Shkrimtari Bashkim Shehu meritoi Çmimin Special “Prix Méditerranée Etranger – 2018″
Të nderuar miq të librit dhe të Botimeve Toena,
Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018, ku edhe meritoi Vlerësimin Special të jurisë.
Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer.
Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris etj.
Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigj, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuuesit kryesorë në New York Review of Books.
Ndërsa romanit “Loja, shembja e qiellit” iu dha “Vlerësimi special i jurisë”, që kryesohej nga anëtari i Akademisë Franceze Dominique Fernandez.
Është hera e dytë, në 27 edicionet e këtij çmimi, që krahas fituesit jepet një vlerësim i tillë.
Ndihemi shumë krenarë për shkrimtarin Bashkim Shehu dhe arritjet e tij.
Për më shumë informacion mund të lexoni në:
http://www.livreshebdo.fr/arti cle/le-prix-mediterranee-2018- pour-kamel-daoud
Irena Toçi
Drejtore e Përgjithshme
Botimet Toena