpenjimi im  i fundit që jam duke u marrë aktualisht, është pjesëmarrja ime në shoqatën « Shqipëria » dhe  jam e pozicionuar këtu si nënkryetare  e kësaj shoqate. Theksoj se kjo shoqatë është, po përsëri vullnetare , që ka në fokusin e saj promovimin  e vlerave artistike, sociale, kulturore dhe të traditave të qytetit të Vlorës.

 

  1. Kur keni filluar të shkruani për herë të parë?

 

Unë kam filluar të shkruaj për hërë të parë që në moshën 12-13 vjeçare, me ato vjershat e para, që rimonin shumë këndshëm për veshin dhe më bënin të ndihesha një fëmijë  i lumtur kur i lexoja pasi i përfundoja. . Këto copëza të bukura kujtimesh të fëmijërisë  për të shkruarin, kanë qenë shkëndijat  e para të poezisë që vazhdoi edhe sot e kësaj dite dhe që do të forcohet më tepër në ardhmërinë time.

 

  1. Çfarë zhaneri shkruani në përgjithësi?

 

Përgjithësisht , më tëpër më pëlqen të shkruaj në prozë, këtu gjej më tepër veten dhe ndihem më lirshëm kur shkruaj.

 

  1. Sa kohe iu është dashur të shkruani dhe botoni veprën tuaj të parë e të tjerat nëse keni patur mundësi të botoni më shumë se një botim?

 

Normalisht që të nxjerrësh në botim një vepër, kërkon kohën e saj. Kjo pasi nëse do të dua që vepra ime të lexohet dhe pëlqehet nga lexuesi , detyrimisht që do të dojë vëmendje të vecantë , për vet faktin, se ajo duhet të jetë e plote, pa mangësira , korrektime që mund të hasen ose spikaten më vonë, kur ndodh që nxiton për botim. Po ashtu, kjo gjë vlen edhe për krijimtarinë. Faktikisht mua më është dashur pak kohë dhe mund të them se botimi i veprave ka patur një kohë-distancë të caktuar.  Më është dashur 2 vjet kohë,  nga botimi i parë për të botuar, veprën e dytë.

 

unnamed-3_orig

  1. A keni patur mbështetje nga të afërmit dhe të njohurit tuaj në botën e shkrimit?

 

Pa dyshim që mbështetja e të afërmëve të mi, ka qenë unanime dhe e përhereshme. Theksoj se nëse ke mbështetjen e familjes në një inisiativë krijimtarie , kaq të bukur sic është bota e shkrimit besoj që ke me vete veç energjinë pozitive, për të siguruar vazhdimësinë e kësaj veprimtarie në këtë drejtim dhe jo vetëm.

 

  1. Si jeni ndjerë përpara lexuesit tuaj?

 

Keni ndonjë eksperiencë të veçantë që keni dëshirë të ndani me ne?Unë përpara lexuesit tim kam marrë sodisfaksione të shumta. Jam ndierë shumë e kënaqur, kundrejt reagimeve të tyre pasi kanë lexuar krijimtarinë time.  Nuk mund të specifikoj ekzaktësisht ndonjë eksperiencë , sepse pothujse, ato kanë qenë të veçanta , të gjitha sipas gjithësecilit lexues.

 

  1. Çfarë mendoni se i jepni lexuesit me shkrimin tuaj?

 

Unë mendoj se lexuesit tim nëpërmjet shkrimit tim, i ofroj një botë tjetër, që i përket ose jo realitetit por e parë në një këndvështrim tjetër, artistik do të thosha. Jo vetëm kaq por mendoj, se kushdo që lexon krijimtarinë time, përfshihet në një udhëtim,  në këtë lexim të bukur përmes rreshtave dhe destinacioni mbërritës mbetet mesazhi, që është epilogu i  çdo historie.

 

8. A e mendoni shkrimin si një formë që të komunikoni me botën?

 

Ne e dimë që shkrimi është mënyra e parë e komunikimit mes nejrëzve dhe mjeti i parë për ruajtjen dhe përçimin e të dhënave dhe informacionit. Kështuqë, duke evoluar shoqëria e teknologjia  e informacionit, mendoj që edhe shkrimi është adaptuar më lehtë e komunikimi nëpërmjet shkrimit me botën bëhet githmonë dhe më tepër interaktiv.

 

9.A jeni i njëjti njeri kur shkruani? Çfarë ju frymëzon më së shumti të shkruani?.

 

Po ndodh shpesh , që kur shkruaj humbasë në botën time fantastike plot mister, plot fantazi dhe përfshihem e tëra në vorbullën e shkrimit tim. Ndodh që kur frymëzimi është i madh edhe imagjinata nuk njeh kufi. Unë jam një tip ekspresiv, dhe kur më rrëmben patosi dashurohem me historinë e shkrimit dhe vrullshmëria për të shkruar më mban peng për shumë orë të lidhura pas. Më pak fjalë , atë që unë shkruaj dua ta përcjell emocion dhe ndjenjë në çdo fjalë. Ashtu siç unë rrëmbehem pas frymëzimit ashtu dhe depërtojë mes rreshtave të krijimtarisë time. E ku ka më bukur , kur të tjerët të adhurojnë për origjinalitetin dhe shpirtin poetik. Çdo gjë që më përcjell ndjesi pozitive , më bën të frymëzohem. Më frymëzon një sipërfaqe e kristaltë e qetë deti,pushtuar nga mbretëria e perëndimit, por ndodh që të frymëzohem edhe nga fenomene të jetës sociale, që shfaqen si kërpudhat pas shiut në fasadën e jetes.

