Kalendari poetik: Vittorio Sereni (1913-1983) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vittorio SERENI

Kalendari poetik: Vittorio Sereni (1913-1983)

Si sot, më 27 korrik, 105 vite më parë u lind Vittorio Sereni, poet e shkrimtar italian. Studioi Drejtësi dhe Letërsi në Milano, ku u miqësua me njerëz të shquar si psh., Giancarlo Vigorelli, Leonardo Sinisgalli, Alfonso Gatto dhe Salvatore Quasimodo. Në këtë përvjetor, sjell këtë poezi prej tij:

KËTA KALAMAJ QË LUAJNË…

…mund të na falin
kur së shpejti të hiqemi së këtejmi.
Do të na falin. Ndonjë ditë.
Por shtrembërimin e kohës,
shmangien e jetës në udhë të gabuara,
shkapërderdhjen e ditëve
veç për qëllime të ndyra:
këtë jo, s’do të na e falin.
S’i falet një femre dashuria e rreme,
një pamje e këndëshme ujrash e gjethesh
që po t’i hapësh
rrënjë të kalbura gjen dhe llucë të zezë.

“S’ka asnjë mëkat dashuria”,
turfullonte një poet i hershëm,
“ka vetëm mëkate kundër dashurisë”.
Këtë jo, kurrë s’kanë për të na i falur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s