kop-marjeta

Fryma poetike,  si valëzim dhe trazim i detit të shpirtit

Parathënia e vëllimit poetik  “Në detin e syve të mi” të autores Marjeta – Shatro Rrapaj 

 

Nga:  Agron Shele

 

Vëllimi poetik “ Në detin e syve të mi “ është libri  i parë i autores Marjeta- Shatro Rrapaj që troket në portën e madhe të librit shqip dhe që në fillim kjo krijuese kërkon të depërtojë në këtë aureolë me autentitet të plotë, me zërin e saj individual, me prurjet dhe gjetjet e befta poetike duke krijuar stilin dhe kreaturën e vet letrare. Lakonizmi i vargjeve dhe tematika e gjerë krijojnë hapësirën e duhur  të një vepre të mirfilltë, ku përbrenda saj ndesh të gjithë elementët e duhur poetikë; metaforikën, kadencën e fjalës, simbolikën e përdorur, metafizikën dhe për më tepër elokuencën dhe estetikën. Varjimi i ideve të hedhura është më tepër se një përshfaqje midis ngjyrimeve jetë të natyralizuara në telajon e hapur, është një valëzim dallgësh që trazon dhe detraton shpirtin, është një vizion që zotëron dhe udhëheq botëkuptimin dhe për më tepër është një ide e kristalizuar që performon filozofinë mendim! Ky vëllim poetik shtrihet në disa plane, por ajo që mbizotëron më së shumti është lirika e saj, një lirizëm i lidhur dhe unisuar me ngjyrën e stinëve, diku me pranverën që harbon në kulmin e lulëzimit dhe diku me vjeshtën që dorëzon peng gjethet e fundit,  me vallëzimin e dallgëve mbi det, në atë det që autorja e ka pranë dhe e mbart gjithmonë me vete, me lotët e kohës që stërgjatin gjymtyrët dhimbje dhe prekin tokën e amshuar, me mbrëmjet e ardhura pas muzgje perëndimesh dhe yjet e feksur në qiej dhe për çdo agim rilind të nesërmen ditë, plot shpresë dhe ngadhënjim.

 

marjeta-1

Marjeta – Shatro Rrapaj 

 

Në poezitë: Mëri e heshtur perëndish, Në të tjera rrugëtime, Frymë poetike, Tinguj, Dashuri, etj,  ndeshesh me përtejndjesi të shprehura dhe fluiditet që shkon përtej delikatesës njerëzore, prelude këto që ngrejnë fjalën në poltronin më të lartë të perëndive, si në hyjnizim dhe lajmotiv të frymës së shenjtëruar të një shpirti që drithëron dhe magjeps me madhështinë e kuptimeve.

Vargje të tilla si:

O det i thellë blu…!

“Gjurmë valësh shkumëzon tallaze

oshëtima dhimbje përcjell bregut bardhë

e në paqe dergjesh ti,

sa herë falemi pranë teje.”

 

Këto vargje flasin vetë për konfiguracionin dhe ideimet e poetes në raport me simbolikën e detit, e cila sikurse poeti madh Dante Maffia, krijon dhe gjen përbrenda këtij masiviteti, mistizmin, dhimbjen, trazimet, muzikalitetin dhe vetë paqen.

 

Poezia e Marjetës ka timbrin dhe filozofinë mendim, ka muzikalitetin dhe ëmbëlsinë fjalë, ka bukurinë dhe dritëhijet e saj, të cilat në paratezë me shtjellimin e subjektit poetik në përmbyllje relizon përthyerjet, pse jo dhe përmbysjen e madhe të gjithë ideimit fillestar. Edhe koncepti saj derivon përbrenda shumë rrymave letrare, por kulmimet prekin herë hermetiken dhe herë surrealen, dy forma këto që rritin ndjeshëm fuqinë shprehëse dhe e bëjnë artin e saj më grishës e tëheqës për lexuesin. Analitika e plotë e këtij vëllimi kapërcen kornizat e një parateksti përnjohës, por qëllimi është që në këtë parathënie të jepet ideja kryesore dhe përnjohja me vlerat reale, përmbajtjen dhe mesazhin e përcjellur.

Përbrenda thjeshtësisë fjalë ngrihet ajo kurbë e fuqi e lartë shpirtërore, që derivon frymë të lartë krijuese, përgjegjësi në luajalitetin e përzgjedhjes fjalë dhe për më tepër çiltërsi përjetimesh e meditimi.

 

“Në detin e syve të mi” i autores Marjeta – Shatro Rrapaj vjen në poezinë shqipe, si një vëllim poetik që hedh dritëhije të reja dhe i shton telajos së madhe të letërsisë shqiptare edhe një ngjyrim më tepër, ngjyrën e pendës dhe autentizmit të vetw krijues.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,822 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List