Kalendari poetik: Silvina Ocampo (1903-1994) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Silvina OCAMPO

Kalendari poetik: Silvina Ocampo (1903-1994)

Poete dhe shkrimtare argjentinase, u lind 115 vite më parë, në një familje të shtresave të larta në Buenos Aires. Studioi për pikturë, por qysh e vogël pati prirje për letërsi. Nëpërmjet mikut të saj, Jorge Luis Borges, u njoh me shkrimtarin Adolfo Bioy Casares, me të cilin u martua në vitin 1940. Gjatë jetës fitoi shumë çmime letrare. Ja një poezi prej saj:

DELFINËT

Delfinët nuk lodrojnë mes valëve
si mendojnë njerëzit.
Delfinët dremitin duke shkuar në fund.
Çka lypin atje? S’e di.
Kur prekin fundin
beftas përmenden
dhe ngjiten lart, se deti është mjaft i thellë.
Po kur ngjiten lart, çka lypin? S’e di.
Shohin qiellin dhe u vjen gjumë sërish
dhe zhyten poshtë të përgjumur,
atëhere sërish prekin fundin e detit,
zgjohen dhe rifillojnë ngjitjen.
Kështu janë dhe ëndrrat tona.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s