 

unnamed_2_orig

 

  1. Çfarë forme mendon se mund të përmisohet promovimi i autorëve të rinj shqiptarë?

 

Mendoj se ka shumë mënyra diverse ,që do të mundësonin hapësirën për të promovuar autorët e rinj shqiptarë. Kjo nis që në bankat e shkollës 9 vjecare , që do të thotë, mësuesja e lëndës së gjuhë-letërsisë duhet të jetë vigjilente dhe të spikatë elemente që kanë prirje artistike në klasë dhe t’i promovojë ato në konkurse letrare për fëmijët e këtyre moshave. Me maturimin  e këtyre fëmijëve dhe me kalimin e viteve këta fëmijë, bëhen më të    ndergjegjshëm dhe dëshira për t’u shfaqur si një nxënës i shkëlqyer jo vetëm në aspektin e mësimnxënies por edhe atë artistik, nxit një frymë edukative dhe kulturore në auditorët e shkollës. Këtyre nxënësve u duhet dhënë mundësia dhe më tepër prioritet në sa më shumë organizime konkursesh , për të konkuruar në hapsirën e shkollës dhe  në rang kombëtar. Ky promovim është një rrugëtim zinxhir që hapat ndjekin hapat për të kryesuar më i miri ndër të mirë. Kjo praktikë artistiko-kulturore duhet të marrë fokusin e drejtorisë së shkollës , së bashkisë së qytetit dhe shtetit për t’i nxitur e stimuluar  këto vlera në rrugën e bukur të artit. Ndërsa për sa u përket autorëve që kanë në cv e tyre dy apo më shumë botime dhe që kërkojnë të afirmohen në botën e artit si shkrimtarë dhe duan të gjejnë aksesin  e tyre për t’u promovuar , duhet të ekzistojnë sa më shumë festivale, jo vetëm në rang kombëtar por dhe ndërkombëtar.  Pra, t’u jepet shansi që këta autorë pretendentë për një të ardhme glamuroze në botën e letrave, të ndihen të priviligjuar dhe të plotësuar e krenarë për të prezantuar në mënyrë sa më dinjitoze emrin e tyre , që ndoshta një ditë do të gdhendet në emrat e librave dhe zemrat e lexuesve të apasionuar pas romanistikës dhe jo vetëm. Jo vetëm kaq, por dhe televizioni duhet të gjejë spacion e tij për t’i dedikuar këtyre talenteve , këtyre autorëve të rinj premtues në botën e letrave, rubrikën e posacme për t’u promovuar denjësisht e për të përcjellë pak frymë rinore letrare.  Pra dedikimi duhet të jetë maksimal dhe përkushtimi për t’i ofruar Shqipërisë, emra që do të duan të mbahen mend në histori,  ashtu sikurse ne kemi , duhet të vazhdojë si traditë me një këndvështrim prioritar, kushtuar këtij brezi të rinj autorësh.

 

  1. Si e shikon veten në të ardhmen në botën e shkrimit?

 

Bota e shkrimit është e madhe dhe me një diapazon të jashtëzakonshëm e pasuri vlerash letrare, të nxitura nga një frymë konkurencë e lartë intelekti.  Mes gjithë këtyre autorëve që janë tashmë protagonistë të kësaj bote letrare, ambicioja dhe dëshira për të promovuar veten duket ndonjëherë sa e bukur por edhe sfiduese. Por pavarësisht të gjithave , nësë gjithçka bëhet më një qëllim të caktuar dhe brenda nëndijes autosygjestionon veten, së një ditë do të lexohesh nga një masë njerëzish që do të duan me padurim të botosh krijimtarinë pasardhësë, e që do të admirojnë, nuk kam dyshim që afirmimi dhe definimi i vetes  dhe endërrës,është pothuajse aty, shumë afër asaj që ti do.  Unë i ruaj vizionet dhe ëndërrat e mia, si dhe planet e arritjeve përfundimtare , sikur ato të jenë fëmijë të shpirtit tim. Unë them se synimi është më i mirë sesa realizimi , sepse më mban përgjithmonë duke u ngjitur lartë e më lartë.

 

  1. Je më i mirë si lexues apo si shkrimtarë?

 

Jam më mirë si lexuese. Dhe e dini pse? Sespe sa herë që mendoj se ngopem me lexim e  histori brilante , gënjej veten . Fundosem në histori romanesh dhe personazhet i bëj shokë jete  dhe mrekullia prek mua kur ata bëhen pothuajse si miq të vërtëtë. Nje libër ka një histori dhe kurioziteti për të lexuar s’besoj se do shuhet ndonjëherë,sepse kjo është një sintoni mes asaj që dua të lexoj dhe historisë që pretendoj ta bëj më të bukur për t’u lexuar nga të tjërë. Duket si një bashkim i bukur shpirtrash që do të jenë në koherencë dhe harmoni të përjetshme, sepse kjo vazhdon përsëritet ! Mendoj se çdo libër është udhëtim dhe kështu do kesh shansin për t’u mburrur para miqvë të tu, rreth eksperiencës së tij !

Por ekziston edhe kjo shprehja, adhurim e imja : «  Nësë ka ndonjë libër që do të duash ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti » !  – «  TONI MORRISON »

 

  1. Cilat libra iu sygjeroni të rinjëve të lexojnë?

 

Librat që do t’u sugjeroja të rinjëve për të lexuar janë librat e:

 

Stefan Cvajg

Honore De Balzak

Gi Dë Mopasan

Franc Kafka

Ismail Kadare

Isabelle Aliende

Erik segal

Sandra Broen

Albert Kamy . etj

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s