Poezi nga Zef Bardhi

Poezi nga Zef Bardhi

 

 * * *

Fjala jote e dashnis trika e re hardhie n’vreth..
Pri rrezeve syve t’lotuem bisqe tè blerta qel’,
t’tana plagve t’pèrgjakuna idhnive buron gjeth !

Vargu Yt’ shenjue pri zemrès rand merr frym’,
thue dalun ka’ shqytit t’kores brisht tè njerzis,
tuj lodh me pjek dimnave frutin e njom t’liris!

Dridhet ankthit e akujve t’stoft pa’u ngij nji her’,
ftyrèn’e shtatin mlue’ ndry’ e zan’ ja kan nè ferr,
Ajo shtatnon’ knellet angrrès pèr nji rreze diell!

 

. .. zemra ruen nji sekret ..

Tan’ gjallesat e tokès ujit e qiells’ kan zemèr e dim..
e ruejn thkell shtatit e eshtnave ma fort se syt’,
..pulsimi i saj ndèr rrembat e jetès fal drit e dashni..

..dhe amfibèt si ftillesat e gjallnis se jetes ujit lavrin,
ndèr grupe rraca e lloje t’bashkue n’miradije e miqsi..
e njerzit kto gjallesa t’vetdishme pri Zotit a’thu
e din !?

Njer’kush hup at’ shajni t’zemrès e dashnis ndèr njerzi’,
mallin e jetèn tjetrit n’pabesina e shkep’ n’terr e ligsi’,
sekretin e saj ka harrue e emnin pa shej’ shklet’ n’harrim !

 

 .. jo veq loje topi ..

..me at shèmblles te botes ton’ t’shejt sferike,
luejn njerzit e zhdèrvjellt me nerv e dinakri ritmike,
thue planeti tokè ka luej mensh e dal ka’her pri orbite..

..e rruhen e dermishen mrekullisht me at’ topin prej lkure,
bash si politikant pèr tokat ujna’e pasuni’ t’rralla t’pa meritume,
(kto gjemèn) t’pangopun luejn n’babzi si ulkojat e tèrbueme!

..thon’ sportistat luejn teknika e magji n’lkur’ tè mini’globit,
siq luen politika pabesisht n’jetnat e pafajshme te Kombit,
tè dy lojnat’ quditnisht brohoriten dalldis’ pafaj tè njerzis Zotit..!

..n’kto lojna thon’ miljardat e çmendunis’bukur i paguen njeri,
ai ma i skamuni i vuen ma fort si topi dhimtat pri shqelmi’,
‘padronèt’ kèrvishen ‘tribunave’ ndèr baste tuj’ ba’ me Ne’ seri’..!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s