Kalendari poetik: Emily Brontë (1818-1848) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Emily BRONTË

Kalendari poetik: Emily Brontë (1818-1848) 

Emily Brontë, më e shquara sipas kritikës letrare nga motrat poete dhe shkrimtare Brontë, u lind dy qint vite më parë, më 30 korrik 1818. Njëzëri njihet si njëra prej figurave klasike të letërsisë engleze të shek XIX. Mori famë me romanin “Maja të stuhishme”, që shkroi një vit para vdekjes, më 1847. Në vitin 1848, mjaft e re, u shua nga tuberkulozi. Ja përzgjedhja ime në 200 vjetorin e lindjes së saj:

DO TË VI KUR…

Do të vi, kur të jesh brengosur,
Në terrin e dhomës krruspullosur,
Kur gazi të të jetë fashitur
Buzëqeshje’ gëzimit nemitur
Nga të ftohtët e mbrëmjes mbërdhitur.

Do të vi kur zemra të ma ndjejë
Që krejtësisht të zotëron
Me magjinë e saj të rrëmbejë
Çdo brengë dhe gjithçka të mundon
Dhe shpirtin sa më lart të ta ngrejë.

Mbaj vesh, se çasti tani po vjen,
Çasti, që padurim prisje ti:
Brenda shpirtit tënd a nuk po ndjen,
Një vërshim ndjenjash të çuditshme,
Që sjellin diçka të magjishme,
Lajmëtarët e mi?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s