Poezi nga Beqir Binishi

Beqir binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

 

pritja

 

prej matanë malit kam ardhur
në mot me fërfëllizë
zemra për te ti me ka nis
sonte nëse portën nuk e qel
të ngrirë para porte ke me më gjet
nëse brenda më merr
shtratin flakë kemi me djeg
asnjë fjalë për poezinë
asnjë fjalë për dashurin
deri në agimin e ditës së re.

 

 

drithërimë

 

para fjalës më ra pika
pika më raft mua
që për ty nuk po di të shkruaj
vetëm një fjalë kumt
më endet shpirtit
të *dua *

 

 

fati

 

ura shëmbëlleu mbi lum
për t`mos shkelën
mbi jetët tona
ndërtuam urën e dashurisë
në grushte pimë dritë.

 

 

Dashuria fatale

 

Në zemrën e secilit mashkull gjendet një femër
Dhe në zemrën e secilës femër gjendet një mashkull
Të cilën,cilin mundet me vra nga frika e humbjes.

 

 

krejt në fund

 

nuk e di për të saten herë po të dëgjoj
jam lodhur nga thirrja e juaj
nuk jam shurdhë
poet thirrja më nuk ka kuptim
ma zgjat dorën po dëshirove
ose zgjidhe heshtjen
nëse të ka mbetur pak uj në sy.

 

 

Kthimi

 

ti shkon larg si djalë i ri
në kërkim të shenjave
unë të ndjek fshehurazi
të kam busull o njeri

më thua se po e mbledh të kaluarën
të lutem gropat lej ashtu me ujë
sa herë më ka marrë etja
në to etjen e kam shuar

dielli e ka pjek gjurmën në argjilë
edhe kur kanë ndërrua stinët me stuhi
lëngu i jetës kurrë s`ka ngrirë
i kam pa zogjtë në to duke pirë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s