Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

BLUHEN FJALËT

Bluhen fjalët në therrtoren e kohës
Futen në mbështjellës të shpresës

Barten tek brenë miza hekur
Varen në një degë të kalbur

Nga poshtë thyerjen e degës
E pret një valë e tërbuar

Ta gëlltis me të madhen gojë
E ta rrahë si me bisht pitoni

Këto fjalë u bluan e u paluan
Në arkivin e mykur të kujtesës.

 

LUTJE (NDRYSHE)

ImZot shtrije në horizontale
Pafytyrësinë

Me duar të bardha
Ti bie për fytyre surratit të zi

Të shkojë në të samës
Përdore me djajtë e tërbuar

Shpirti le ti digjet
Në zjarr si hutame

E kockat ti shkrihen
Në të vullkanit nxehtësi

Pastaj t’ia vë kapakun
Mbi varrin e thellë (si) skëterrë.

 

SHPRESË E TRETUR

E lumja shpresë ku u trete
Ishe diku me mua
Në territorin e shekullit

Vitet (e zeza) rreth e qark nesh
Luanin vallen e çmendurisë
Me gurët si koka satanësh

Ku humbe (ti) moj
Që i lidhje nyje stinët
E buzëqeshur në ballë të kohës

Të ndiej thellë brenda vetes
Si Fatin tim të mishëruar
Diku lartë vertikales së jetës.

 

VERTIKALE E LUMTURISË

(Si) në shuplakë të dorës pushon heshtja
Mbuluar me mbulesën e qetësisë

Nga ëndrra e lazdruar e natës
Pikojnë pikla të kuqe të dashurisë

Kujtimet hapin krihët gjerë e gjatë
(E) presin n’përqafim portretin e bukurisë

Malli i shkrumbuar ngjallet si feniksi
Ngjitet drejt vertikales së lumturisë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s