Skicë: VIZITË E NJË EKIPI TË RTV “KONTAKT”, TE “KOMPANIA LEVIZËSE”… / Nga: Murat Gecaj

Skicë:

VIZITË E NJË EKIPI TË RTV “KONTAKT”, TE “KOMPANIA LEVIZËSE”…

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

0-0-botimi

 

Sot në drekë, një ekip i RTV “Kontakt”, me gazetare Entela Duraj dhe kameraman Arben Mustën, bënë një vizitë “suprizë”, te një grup shkrimtarësh e publicitësh të “Kompanisë lëvizëse”. Ne ndodhenim në lokalin “Migena”, në afërsi të Hotelit Internacional “Tirana”.

Grupi ynë funksionon tash disa vjet dhe e kemi emërtuar kështu, pasi takimet tona nuk i bëjmë në një vend të catuar. Të tillë janë lokalet, në kryeqytet: ‘Te Gazi”, “Bulevard”, “Edhe ka nja…”, “Dy kuajt”, “Aulona”, “Migena” etj.

Pothuajse të gjithë ne, kemi qenë me punë në redaksinë e gazetës “Mësuesi”, botim i Ministrisë së Arsimit. Prandaj, në këto takime, të “Kompanisë sonë lëvizëse”,  sjellim në kujtesë vitet e shkuara në profesionin e gazetarit të arsimit, por dhe flasim për jetën familjare, sidomos për nipat e mbesat; për botimin e mjaft librave, ku jemi  autorë etj.  Kështu, miqësia jonë mbahet e gjallë dhe takime të tillë na e bëjnë jetën më të bukur, ato na sjellin kënaqësi të veçantë.

Kjo ishte edhe tematika kryesore e bisedave tona, me ekipin e vogël të RTV “Kontakt”. Ne i falënderojmë përzemërisht ata, për bisedat e zhvilluara me ne, si dhe drejtoreshën, Jolanda Lila!

Shënojmë këtu se, me atë rast, aty pimë kafe bashkërisht e bëmë fotografi për kujtm. Gjithashtu, ngritëm dolli, me ato “shishkat” e rakisë, shoqëruar me karamele, që zakonisht na i sjell kolegu e miku ynë i dashur, B.Xhama.

(Në foto, nga e majta: Shkrimtari e publicisti Viron Kona, shkrimtari e publicisti Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”, mësuesi veteran e publicisti Agim Xhelili, gazetarja Entela Duraj, publicistët e studiuesit Sejdo Harka dhe Murat Gecaj)

 

Tiranë, 14 nëntor 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s