15267780_1816899551885298_1028534761694615813_n

Poezi nga Seti Vladi

 

 

GËRSHET STINOR

 

Kur pyjet nga larg në dukje dremisin
mga brenda pranvera puth erën e tërfilit,
tufane gjelbërimesh mjegullat grisin,
më e bukura gosti, këngë e bilbilit.

Në petale vere parqesh përkundemi
me lule akacie, vjolash e blirit ,
në bardhësi zambakësh dehemi përhumbemi,
më e bukura gosti, erë e trëndafilit.

Kostume floriri vesh mbrëmjet vjeshtore,
spërkatur nga yjet që falin ngazëllim,
valëzat në valle me hënën për dore,
më e bukura gosti, dielli në perëndim.

Thyhen brirët e drerëve nga bora që zbret,
këputen telat e kitares nga acari plak,
slita e Babagjyshit me tinguj zilesh rrëshqet,
gosti e gostive, zjarri bubulak.

 

 

PYJET e NAIMIT

 

Shpesh mbi male n’udhëtime kaloja,
majat e bardha puthnin yjet ,
madhështinë e tyre në rreshta shikoja,
me supet bashkuar, veshur me pyjet.

Dielli me rreze shtatin ju ngrohte,
çadrat pyjore nga vapa ju mbronin,
errësirën e netëve hëna ndriçonte,
këngët e bilbilave mëngjeseve ju zgjonin.

Epika juaj në vatra zjarresh ushton,
ujëvarë kaltëron me jehonë lashtësie,
me mua dhe Muji e Halili udhëton,
trokasin dhe plagë Gjergj Elez Alie.

Pyjet , ju vishnit kostume dhëndërie,
Vargjet e Naimit simfoni ju kënduan…
Ah, ato pyje… , ranë pré makutërie,
në nofulla shtrëngatash përfunduan!

 

 

VJESHTË E NGATËRRUAR

 

Mahnitëse kjo stinë me fustanin e magjisë,
gjethet përflakur me hënëza të mbledhura,
horizonti hedh majash shallin e bardhësisë,
pemët nga krahët shkundin këng’ të ndezura.

Vendosa të pikturoja mbretëreshën stinore,
të gdhendja syt’ e vjeshtës me qiell kuqëluar,
me konture shpatesh e pyjesh verdhore,
me sferën portokall të diellit praruar.

Ngjis shkallët e erës përhumbem në vegime,
herë ngjyrosja malet,her’ dimrin që ushtonte,
velat e Uliksit mes dallgësh në lundrime,
… ,Çirçja eklips jete…, në ishull kush kalonte.

Frynte mendimi fushës, ndrisnin vetëtima,
vraponte në telajo, si flokë bore binte,
filli i krijimit fshihej në djerrina,
mori arratinë në muzgun që nxinte.

Karvane resh’ ngarkuar, litar shirash hodhën,
koloret e trishta stinët ngatërruan,
stuhitë vërshuan nga korniza dolën,
bora dhe acari vjeshtën e mbuluan.

Stinë e bujarisë u kthye në rrebesh,
dora e peneli ngrinë mbi kavalet,
ky peizazh ngatërruar zemër akull desh
që të bëhej vjeshta pa dimër edhe det.

 

 

ZEMRËS SIME

 

TI ,
zemra ime ,
një fije e jeshiluar fushe ,
erë Joni, e Jezercës trëndelinë ,
Rozafë , Teutë , Doruntinë ,
burim i kroit ku lanë sytë shqiponja ,
qill i hapur mendimesh ,
pergamen i mbyllur kujtimesh ,
petale e bardhë në gonxhen e pranverës,
fole me ëndrra nektari ,
zemër me zemër në sofra shqiptari ,
lulëkuqe përqafuar me kallëza gruri ,
gur e shkëmb e lis i blertë ,
përmendore pune ,
e urtë , e sertë …

Ti je unë ,
unë jam ti ,
një brumë ,
një binom ,
frut i këngëve ,
i valleve ,
i vajeve …

Askush s’të njeh sesa unë ,
askush s’më njeh sesa ti ,
fytyra ime
e fshehur
në tënden përtej ,
frymëmarrja ime
puthur
me tënden përtej …

Ti ,
mua më jep jetë ,
unë ,
gjakun ty ,
ti ,
anije mes dallgësh
e jetës sime.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,179 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List