Poezi nga Mimoza Bici

15032673_10202350032508053_2076217600075986272_n

Poezi nga Mimoza Bici

 

 

Jam bijë burimesh

 

Jam bij’ burimesh ,
përtej malit të vdekur.
Sodis  skelete
të veshur , të zhveshur.
Ngjyra trazuar
mbi trupa , baltra
Ulërima tingujsh
përplasur rrymave .
Dhe ndonjë përbindësh
tek gjuan me llastik,
atë që s’do të mund
të shohë asnjëherë.

Mos rrëmoni më në mëndjen time
… dua të fle …

 

 

Ky është vendi im !

 

Kam qeshur

me orë të tëra,

ditë…javë…

“ E çfarë pastaj !”

Kam qarë

me orë të tëra,

ditë…javë…

“ E çfarë pastaj !”

Kujt i intereson

sa pjata gjelle,

fruta…ëmbëlsira…

ke ngrënë sot!

Edhe nëse nuk ke ngrënë

kujt i intereson !

Një kirurgji plastike,

Po , kjo po

pak vëmendje kushton.

Një ditë,

disa njerëz,

ose më shumë se disa

Trupin lëshuan furtunë

për rrënjë peme

të mos shkulen në park

Është njerëzore

Të gjithëve na dhembin këto rrënjë nga pak

…….

Çdo ditë

shkulen

si këto rrënjë peme

dhjetëra të rinj

në vendin tim…

Shumë trupa të tjerë,

më shumë se shumë

Lajmet e vdekjes së tyre lexojnë

nëpër gazeta,

apo titra televizionesh

Me filxhan kafeje përpara

teksa

celularëve  shqyejne sytë

mbi foto porno,

apo lojra video games

Kjo është

Shqipëria ime sot!

Shqyhen … ulërijnë

për pak rrënjë peme

“ kush tha se nuk bëjnë  mirë!”

Por për rrënjët e pyjeve,

braktisjen e livadheve,

vdekjet e hashasheve,

rrëmbimet për transplant

apo prostitucion…

Ah se harrova,

Meshkujt për këtë të fundit

edhe femrave

po ua kalojnë…

Gjithashtu,

Fama e ka emrin : militant!

Nëna të tualetosura

mbuluar dhimbjet

tek mbajnë për dore

fëmijë autik…daun..

( si u shtuan kaq shumë vallë ?)

E plot e përplot

Kjo është Shqipëria ime sot!

Asnjë kapak pusete nuk mbulon

Stresi kundërmon

Për vdjekjet…mjerimin

Shkatërrime pyjesh …

Soditet…

Për një rrogë në dy vite

( servirur votash zgjedhjesh )

Për një rrënjë peme

Ulërihet…

 

 

 Mendove se..

 

Mendove se…
do vuaja tradhëtin tënde!!!
Atë marrëzi
e flaka në tjetër shpirt.
Unë them se…U kënaqa.
Po , po …u kënaqa !
Sa ishe i imi,
e jotja
ditë-natë hojesh të zjarrta.
Paduruar
gonxhe në shpërthim,
zemrën plasa.
Rrënjë e etur
tek thithin pikla shiu,
zhurritur nga vapa…

 

Ti se ke menduar
kështu
asnjëherë dashurinë!
Por tharrje petalesh
nën duart e mpirë.
Ka miliona lule
krijuar për ty plot,
ti nuk sheh asnjë
lakmia të verbon,
gjemb mbi to qëndron.

 

Ahhhhhh!
Unë tash
lutem,
vuaj për ty.
Se për fat,
për dreq…
me ty jam dashuruar keq…

 

 

 

 

 

 Dashuria është si ti

 

-Kam rënë në dashuri

Dashuria është si ti !

-i thashë diellit në agim.

“ Do xhelozohet një ditë,

si hëna tek më shuan,

buzëmbrëmje të ndrijë “

 

-Kam rënë në dashuri

Dashuria është si ti !

-fola  me zemrën

“ Do të ndalet një ditë

siç  ndalin

rrahjet e mia , perënditë .”

 

-Kam rënë në dashuri

Dashuria është si ti !

-pëshpërita me lulen në ëndërr

“ Do të vyshket një ditë.

Lëngëzon dhimbje

bukuri e brishtë”

 

-Kam rënë në dashuri

Dashuria është si ti !

-i fola shpirtit

Kur trupi  ra në qetësi

“ …   …   …   …  …  “

 

Nuk mora përgjigje…

Akoma po pres.

Zërat përplasur ajrit,

aq dhimbje lëshojnë

Sa as gurët e ftohtë,

gjakosur lëkurës,

plagë më të rënda,

jo më nuk copëtojnë!

 

Akoma po pres…

Kam rënë

apo jo në dashuri?!

Si the , si the ,

Jam plakur,

të shihem në pasqyrë?!

Tek kush pasqyrë!

Nuk shoh asgjë,

verbuar jam pas shpirtit,

dritareza hojesh

ku mbytin çdo zë.

 

Edhe në u gjend

kjo copëz pasqyrë,

nuk dua të ma sillni.

Është copëz zhurrme

plakjesh, urrejtjesh

Fytyrat e juaja,

djajve shtruar

Unë shoh vetëm shpirtin

Ku s’kapet  , nuk ndalet

Dashuria,

trupin me flatra mbuluar.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s