Poezi nga Rudina Mërkuri

rudina-merkuri

 Poezi nga Rudina Mërkuri

 

 

ÇDO DITË MBJELLIM…

 

Të lundrojmë me anijen e magjepsur,

apo të shfryjmë

mes kallamishteve të moçalit.

Të mbajmë fort timonin,

apo të zhytemi të dehur,

nga zërat e ujrave mavi.

Siç e shikoni,

hëna ka vend për të gjithë

edhe për thirrjet e tua,

që zemrën e shikon thellë,

me sytë e tu të zinj

edhe për dëshirat e tua,

që natën shfryn,

nga e dashuria lozonjare.

Çdo ditë mbjellim,

përqafojmë ëmbël,

në shtigjet e gjetheve të rëna,

me ADN mister….

 

 

FLETËT E NJË GRUAJE

 

Fletët e një gruaje,

të verdha…, të kuqe,

përpëlitëse,

vrapim rrugeëh,

zjarr-puthje në tokën prush.

Fletët e një gruaje,

të lira,

vërshim dëshirash,

veçse kurorë në gërmëzim horizonti.

Je emëruar idhull,

dallgë me thika të lëmueshme,

lulkuqja e kreshpëruar,

kupë e pirë,

por e pa zbrazur,

këmbanë në dridhje trupi,

force zemre,

nerva dhe vena përtej lodhjes.

Ngelesh dora më e butë,

supi më i ngrohtë,

gjiri më epndjellës..

 

 

JANË KËNDUAR FATET…

 

Kush e di,

pse lindën ëndrrat e hershme,

pse u derdhën meridianët,

kur lindi ditë e re,

pse lindja apo fati,

i një njeriu është shkruar,

në rrugë me lavde,

a rreze vullneti me re.

Janë kënduar fatet,

aty në prillin e thyer,

janë zvarritur retë,

kur qielli mori borxh,

ngjyrat e kadifejta.

Unë që linda sot,

jam një pikë e panjohur,

me liri të vërteta,

a orekse aneksesh…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s