Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

PRES

Ku ta gjej një udhë,
Ku ta gjej një shteg!
Si guri ndën gurë
Një jetë që po pres!

Pres të hapet qielli,
Pres të ikin retë
Pres një rreze dielli,
Pres një amanet.

Pres një zjarr syri,
Pres një këngë zemre
Pres një gjurmë ylli,
Pres një dritë ëndrre.

Pres një dorë bese,
Pres një fjalë burri
Pres një stinë vjeshte
Mbi një shtizë flamuri…

Ku ta gjej një udhë,
Ku ta gjej një shteg?!…
Po nuk erdhi dielli,
Do të nisem vetë!

 

BESOMË

Unë s’të premtoj dot qiellin me kate,
As një mal të egër me ortek të çmendur
Veç shtratin e hënës gjoksit të çdo nate,
Zjarrin e shpirtit ndezur nga këngët.

Unë nuk të premtoj parajsën e pasvdekjes,
Atje prehen shpirtrat lodhur nga kjo botë
Por vetëm zemrën time me dritat e jetës,
Dhe rrënjët e dhimbjes mbjellë mbi lotë

Unë nuk do e kem zili kaltërsinë e qiellit,
Tek Ti ka zenë vend në pasqyrën e syve
Më ngjanë aq shumë me urën e ylberit
Atje ku bëhen sfilatat e gjithë yjeve.

Unë nuk të premtoj të të fal dy jetë,
Dhe shpresa të mbartet në botën tjetër,
Por vetëm këtë që është e vërtetë,
Më beso, zemër, tjetra është gënjeshtër!

Nëse në lutjet e mia do shikosh akull,
Do jet dita e parë e ikjes në pakthim
Prandaj portat e zemrës po t’i le hapur
Brenda tyre ke gjithë jetëdashurinë!

 

NË DETIN E SHPIRTIT TËND

Nuk dua të largohem kurrë nga ky det,
Këngë sirenash më sjellin dallgët
Edhe të dua s’kthehem dot në breg,
Edhe të duan nuk i mjekoj plagët!

Nuk dua të dëgjoj “këshilla me vlerë”,
Se deti të çmend, pastaj dhe të mbyt!
Unë detin e krahasoj me një ylber,
Me shtatë ngjyrat, shtatë mrekullitë.

Nuk dua të kthehem andej nga u nisa,
Le të grisen velat nëpër lundrime!
Mos pyesni dallgët, edhe po u mbyta,
Në detin tënd shkruar “vdekja” ime!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s