IMAZHI I NJË VROJTIMI TË PJESSHËM

( Vështrim në vargjet e poetit Riza Çato )

 

 

Xheladin -2

Nga Xheladin A. Çitaku

 

Në ëndrra, në vegime dashurie, në dritare ndjesish, në gryka peisazhesh, në shtresa shpirti e nënshtresa ndijimesh, në përvijime realiteti, shtrihet vargu i kultivuar në hullitë e artit poetik, nëpër të cilat lëron poeti Riza Çato. Duke kontaktuar sporadikisht, në përditësimet virtual, këtë vargënim, lindë dhe zhvillohet mbresa se takohemi me një gjerësi dhe thellësi poetike të strukturuar nëpër parametrat e shpirtit krijues, të përpunuar, si motiv, nëpër ingranazhet e imagjinatës produktive të tabloizuar në sisteme stilistike-letrare, ngjyruar me penelatat estetike të shpërfaqjes, të cilat i ofrojnë receptorit koloritin e përjetimit të realitetit në një formë të re, të transponuar artistikisht. Gjithsesi nuk mund të flitet me kompetence nga distanca e vështrimit të përballkalimit të herëpashershëm a perceptimit të pjesshëm, por mund të vijëzohet një përshtypje që do vrragësohet në ndërdijen e lexuesit, ku do skicohen shprehjet, figurat, simbolet, forma, pëmbajtjet, kuptimet që shpërfaqin botën shpirtërore të Rizait, do të shpërfaqin makrostrukturën poetike, si konturim dhe mikrostrukturën e aspektuar në pjesëza elementesh, esencialisht të domosdoshme për poetikën:

“Dy lule s’jetojnë dot bashkë,

ndaj lulja pran teje u tha

dhe unë nuk dal dot më jashtë.

filxhani nga dora më ra…”

Ravijëzimet e tilla që dominojnë skenën krijuese (gjithnjë atë të pjesshmen që kam takuar) tërheqin vëmendjen në thjeshtësinë e përshkrimit dhe komponimit, të cilën lexuesi e absorbon me lehtësi dhe shije, sepse piktura që shfaqet flet troç me këtë lexues, shpirti i poetit shprehet hapur në figurëzimet e përzgjedhura nga përjetime jete dhe ndjeshmëri që vizatohen konkretisht.

 

riza-cato

Riza Çato

 

Brilantësia në gërshetimet shprehimore, stilistike, në ndërthurjet reflesive e peisazhiste e bënë më tërheqëse këtë poezi, e bënë të kërkuar poetin Riza Çato, kreativitetin e tij, si skalitës i vargut dhe kreator i arkitekturës semantike të metaforizuar, gjithsesi:

“Në ëndërr me pragun e derës,

si dy jetimë ai dhe unë.

Të dy me gjoksin përballë erës,

si male rrimë nga kjo furtunë…”

Nga pjesshmëria e vrojtimit tim, imazhohen këto korniza, në të cilat qëndron fotografia poetike e këtij poeti, e cila cimbisë kurreshtjen e një lexuesi të plasimeve të përditësuara virtualisht. Kurreshtje kjo që projekton konsideratë të lartë për veprën e autorit.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,618 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List