Kalendari poetik: Joyce Mansour (1928-1986) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Joyce MANSOUR

Kalendari poetik: Joyce Mansour (1928-1986)

Sot, më 25 korrik, do të mbushte 90 Joyce Mansour, poete dhe shkrimtare egjiptiane, lindur në Angli. I përkiste rrymës surrealiste. Prindët e saj ishin çifutë egjiptianë, nga Kairo, ku jetoi dhe vetë ajo pasi mbaroi studimet në Angli dhe Zvicër. Rreth vitit 1949 u josh nga kultura frënge dhe në vitin 1953 botoi librin e parë në frëngjisht. Ja një nga poezitë e saj:

BLU SI SHKRETËTIRË

Të lumtur të vetmuarit
Ata që qiell mbjellin nëpër rërën e pangopur
Ata që jetën kërkojnë nën fustanin e erës
Ata që duke gulçuar rendin pas një ëndrre të venitur
Sepse ia njohin shijen tokës
Të lumtura pamjet mbi oqeanin e shkretëtirës
Ata që përtej vegimeve dhelprën e shkretëtirës ndjekin
Flatrave të diellit i bien puplat në horizont
Vera e përjetshme varrin e lagësht përqesh
Dhe nëse ndonjë klithmë rijehon ndër shkëmbijtë e shtrirë
Askush s’e dëgjon askush
Qesh gjithmonë shkretëtira nën qiejt e patrembur
Sy i ngulur që pezull rri vetmuar
Si shqiponja në të gdhirë
Vdekja ndryshk gëlltit
Gjarpëri miun mbyt
Nën tendë nomadi kohën mban vesh tek shkrythet
Mbi gizën e pagjumësisë
Gjithçka një fjalë pret
Shqiptuar tjetërkund.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s