Shefqete Goslaci
RRUGA E HËNËS
*Poezia fituese e çmimit II “Dr. Ibrahim Rugova”
Hënë e grisur e leckosur
Më sheh nga qielli për karshi
Durimi im për ty ka sosur
Ndaj do të nisem e do të vij
Edhe pse rruga është e gjatë
E male fusha kem në mes
Ky malli im shemb dhe kalatë
Ndaj pa të pare ty s’ po mund të vdes
Ti je për mua fill i zjarrtë
Prej rrezesh malli i gatuar
Ndaj tek unë nuk ka kurrë natë
Jam mëngjes i pambaruar
Drejt teje shkoj e vij përhera
Edhe pse ti nuk e ndjen dot
Në mallin tim mbijnë plot pranvera
E mbështjellëë me urë tërë këtë botë
Të dua them dhe buzëqesh
E ti diçka më pëshpërite
Kjo urë që zgjatet midis nesh
Është dashuri mbi dashuritë.
*Poezia fituese e çmimit II “Dr. Ibrahim Rugova”





























Leave a Reply