Poezi nga Fejzi Murati

Fejzi murati - 1

Poezi nga Fejzi Murati

 

 

VAJTIMI I RI I MOTRËS SË GJERGJ ELEZ ALISË

 

Gati nëntë vjetë të ndenja te koka,
t’i mjekova plagët nëntë vjetë me rradhë,
më shumë se nëntë vjetë çatia pikoka
nuk po gjej askundi disa ustallarë…

Nuk më vjen askush që të më ndihmojë
ti gjysëm i vdekur, në dhe i pa kallur,
askush s’pyet për ty, më nuk të kërkojnë
të të gjejnë një burrë për motrën e varfër…

U desh që një ditë të dilte nga deti
një bajloz i zi dhe të shkelte trojet,
që ti të ringriheshe me shtatin gjithë plagë
me topuzin tënd, në dhe ta dërgoje.

Veç pas kësaj dite të kujtuan miqtë,
gjithë hipokrizi erdhën të uruan,
po ti s’kishe kohë, larg do të ikje,
paçka se me lavde të gjithë të mbuluan.

Kaluan mijra vjet, unë pranë teje rri
plagët e atëhershme, ti mjekoj sërish,
sot mbi vendin tonë nuk ka një bajloz
kane mbirë nga dheu, bajloz njëqindfish.

Nuk vijnë më nga deti, nuk vijnë as nga malet,
kanë lindur këtu, mes nesh e mes vendi,
në cdo katër vjetë, neve i votojmë
t’i kemi në krye, të drejtojnë kuvendin.

Çmund të bësh i vetëm, ti vëlla i mirë?
Ata s’i çan dot, rradhët kanë shtërnguar,
prona e pasuri i kanë përpirë,
shpata e topuzë i kanë vetë ndër duar.

Ndaj vajtoj tani, më shumë së atëherë
kur një bajloz i vetëm vendin e pushtoi…
ai shkelte pragjet, të na merte ndërë,
kjo tufa e re, gjithçka shkatërroi.

 

 

PËRNGJASIM

 

Ka diçka të pikëlluar shkrirja e borës,
me lotët e vajzave ngjason!
Pikojnë lotët si kristal i shkrirë
për nusërinë qe vjen,
apo për vajzërinë që shkon?

 

 

MË NDJEKIN SHIKIMET E TUA!

 

T’i ndjej shikimet…
vijnë si rreze diellore gjer këtu…
Më ndjekin magjishëm
në udhëtim,
në tokë,
në qiell,
a mbi detin blu.

M’i dërgon
me aromën e luleve të dashuruara,
m’i dërgon
me këngët e zogjve kur fluturojnë qiellit,
m’i dërgon
me hënën dhe yjet nëpër netë,
m’i dërgon me valët e detit.

M’i dërgon me ëndrra vajzërie,
m’i dërgon
me puthjet e agut në mëngjes,
m’i dërgon me nimfat e lumenjve
m’i dërgon
me lotët e petaleve plot vesë.

Mes shikimeve të tua
lind dhe vdes!

 

 

MAGJIA E MOLLËVE

 

Një mollë nga kopshti Eden hëngri Eva
në fillimjetë,
një natë,
kur kurorë mbi kokë kishte hënën
dhe i buisën dy mollë magjike në gjoks,
që gjithë burrat e botës,
çmendën.

Një kokërr mollë i ra në kokë Njutonit
dhe budallallepsi burrat në përjetësi,
përballë tyre
të gjithë bëhemi Njuton,
të gjithë bëhemi Adam,
të gjithë bëhemi fëmi.

Ato dy mollë na mëkojnë që kur lindim,
na mbyllin
gojën kur burrërohemi
dhe njohim dashurinë!
Me ato dy mollë magjike ju femra magjistare,
sundoni gjithësinë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s