Poezi nga Zhaneta Barxhaj / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Valltari pa këmbë”

zhaneta-barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Valltari pa këmbë” 

 

 

KLITHMË E SHEKULLIT TIM

 

Tronditen themelet e ndërgjegjes,

ngatërrohen mes psikozave perverse.

Varrmihësa besnikë përpiqen të fshehin,

të mbysin, të zhdukin krimet që klithin.

 

Përhumbur endemi…

Ndalim kur kalojmë përbri muresh të lashtë,

e dëgjojmë rënkimet e shekullit.

 

O i panjohur…

Ti që do të dëgjosh klithmën e shekullit tim.

Rrëfeje… Çliroje.

Mos e mbyt sërisht në harrim…

 

 

SUFLER

 

Perëndimi bie mbi ne.

Mbi supet e zhveshura,

të ftohta,

të ngrira,

Konsumuar nga vitet dhe mola.

 

Lëviz ngadalë kafka

të shohë se ç’ndodh.

Po zgavrat janë bosh.

Gjarpërinjtë lëvrijnë

të babëzitur për gjak…

 

Ky perëndim ka botën e tij.

Me personazhe e role të qarta,

por lindja mbeti sufler.

 

 

BUÇIMË

 

Fjetore, bujtina mesjetare.

Tabelat e varura treguese,

për aksh apo aksh han.

Ja!

Të gjitha mejhanet e gjumit.

Krejt aletet e përkujdesjes,

rripa, fasho, leukoplaste,

zinxhirë, pranga, kamzhik,

gjithçka për rehatinë gjumore.

Ne flemë…

Flemë mes buçimave të këmbanave,

s’na del e s’na del gjumi.

Tashmë e dimë destinin,

si uthulla e fortë me enën e vet!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s