Një biletë metroje për Bodler / Poezi nga Luan Rama

Një biletë metroje për Bodler

Në varrezat e Montparnasse, me dorën që të dridhej
ti preke gurin,
nën dushkun e vjetër,
Bodler ende flinte:
– Zgjohu! – the ti, – erdha të të marr,
gjithë këto bileta metroje të njerëzve anonimë
kanë kohë që presin mbi varrin tënd!
Dhe ti shkove me të, nxituat si era
në grinë e bukur të dashurisë dhe pluhurin që mbetej pas
si në qiellin e habisë,
Bodler me flokët pushpurisur dhe krahët hapur,
sa shumë udhëtime lënë përgjysmë,
Sa shumë!
– Nuk të prisja, – tha ai dhe të puthi nga pas mbi zverk,
ndoshta ti i përngjaje Venusit të tij të Zi,
ndoshta,
ah, ky Venus, për të cilin desh u vetvra poeti
në Rue Richelieu…
Ju shkonit të dy dhe askush nuk ju ndalte
një i gjallë dhe një i vdekur,
tutje semaforëve, mbi gurët e vjetër të Parisit
rishfaqej kështu legjenda e vjetër e rinjohjes,
të gjithë ju njihnin,
kamarierët e bistrove, lypësit, shoferët, të dashuruarit:
– Vallë është Bodler? – kthenin kokat ata
dhe emri i tij nisi të shpërndahej nëpër qytet
nga zogjtë shtegtarë, nga një rrugë në tjetrën,
nga Sena në kambanat e Notre-Dame,
nga kupola e Panteonit nën kubenë e “Grand Opera”
pikturuar nga Chagall,
– Sa mall, sa dashuri! – pëshpëriste ai
dhe me gishtin tregues prekte ngadalë buzët e tua
afronte kokën dhe i merrte erë kurmit tënd,
– Ti je plot hire, – të pëshpëriti ai në dehje e sipër,
siluetë ëngjëlli, e denjë për një tablo të Rembrandt,
ti je në kohën e bukur të dashurisë dhe dëshirës,
në kohën e qumështit dhe gjakut,
në kohën e ngjizmës së magjisë,
– A do mundem ti them gjithë këto në kaq pak vargje?…
Dhe ju humbët tutje për diku
larg në askohë,
tutje, në gjithëkohë…
—————————–

L. R. (në tramvaj, 23 mars 2018)

 

Luan Rama

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s