MERIMANGA / Poezi nga Hamdi Meça

Hamdi Meça

Poezi nga Hamdi Meça

 

 

MERIMANGA

 

Metabolizmi

ose procesi biokimik prodhues i energjisë

dhe tek hijet, dhe tek hijet.

Nga hijet mund të ketë lindur dhe alfabeti i parë.

Patjetër më parë ai alfabet tek fletët e bardha të shikimeve.

Sytë me kapakët- libër nga kolana “ Materia dhe Ndërgjegjja.

Ashtu të mbërthyer, ajo dhe ai apo ai dhe ajo,

me gjymtyrët e jashtme, me gjymtyrët e brendshme,

njëri mbi tjetrin, njëri nën tjetrin,

merimangën me shumë këmbë

zgjedhur kanë të formojnë.

Kjo lloj merimange dy gjysmat e vetes sikur po ha,

gjysmën e sipërme dhe gjysmën e poshtme.

As që i bie ndërmend për mizat e platinuara të yjeve

dhe fluturën e argjendë të hënës,

ngecur kanë te kacafytja e ngjyrave njëra me tjetrën.

Ajo merimangë a nga grafikat e Pikasos në shëtitje

apo të Ibrahim Kodrës në arrati ?

Kurse ti,ah..,ti,eh..,ti,uau..,ti,pa trokitje,por me sqepa takash,

( takën e këpucës dhe te hunda e drejtë e ke )

atë çast kur zemrën nuk e deshe si zemër

por si masë argjili mbase,Ajo ndryshoi.

”heart”,”cuore”,“qalb”,”jemr”,koro”,..kështu është,

merr formën e atij apo asaj të paditure.

Çfarë dëshiron ajo bëhet sikur shkrirja e së ngurtës,

dhe derdhja e saj nëpër kallëpe të mbijetesës.

Merimangën zgjodhi në atë ndryshim

që më shpejt se lëvizja e fsheh jo te e fshehta,

buburrecën,mëshuar nga tinguj të tjerë sinonimikë.

Ky lloj insekti u bë në kraharorin tënd.

Pëlhura e saj- mishi dhe kocka e trupit që ke.

Kush afrohet dhe prek thurjen e magjisë së saj,

në shtëllungë tymi, mjergulle, apo lulje hashashi,

në grenzë tjetërsohet,në mizë përpëlitëse.

Gjersa vjen merimanga,e cila para së gjithash

kryet i ha viktimës duke ia lëpirë rrëshqitjen

e shijshme të së sotmes .

 

Shpjegime fjalësh:

-”heart”,”cuore”,“qalb”,”jemr”,koro”, -zemër (anglisht, italisht, arabisht, indisht, Esperanto)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s